Nga Iva Tiço
Mos u shqetësoni: nuk kam ndër mend të martohem e të ndërroj emrin e rubrikës (nejse, s’kam për ta bërë kurrë “Spinster and the City”, – ‘Lënesha dhe qyteti’, sepse do vijë një ditë që kjo e jetuara secili-në-shtëpi-të-vet do më mërzitet). Thjesht më kanë frymëzuar dasmat, që bëhen rreth e rrotull shtëpisë sime (e kotë të them që dëgjohen sikur po bëhen brenda në shtëpinë time).
Urrej dasmat ku marr pjesë, dhe ato ku nuk marr pjesë. Këto të fundit sidomos, kur ndjekin traditën shqiptare dhe fillojnë një javë përpara, me rrugicën poshtë pallatit që bllokohet nga makinat e gjithë soj e sorollopit të atij/asaj që martohet (në rastin kur në lagje kam nusen, kam një fije ngushëllimi se dasma zgjat një ditë më pak).
Urrej të gjitha këngët që këndohen në këto raste, që nga “Çuni vogël do llokum” (ky është hiti i lagjes sime, ndoshta se diku aty afër dikur ka qenë një fabrikë pastash), e deri tek “Moj Sarandë moj Delvinë” (edhe kur familjarët janë nga Kukësi, këtë këngën e kanë me qejf të madh) dhe sidomos urrej “Koka në Stamboll e trupi në Janinë” (zakonisht pas kësaj, fillon Lambada, e cila nga fundi miksohet me “Coco Jambo”-n për t’ia lënë prapë vendin “Çuni i vogël do llokum”, që shoqërohet me thirrje op op op).
Urrej pastaj edhe të dielën mëngjes, kur pas rraskapitjes së gjithë javës, gjumi më del e trembur nga boritë e makinës, që marrin ose sjellin nusen. Por urrej edhe të shoh karvanët e nuseve, me nja shtatë benza njëri pas tjetrit, me shamitë e kuqe me fije ari të varura te dritaret dhe me xhaxhi kameramanin, me gjysmën e trupit të nxjerrë jashtë nga makina e parë, e që xhiron çdo sekondë të ecjes sikur po bën dokumentar për BBC-në.
Por urrej edhe dasmat ku jam e ftuar. Të fisit apo shoqërisë qofshin. Urrej të vishem e pispillosem, që në pikë të mëngjesit (pa llogaritur këtu, që nëse dasma është të dielën duhet të zihem me nja pesë parukiere që këtë ditë e bëjnë pushim e nuk të marrin përsipër, edhe pse ti harxhon lekë tek ato gjithë vitin) e pastaj të shoh se si deri në darkë, tualeti fillon të rrjedhë e flokët hallakaten.
Urrej kur dasmat bëhen në drekë, sepse është shumë vapë. Urrej edhe kur bëhen në darkë dhe pjata e dytë vjen diku nga ora 23.45, pikërisht atëherë kur unë do doja të isha në shtëpi, veshur me pizhame e me tualetin e pastruar përpara televizorit (si për darkë dhe për drekë, urrej ato pjatat ku bërxolla ndahet nga patatet me një kufi të përdredhur prej salce kosi, me të njëjtin zell sa urrej dhe avullin e aromën që del nga tava e dheut dhe venitin gjithë shkëlqimin e teminave në veshjet e zonjave rreth e rrotull).
Urrej të harxhoj një shumë të mirë parash, e sigurt që nuk i marr më mbrapsht (sepse unë dhe nëse martohem, dasmë s’do bëj kurrë, së paku jo dasmë ku sillen lekë në zarf). Urrej të marr pjesë në festat e beqarisë, sepse në shumicën e rasteve nusja edhe përpara se të martohej, nuk është se ka bërë ndonjë jetë të zhurmshme prej beqareje (ndryshe nuk do ta martonin, do prisnin “të shtrohej”).
Urrej të ulem në tavolinë e të ha me njerëz që nuk i njoh, që më pyesin ku punoj, sa e kam rrogën dhe pse nuk jam martuar, që më thonë “ngihu kërce” apo “nuk u lodhe duke kërcyer?!” E meqë ra llafi te kërcimi, urrej të çohem, të ulem, të çohem prapë, të ulem prapë, të bëj fresk me erashkë…
Urrej të kap gjithmonë unë buqetën e nuses. Sepse të gjitha të tjerat janë të martuara dhe ato që kanë mbetur beqare janë të shkurtra e të shëndosha, jo të zonjat për kërcime (dhjetë vjet përvojë në këtë fushë, më kanë bërë të mos kem rivale).
Urrej shumicën e veshjeve të nuseve. Ato në ngjyrë bezhë, apo ato shampanjë. Ato të mbushura me dantella e me gurë. Ato pa rripa, ku gjoksi pesë kërcen nga të gjitha anët (sidomos kur në pjesën e dekoltesë duken shenjat e rripave të rrobave të banjës).
Urrej dhe ata të thjeshtët (në këto raste nusja pretendon që është shumë e rafinuar, ndaj e ka zgjedhur). Urrej këpucët prej mëndafshi të bardhë që vesh nusja. Por mbi të gjitha urrej grimin e saj – nuk e kuptoj pse qëllimi është që të duket sikur nuk është ajo?!
