Kryeministri Edi Rama ka preznatuar sot “Super Start”, aplikacioni më i ri i vënë në dispozicion të qytetarëve shqiptarë nga qeveria, në kuadër të luftën ndaj informalitetit.
Përmes një postimi në facebook, Rama fton shqiptarët të shkarkojnë aplikacionin në celularët e tyre duke garantuar ruajtjen e konfidencialitetit, shkruan se në ditën e parë të këtij aplikacioni, janë kryer deri në mesditë plot 59 denoncime.
“59 denoncime deri në orën 13.30 në ditën e parë të aplikacionit të ri!
Respekte dhe faleminderit për kontributin?
Denoncimet tuaja po ndiqen, një e nga një, në terren nga grupet e gatshme të kontrollit tatimor?
Aplikacioni STOP INFORMALITETIT gjendet në App Storehttps://apps.apple.com/…/a…/stop-informalitetit/id1476196781 ose në Play Store https://play.google.com/store/apps/details…
Shkarkoje në smartfonin tënd dhe mos i’a përto hiç atij që refuzon të të japë kuponin; atij që të paguan në të zezë apo refuzon të të paguajë sigurimet e shëndetit e të pensionit; atij që të bën konkurencë të pandershme; atij që të vjen për kontroll në biznesin tënd dhe sillet keq apo kërkon rryshfet?
Denoncimi yt është i fshehtë dhe konfidencialiteti 100% i garantuar? #ZeroTolerancë? ndaj abuzuesve.”– shkruan Rama. (TemA)
Eeee mo ta lumsha
Keshtu i do mushka drute.
Boll me me abuzime,futje fature me cmim tjeter nga kamarjeret hajdute ,fund abuzimit me te drejtat e punonjesve qe mbajne familjet me buke.
Ne besojme! Sa here qe nxjerr Rama ndonje metode te re, njerezit besojne dhe ndihmojne, por me kalimin e javeve fillon te duket qe ka qene show ose shqip çfaqje per te na hedhur hi syve!!
Te shohim kete metode te re!! SI do ti veje filli?
Pse duhet te hapesh gps per nje denoncim qe pretendohet se te ruan anonimatin??!
Ne besojme! Sa here qe nxjerr Rama ndonje metode te re, njerezit besojne dhe ndihmojne, por me kalimin e javeve fillon te duket qe ka qene show ose shqip çfaqje per te na hedhur hi syve!!
Te shohim kete metode te re!! SI do ti veje filli?