Urrej tortën dhe prerjen e tortës. E pse duhet të presim sa të dali ajo dreq torte për t’ia mbathur?! (gjithsesi ardhja e saj është moment lehtësimi, do ia mbathim, uuurrrrraaa!!!)
Dhe në fund fare, urrej kur më ftojnë në shtëpi për të parë videon e fotot e dasmës dhe të muajit të mjaltit. Vetëm aty e kupton se sa ke vuajtur. Sidomos të hënën mëngjes, kur e pangopur me gjumë, me këmbët e ënjtura të duhet të shkosh në punë. E ku është qejfi i gjithë kësaj?!(Tiranapost.al)
Disa personave qejfi u ka mbetur vetem tek seksi. Kete kuptova nga shkrimi i mesiperm.
Shkrim me nën shkrim, mendim me nën mendim, ide me nën ide…. Mungese e skajshme formulimi, sikur nja dy vjet te kishe lexuar editorjalet e Tullacit Baze do kishe qenë shum më e zonja ne ate qe deshe te thoshe!
Me shume pershtypje me beri thenia “urrej te ulem ne tavoline me njerez qe nuk i njoh…”. Ti moj vajze nuk paske kuptuar asgje nga te qenit njeri ne radhe te pare. Momente te tilka jane shanse per te takuar miq te vjeter por edhe per te njohur te tjere. Qe jane dasnat shume te tepruara nuk jam kundra por jo te flasesh thjesht qe te nxish gjithcka
Ajo do i urrej dasmat deri sa ….. te martohet vetë!
Ndonje mendim per te ndryshuar diçka ,pak pozivitet nqs e quan veten te emancipuar.I gjithe shkrimi ka vetem urrejtje .Thjesht kendveshtrimi yt as gje me shume.Mua kur sme pelqen nje gje largohem .Ndersa kur ju pelqen disave nuk shprehem si ty : urrej ,urrej urrej se eshte thjesht injorance.Shkrim i shkruajtur nga frustrimi .Vajze jeto jeten ,gezohu dhe mundohu te shohesh pak pozivitet ndryshe do pellcasesh nga inati.
Per kete shkrim idiot qe ke bere dhe qe perfundimisht e urrej, mund te te them se kam nje shok i cili qe kur ka lindur nuk ka shkuar kurre ne nje dasem. Keshtu qe merr shembullin e tij e mos na çaj veshet!!!
Shkrim i persosur. Dasmat shqiptare pasqyrojne vetem zakone gati barbare dhe injorance, muzika per te nxjerr zorret – me teper dhe se ushqimi. Kuptohet qe jemi popull fshatar, ose agrar, per te mos ofenduar disa.
sakt,por shiko sesi reagojne plerat komentues,thua se nuk qendrojne ato qe thote autoria!!!
dasmat dhe mortoret ne albanstan jane nje cmenduri qe pasqyrojne DNA e araboshqipfolesve…………….
E nxorret koken prape ju ? Po dasmat shqiptaret keshtu jane dhe keshtu festohen.Ne kemi komplekse te theksuara inferioriteti.Gjithmone per gjerat shqiptare themi jane me te keqijat ne bote.Ne presim vec prej te huajve qe te na vleresojne.
Kjo ka pjerdhur nga trute !!
Iva Tico , Je shume avangarde ne mendime dhe po kupton se kultura e jone e dasmave eshte mediokre dhe anadollake , e vlersoj shkrimin , kurajon dhe mendimin tend, ndaj te njejtat mendime me ju. Muzike pa vlera ushqim barinjsh , veshjet pa lidhje , dhe mbi te gjitha sjellja e cdo kujt ne dasem qe te pushtoj lirite e te tjereve qe nuk eshte ne dasem . Dhe a ne ato dasma luksy ku shpenzimi nuk justifikon as nje gje , let alone sjelljen .
hats off to u IVA.
Bravo te qofte! E ke pershkruar kaq bukur! Kjo na ben te mendojme sa mbrapa botes kemi mbetur duke pare dhe komentet e mesiperme . Kjo eshte e verteta jone Fatkeqesisht kemi mbetur shume mbrapa si komb!
Si të erdhi??????
Shkrimi mund te jete interesant, por realiteti shqiptar nuk e ndryshon nje mendje e tille. Fakir se ju keni kaluar nga nje gazete ne tjetren, dhe pastaj si zedhenese ne ministri (vend politik), e se fundmi si prezantuese tv, tregon se as ju nuk dini se cfare doni.
Ndoshta shkrimi duhej te perpunohej ndryshe, duke kritikuar anen komerciale qe po shterron kursimet e nenave e baballareve shqiptare, te cilet, megjithese te ´prapambetur´ siç kerkoni t’i cilesoni ju, bejne ate qe i duket me e mire. Por, kolege tuaj, pseudo Vip tv, si Mamaqi apo Class by AV, nuk bejne gje tjeter veçse e kthejne dasmen ne nje dite se parate korren rehatshem.
Prandaj, shkrimi juaj eshte i pavlere, sepse ndjehet shume arrogance mjerane!
Shkrim me i goditur per kete teme nuk gjen. Bravo qe te ka shkuar mendja. Vdekje e kam kur ai ngjitur me mua ne tavolive, me thote: – Na merre dhe mishin tim- Ma shpif.
Të fala Bujar Nishanit ( Mehmetit)
E morem vesh se ti nuk do te
martohesh kurre.
Po kush te merr ty moj e stazhionuar.
Bukur.
Iva!
Nuk kam pasur ndonje konsiderate te vecante per ty, por po ndryshoj opinion.
Esse sintetike thuajse e persosur . Bravo!
Ani paska mbetur mbrapa botës ? Kujt botë ke ngelur mbrapa o Ani ? Afrikës ? Arabisë ? Azisë ? Apo botë quan Europën ti ? Edhe Rumania në Europë është o Ani, edhe Bullgaria, edhe Italia, edhe Greqia. Ke qënë në ndonjë dasëm në fshatrat italianë o Ani, po në ato greke ? Kërcime, këngë, buri makinash por edhe ndonjë shkrepje arme ke edhe andej o Ani. Nëse urreni gëzimin e tjetrit, arsyen gjejeni tek vetja e jo tek traditat. Shkoni tek paradat e LGBT-të se kanë më shumë klas se dasmat tona. Janë më të emancipuar, njësoj si ty e si kjo që shkruan hartime prej adoleshenteje !
C’do komb ka traditat ,zakonet e tij.Kujt si pelqen le te nderroj komb.As prinderit e kesaj gazetare nuk e kane dashur kombin shqipetar ndryshe nuk do i vinin emrin “q” Iva.
Sikur e kisha shkruar vete kete shkrim! Por jemi shume pak qe mendojme keshtu. Shoqeri e prapambetur dhe kopjace.
Epo tani argetim pa lodhje nuk ka.Vetem gjumi te clodh.
Shkrim interesant. Por nuk ke permendur hitin e dasmave shqiptareve: – NAPLONI !
– Teksti, marramendes;
Kush kerce Naplonin,
Nusja me gjith dhondrrin,
O Mari, Marija,
Faqe gurabija,
O Mari, Marjana,
Faqet me nishana.
Dhe pastaj teksti leshohet
Ra Faja prej fikut
Ra si top llastiku,
Byrek byrrk, o usta Murat
Kater copa bojne dy lek
O usta Murat.
Dhe kulmi,
– Te duqoni te selvia
Mo mir oma se e bija.
E perfundon
Digje ti me cuno digje
E shomin e beqarit o
Kenge turcelie pa asnje kuptim per tu kendusr ne dasma.
– Nje i huaj ne nje dasem tonen, i thote mikut qe e kishte mare ne dasem, pasi nuk po duronte dot muxiken e larte, we po ja nxirrte zorret nga goja.
– Me falni, po a na keni ftuar te bejme qejf, apo te provojme veten nese e durojme kete forme torture.
– Dhe pasi nga fillimi deri ne fund kercehej vetem valle rrethce, tha:
– Nuk dini valle tjeter?
Dhe donte te largohej, pa duruar qe te fillonte vallja e djegjes te shamise. Sepse u kenaq nga dalldia qe zuri shoket e dhendrrit te cilet e zhveshen dhe ja grisen kanatjeren.
Ketu pyeti;
– Do ja grisin breket edhe nuse?
Inshallah, degjoi nje pergjigje turqisht.
Si, donte ai i huaji të ikte para kohe? Po pagesën e kishte bërë për dasmën? Jo? Dhe ju e latë tu ikte? Nuk ja “qit motër”? Po motrën, o, ti kishit qirë, ti hidheshit në kofno dhe copa tja kishit bërë xhamin e makinës! Ku ikën pa paguar të zotin e dasmës ai motërqirë muti… Ça bëhet kështu, ore, ikën tjetri pa i dhënë të zotit të dasmës lekët!!!
Znj. Toci…
Se kam iden fare se kush je dhe nga vjen. Megjithate mbas ketij shkrimi injorant dhe bastard te premtoj qe do te dehesh e famshme. Si puna jote, nga shkurret kan dale shume. Kane shruar dicka negative per vendin e tyre, kuptohet njerezit reagojn kjo pune zgjat disa dite lart e poshte, dhe mbas kesaj ju do quheni vip.
Te lumte ja keni arritu qellimit VIP.
Eshte kenaqesi te lexosh shkrimet e tua Iva!
Pertej se vertet ne dasmat shqiptare ka nje keq ndethurje te te kaluares me te tashmen , ksaj “zonjushes” me duket se kjo urren dhe veten e vet ,nuk besoj se i paska ngelur gje qe i pelqeka
Dasmat kudo ne bote qe behen te japin keqaqsi po edhe stres. Dhe une them, stres per gezime pacim !! Ti moj vajze vi pambuk ne vesh cdo te Shtune ne dark dhe refuzo cdo ftese dasme. Kur eshte problemi ketu?
Ah po,ti urren veten!!
Gjyna..
Kur shkon ne nje dasem shqiptare,eshte njesoj si ne nje dasem arabo turke qe nga muzika zakonet emrat ushqimi….
Turcelinjt elektrizohen kur fillon naploni,injorantet pa breksa qe ankohen e shajne se nuk u del rroga e pensioni,qe po vdesin per te ngrene,fillojne edhe hedhin shukat e pareve ne shesh sikur te jene kryetaret e mafias dhe kane shitur droge e i jane leket qyl…
Kane mare pare borxh dhe te nesermen fillojne e zihen me njeri tjetrin…..
Nusja me dhendrin pas nje viti shkojne ne gjykate e bejne ndarjen,ndonje perfundon ne burg per dhunimin e gruas apo familjes.
Hipokrizi e gjalle turcelinjesh,tradhetia bashkshortore vazhdon….
Popull mesjetar
Te me fali zonja qe e ka bere kete artikull por me duket shume e pa formuar sepse te thuash qe i urrej dasmen tradicionae shqiptare kjo eshte injorance.Sepse edhe ketu ku une jetoje e vazhdojne dasmat tradicionale dhe me fanatizem.Dhe per kuriozitet mund tju them qe ne dasmen e mbeses pata nje cifte prej ketej qe i kisha ne shtepi per pushime verore dhe ngelen kaq shume i kemaqur sa u habiten dhe e kishin per here te pare ne jeten e tyre,Degjo zonje ti nuk mund te besh dasem kjo eshte ceshtje deshire por te thuash qe e urrej asnje njeri normal nuk ta pranon .
Shume urejtje Iva, sa here e ke permendur si fjale, probleme ka vertet por dhe kjo urejtja jote problem eshte, dhe martohu se mbete pa leri filmat.
Jemi bashkevuajtese edhe une urrej si ty
100% dakord me shkruesen. Fatkeqesisht jemi komb i prapambetur. Dasmat jane tregues i kanibalizmit tone mendor.
Ti moj lanete urren qe jeton, me lehte ishte te shkruaje se cfare te pelqen. Pse u lodhe kot duke shkruajtur 2 faqe, mua me pelqejne pizhamet dhe TV mbaroj artikulli
g´Grupi Cunat e Mehalles ,
me albumin e ri ;
ne dasmen e cunit qi don llakume :
Nji shkrim Perl
e Iva Tico-s ,qe me ne fund po i kthehet asaj qee ishte dikur .
Gazetarise Qytetare !!!
Shkrimet qe i mungojn aq shume asaj shoqerie te Tallava-zuar
g´Grupi Cunat e Mehalles ,
me albumin e ri ;
ne dasmen e cunit qi don llakume :
( – Ku je mi goc sem’hoqe Petllen – Ku e ke mi goce bakllavan- sa t’shkojn ato citjane – burek ~ burek O usta murat –
t’ka böle lala brek najloni – lujma mi lujma belin o oj qeflleshka e mhalles o – etj etj)
Nji shkrim Perl
e Iva Tico-s ,qe me ne fund po i kthehet asaj qee ishte dikur .
Gazetarise Qytetare !!!
Shkrimet qe i mungojn aq shume asaj shoqerie te Tallava-zuar
g´Grupi Cunat e Mehalles ,
me albumin e ri ;
ne dasmen e cunit qi don llakume :
( – Ku je mi goc sem’hoqe Petllen – Ku e ke mi goce bakllavan- sa t’shkojn ato citjane – burek ~ burek O usta murat –
t’ka ble lala brek najloni – lujma mi lujma belin o oj qeflleshka e mhalles o – etj etj)
Nji shkrim Perl
e Iva Tico-s ,qe me ne fund po i kthehet asaj qee ishte dikur .
Gazetarise Qytetare !!!
Shkrimet qe i mungojn aq shume asaj shoqerie te Tallava-zuar
Iva, bravo për këtë shkrim, por duhet të kishe trajtuar dhe anën financiare, shpenzimet e mëdha që bëjnë të shkretët prindër, të cilët janë lodhur një jetë të tërë për të vënë një kapital dhe vetëm për një ditë gjithçka ikën dhe për çfarë për të bërë qejf ata 200-300 të ftuar.Do ishte më mirë që me ato ose me më pak para të shpenzuara kot, t’i jepen çiftit për të bërë një jetë normale.Por kjo ka dhe anën e saj negative se gjithë ato agjensi nusesh,DJ apo këngëtarë,që janë shtuar shumë,do mbeten pa punë dhe pastaj nuk do kenë mundësi të bredhin nëpër botë për pushime të shtrenjta apo dhe për klipe luksoze.
“Urrej” eshte fjale shume e forte… per nje femer.
Mund te thuash “nuk me pelqen” dhe do jem dakort me disa nga keto qe shkruan, por “urrej” … ti qofsh.
ha ha , I ke lujt fene inva!….Ne dasmat hyn pa vesh e del pa vesh!..Nje miku I’m ftoi jo pak po 600 vet ne dasmen e djalit…qe dukej si miting I madhe ..dhe kejo vec per tu dukur, megjithate prandaj eshte dasem do kete dhe te teperme, qe ju I vute ne dukje me mospelqimet tuaja pa dhene asgje per preferencat tuaja ne nje nga ngjarjet me te rendesishme te cdo njeriu…
shume e vetete we have to change
PO PO SA E DESHPERUAR QENKE. GJEJ NJE QE TE TE SHTRIJE E E TE TE VERE PER FUND GJITHE NATEN SE MESA DUKET PASKE MUNGESA.
Permbledhjen e shkrimit te Inva Ticos , une e kam formuluar keshtu : “ Shoqeria shqiptare , ka ndryshuar katerciperisht , nga e kaluara . Zakonet e dasmes , kane mbetur po ato , shto dhe ndonje metise te peshtirour “. Ke trajtuar nje problem te maisur . Dasmat duhet te pershtaten me jeten . Jeta shkon perpara , dasmat zbatojne zakonet e babaqemos . Dasmat duhet te thjeshtohen , ne masen 80 % . Njerzit nuk kan e nerva dhe para , per t’i shkelur me kembe .Ilva ka harruar vallen , ku hidhen monedha dhe shkelen me kembe . Zakon i turpshem . Mjafton ky turp , qe dasma shqiptare te skualifikohet . E falnderoj autoren dhe deshiroj , qe shtypi te jet ne anen e saj , per te eliminuar nje atavizem te shoqerive feudale . Zgalem
Dasmen e kane gjithmone enderr vajzat, ato duan te behen nuse, kurse djemte as e cajne koken per ceremoni te tilla. Dhendri shkon me zor ne dasem.
Me dasme Nuk shkohet me hanger mish apo pilaf. Ne dasme shkohet te urojme jete te lumtur dy personavave ose grupe te tjeresh qe kane lidhje me keto persona . Ne qofte se nuk te pelqen mos shko, ne qofte se te pelqen shko
E urrej kur smartohesh. E urrej kur takoj femra te pavendosura. E urrej kur martohesh duke vajtur ne Gjendjen Civile dhe firmos anonim Certifikate Martesore. E urrej heshtjen dhe dembelizmin e nje beqareje qe ankohet te ngrihet nga divani qe te hedhi plerat qe kane 3 dite ne ballkon. E urrej nje 30 vjecare ulur e vetme ne kafene duke pritur shoqerine me te re se ajo sepse moshataret e saj kane kolopoca.. E urrej kur merr vesh se jeni martuar dhe skeni bere as nje darke dhe blini makine te re duke u ankuar qe skeni leke per dasem.. E urrej te jem vetem pa pranine e partnerit duke ngrene si ujk I vetem ne divan dhe jo ne tavoline. E urrej kur po eci me femijen tim be dore dhe ti ecen si qyqe vetem me rruge duke na care daullet e vesheve qe do kishe 3 femije kur ishe e vogel. E urrej kur blen fast food sepse je vetem dhe sdo te gatuash se e shef si humbje kohe (por nuk eshte). E urrej kur shef femijet e mi dhe buzeqesh por sdi cfare te thuash se nuk je nene ta perjetosh.. Debile femer..
Iva ose ivi se di si munde te te quaj …
Ne shkrimin tend medioker dhe hipokrit nuk pash asgje tjeter por vetem mendimin tend personal te nje vajze te deshperuar nga jeta dhe pa idenditet mendor dhe emocional , pa pik optimizmi ne jete ….. !
Te thuash qe e urren dasmen shqipetare dhe traditen e saj dhe ste pelqen asgje kjo tregon vetem xhelozin tende sepse ti nuk mund ta harrish ate kurr sepse askush nuk besoj te ta dhuroj ty kete favor sepse duket qe nuk e meriton ,
Te thuash qe eshte e tmerrshme dhe e urren cdo gje vetem ty kam degjuar , per nje gje qe cdo vajze shqiptare baba nene e enderrojn per veten e tyre sepse behet vetem njeher ne jete dhe eshte kuptimi i familjes i arritjes i lumturis .. se di ty mbase te pelqejn gjera dhe eksplorime te tjera eksperienca te tjera dyshe treshe grup te zinje te kuq ….
Dhe me habit qe disa nga komentusit te mbeshtetin dhe lavdrojn sepse ata jan si ti deshtak dhe pa drejtim dhe jam i sigurt qe jan nga ata qe nuk j flasin femijve shqip ne shpi .. dhe harrojen qe nje dite do u kthehet mbas sepse thon ‘’ çfar do mbjellesh do korresh ,,
Por mos harro asnjer nga ke ardhe dhe kush je sepse kjo jete edhte shume e shkurter …
shpresoj ta gjesh veten dhe vendin tend atje ku e meriton e dashur …
Pavaresisht se be dasmat shqitare ka rremuje, tangerllik, ushqim jo te pershtatshem per gustot e tua fine, mendoj qe problemi eshte krejt tjeter. E ke ndare mendjen qe nuk do martohesh (teper egoiste per te dhene nga vetja), mbase as te bashkejetosh me dike. Eshte me kollaj te kritikosh. Provoje nje here moj shoqe se cfare pergjegjesie eshte te besh dasme( i ke apo s i ke kushtet), te respektosh ata qe vijne, te stresohesh se mos dikush (me dashje apo pa dashje ) t a prish gezimin, le me pastaj te martohesh, te bedh femije, te mbash familjen me ekonomi dhe diplomaci, etj, etj.
Sigurisht eshte me kollaj te besh snoben. Eshte ceshtje zemre kjo. Duhet te kesh zemer sa nje hambar jo nje zemer te vockel qe nuk ze asnje brenda.
Stili pastaj dhe Sex And The City jane thjesht paralelizma qe ben ti per t i mbushur mendjen vetes se je moderne dhe se jo te gjithe te kuptojne!
Provo mos kritikosh shume dhe perpiqu te shkruash pozitivish. Do te te beje dhe ty shume mire!
Jam dakorte qe ndonje tejkalim mase edhe ka..po ti urren gjithcka moj çup…..nderro lagje, qytet edhe shtet po deshe..edhe mua3nuk me pelqen “rremuja” po maksimumi jam indiferent dhe jo ti urrej..
Festa e dasmes eshte e pelqyeshme. Cdo shtrese shoqerore ka shijet e veta…ndoshta ti Iva i perket nje shtrese te caktuar, por shijet nuk te perkojne me te…mos e urren kete fakt????!!!!
E para e punès tè kèshilloj tè ndèrroni emrin Iva qè nè italisht quhet taksa ! E dyta,paskeni njè urrejtje pèr dasmat?Na u hap barku ne qè ju preferoni pizhamat dhe tv si pensioniste.çdo popull ka traditat e veta dhe traditat e popullit dhe kombit tonè janè njè bilet prezantimi ku vèrtetohet se ne shqipot dimè tè kèndojm,vallzojm etj etj.Zonjushe apo zonja Iva mos pretendo tè jeni inteligjente duke u prezantuar me fraza idiote ,italia,greqia sidomos kanè investuar nè filma me dasma dhe ajo dasma greke nè holivud korri sukses nè mbar botèn qè do tè thotè reklamè pozitive pèr greqinè.Nqse ju personalisht keni probleme me seksin femèror dhe mashkullor kèto janè problemet tuaja private pèrshmb nè dasmat e sotme pèrgatiten ftesat muaj mè parè duke zgjedhur njerèzit tè vendosen ulur nè tavolinè me njerèz qè i pèlqejn nuk shikoj ku èshtè problemi.Iva nuk ju forcon njeri tè shkoni nè dasma por mos harro se mbas dasmave ka njè ekonomi tè vèrtet qè punojnè rrobaqepsi,parrukiere,dyqane,,veshja e nuses dhe dhèndrit,veshjet e tè afèrmeve ,kèpucèt,blerja e dhuratave nè dyqane ,restoranti,orkestra,kameramani pra dasma èshtè njè biznes sepse lèviz ekonomija qarkullojnè lekèt.Adhuroj filmin pèr dasmèn greke dhe do tè dèshiroja qè tè luhej njè film me dasmèn shqiptare me difektet dhe tè mirat qè kemi.
Dasmat jane nje gje e bukur. NJerezit qe ndoshta nuk jane pare prej vitesh, disa larg, disa te zene duke fituar buken e gojes, disa ne emigracion, vijne e mblidhen ne nje dite te veteme dhe takohen. Edhe nusja, edhe dhendrri, jane te kenqur qe aq shume njerez i kane “begenisur”. Por dasmen duhet ta kontrolloje i zoti i dasmes dhe jo ahengxhinjte. Ajo qe une nuk duroj dot jane pikerisht keta sazexhinjte qe na kane çuar pertej mesjetes. me muziken dhe tekstet e tyre idiote. Dhe kulmi i kulmeve, injoranca ne fuqi infinit, eshte kur dasmoret i hedhin leke sazexhinjve!!!! Hapu dhé te futem. Po pse nuk ia jipni ato leke çiftit te ri, qe kane aq shume nevoje, por ia hidhni disa jevgjeve ose jo, me gerneta apo saks, njerezve qe ju xhvasin dhe nuk do i shihni me kurre ne jeten tuaj! Kjo eshte me te vertete prapambetje dhe injorance e pakufishme. Jo dasma. Dasma eshte nje moment i bukur dhe i paharrueshem per çiftin e ri, per shoket dhe shoqet e tyre si dhe per prinderit qe mezi e kane pritur kete dite. Artikull shkruersja duket se eshte teper e frustruar, teper e hidhet ne shpirt dhe me nje zemer te thare. Ndofta deshiron te duket sikur rri mbi te tjeret. Sikur eshte shume trendi! Por si çdo gje me ne shqiptaret, shpesh here edhe dasmat behen te sterfryra per t’i shitur mend botes. Jetohet me ate se çfare po thote bota dhe me deshiren qe t’i bejme te tjeret qe te plasin! Nje mungese qytetarie dhe kulture e sterfrikshme. Por siç thashe me pare, me e padurueshmje ne nje dasem, me e peshtira, me idiotja eshte hedhja e lekeve ahengxhinjve!!!!
E di ku e ke mire ti Iva? Hiç mos u marto, kur ka kar sa te duash ne pazar, ç’te duhet burri ne shtepi? vetem mos harro qe kur te behesh nja 60, apo po pate fat 70 vjeç, kar do te kete ne pazar sa te duash po ti nuk do ta blesh dot dhe urreji sa te duash dasmat po edhe gezimin e femijeve nuk ke per ta ndjere kurre (eshte e vertete edhe hidherimet qe ata te japin ndonje here). Shkurt hesapi, do ta mbyllesh jeten si lëneshë per t’u meshiruar, por ama perseri do te jesh e pavarur dhe e lire te vrasesh vehten.
Megjithate Tico, nuk ecet gjithnje keshtu. Nje dite duhet te martohesh apo…..me kontrate dhe te besh nje femije. Nuk ka gje me te bukur ne jete. E rrit femijen, e edukon mire, behet dikushi, shkollohet, behet i sukseseshem dhe pastaj edhe ai/ajo (femija) martohet dhe jeta vazhdon.
Besoj se prinderit e tu do lumturoheshin po ti besh me mbese apo nipce.
Sa per dasmat qe thua zotrote, mos u merr me keto pune. Edhe me ligje te tentosh ti disiplinosh, kurre nuk arrihet ajo qe ti e disa komentues kerkoni. Cdo gje ka kohen e vet, gjerat do rregullohen gradualisht e deri atehere, ti do degjosh edhe nja 50 vjet “ra Faja prej Fikut…” sepse te tille na duan “ATA” qe na coptuan, na vrane e shkatrruan qe nga 1913-ta, e deri me sot dhe vazhdojne te pretendojne se nuk jemi bere akoma evropiane.
Je shume e frustuar, arrogante dhe inatcore, cilesi te cilat te kane lene ne llumin qe jeton sot. Ti mund ta quash edhe “parajse”, por ky eshte kendveshtrimi yt dhe une nuk ta diskutoj. Jam kurioze te di, me cfare fytyre do ti dalesh perpara rrethit tend te ngushte shoqeror, atij qe hapesh bythesh neper rrjete sociale, pasi jo pak qoka u ke bere kur ato jane martuar, bere me femije, ditelindje etj etj.
Je shume e peshtire dhe cmirezeze qe padashur e percjell nepermjet asaj qe ti quan “rubrike”. Nuk do ishte keq ta quaje “Spinster and the City”, pasi do te pasqyroje me shume vertetesi kendveshtrimin e nje Leneshe.
Me pelqejne dasmat
Me pelqejne kenget e dasmave
Me pelqejne aq shume vallet popullore
Me pelqen edhe muzika me orkester ne keto dasma dhe jo me DJ
Me pelqen ushqimi
Me pelqen menyra si merren nuset me gjithe madheshtine qe u takon.
Me pelqen djegia e shamise se beqarit
Me peqen edhe dorovitja ne dasma e çiftit
Nuk me pelqen nuserimi i gjate i nuses. Nje zakon barbar qe duhet hequr
Nuk me pelqen kur nuses dhe dhendrrit ua ngjisin leket ne balle apo ua futin neper trup
Nuk me pelqen zakoni çnjerezor qe nusja ne se udheton larg per te shtepia e burrit, te marrim ekstremin 4-5 ore pa u shkodhur duhet si heroine te nuseroje. Kete zakon duhet ta kemi marre nga turqit,por ata na i lane ne dere me shendet se vete kane avancuar.
Iva, Je e lire te kesh mendimin tend dhe te shprehesh ate qe ndjen. Po ashtu edhe gjith komentuesit kane mendimet e tyre. Ca Jane dakort, ca Jane kunder me pershtypjet e tua. Ti mund ti kishe kritikuar ose mund to nxirrje ne dukje pa I share fare. “Do i vrisje me pambuk”. Eshte e drejta jote te shkruash “I urrej”, por I ul pike vetes si gazetare ose si person. Edhe per komentuesit me lart qe shajne se sjane dakort me ty: ju mind te shprehni mendimin tuaj me argumente. Fjalet e keqija vetem se I heqin vleren argumentave.
Dasnat shqiptare so ato ne gjith boten per mendimin tim kane plot zakone te mira. Ka edhe ca zakone qe disa nuk I pelqejne. Shishja eshte e mbushur 70%. Disa zgjedhin te shijone cfare ka shishja. Disa shikojn qe shishja nuk eshte e mbushur.
Mendje, mendje kjo dynja!
Te them te drejten, me ka vajtur ne cac te kokes te marr pjese ne nje dasme apo fejese alla shqiptarce. Ca te jete. Ska rendsi se sa zhurme ka apo as dit, apo se sa budalleqe do nfodhin. Ne te gjith e fine se ne cdo dasem ka gezim, pirje ngrenje Po edhe ndonhe qejfmbetje. Ndodh kudo dhe boll u lodhet qe te shani shqiptaret! Per ju qe filluat kenget dje, deri the dielen I nxirrni fundin!
Pershendetje nga Canadaja e larget. Gezuar dhe te trashgopen cifti!
Adi
Iva shko vrap ne nje laborator dhe bej analizat
se ke mungese te vitamines “K”
Do ta shohesh qe sapo te fillosh trajtimin
ke per tu bere serish femer
Komenti me i bukur qe kam lexu prej kohesh
Nusja pretendon se eshte shume e rafinuar…. shkruan kjo qyqja. Cfare cinizmi! Pu pu pu! Ku do t a cosh shpirtin moj vajze!
Thjesht…ti je lesbike…..urren shume…dhe sdo asgje..
URREJ,,, URREJ URREJ Zevendesoje me ” NUK PELQEJ” Urrejtja eshte veti ose ves (me mire me thene) i njerezve qe ose kane mangesi karakteri dhe plasin pse bota nuk sillet rreth tyre ose nuk ambientohen dot me ritmin apo me shumengjyrat e jetes ku gjithessesi sejcili gjen menyren e vet te te jetuarit dhe te shijuarit per te cilen ka gjithe te drejten e botes dhe nuk ta ka hiq borgj URRJETJEN TENDE…
AAAA … ndoshta thjesht deshe te tregosh se je beqare Okay Kete e bere ….. dhe madje tregove se nuk ke dhe pretendime …..
IVA MOJ IVA:
ESHTE NJE SHPREHJE E VJETER QE THOTE:
DHELPRA KUR NUK I ARRITI RRUSHTE, THA QE JANE TE PABERE.
TI NUK MARTOHESH SE NUK TA VAR NJERI MOJ VAJZE?
NE SHKRIM KA SHUME URREJTJE, SHUME MLLEF DHE HISTERI TE DIKUJT TE STRESUAR NGA MUNGESA E PROPOZIMIT PER MARTESE
JETOJ NE NORTH AMERICA DHE TE GARANTOJ QE BEQARESHA TE THEKURA DHE KETU, ENDERROJNE ME SHUME DESHIRE QE NJEHERE TE VETME DIKUSH TI PROPOZOJE PER MARTESE. KJO GJE NDODH MJAFT RRALLE SEPSE MESHKUJT JANE SHUME TE TERHEQUR DHE MARTESA I DUKET NJE HAP SHUME I MADH, SHUMICA TE TRAUMATIZUAR NGA DIVORCI I PRINDERVE ETJ.
HAJT SE DO GJENDET NDONJE KOLLODOK QE DO TE PROPOZOJE DHE TY…..MOS I HUMB SHPRESAT DERI NE KETE MASE MOJ VAJZE! SHKO TEK VENDI I MIRE DHE LUTU TE DALI FATI!!!
Iva jo gjithcka eshte e keqe ne dasmat tona.Pse sheh kaq zi ?! Edhe per mua disa nga gjerat negative te dasmave tona jane keto: Megallomania e dasmave te medha me mbi 300 veta,kur ne Europen e pasur zor se i kalon 100.Lluksi i tepruar,parate qe hidhen e shkilen me kembe,muzika shurdhuese qe nuk te le te kembesh dy fjale me njeri, shabllonizmi i njellojte i tyre etj,Por ka dhe gjera me vlere ne dasmat shqiptare si: larmia e valleve dhe e kengeve,gjalleria e festes,larmia e ushqimit,atmosfera festive qe sjell kudo,kujdesi i prezences ne dasem te cdo dasmori dhe vecanerisht i nuses e dhenderrit,kujdesi i dekorimeve etj.,etj.Shihi dhe ti keshtu Iva.Me te mirat dhe me te keqijat e tyre se mendoj do jesh me realiste.
Thirrje e forte vetmie…
Mire keto kenge,por kur i kendojne ciftit kengen e jaranit qe diten e pare ???☺️
haha Dona e madhe je …
Me ate kengen e “Jaranit ” hapet Dasma !
Perndryshe c’kenaqsi do t’i jepte Nuses ajo Dasem ?
Si do mundet te ndizej ajo Flak ate Nate ! ?
hagaga sa nam kjo. po sex a tpelqe?
Ti urren dasmen apo dasmen shqiptare? Po te jete qe urren dasmen, mos u marto dhe mbaron ketu. Perse do te na besh leksion urrejte? Do te qe dhe ne ta urrejme? Po qe se urren dasmen shqiptare, na thuaj se cila dasmen te pelqen? Ti thua vetem ke urren por jo ke pelqen! Jetoj ne USA prej shume vjetesh dhe kam asistuar ne dasma te shume kombesive. Mund t’ju them qe dasma shqiptare eshte me e bukura ne bote. Kemi nje trend si komb per te hedhur balte dhe mohuar cdo gje shqiptare. Duajeni Shqiperine dhe te qenit shqiptare o bashkekombas!
Dy grupe dasmorësh që u takuan në një udhëkryq në fshatrat e Librazhdit zhvillojnë këtë dialog mbreslënës:
– Qysh jeni, vëllezër? Në dasëm keni qënë?, pyet njëri nga pjestarët e njërit grup.
– Po, nga dasma vijmë, përgjigje dikush nga grupi tjeter. Dhe vazhdon: Po ju në dasëm keni qënë?
– Edhe ne nga dasma vijmë. Po nuk më thua, ju si kaluat? “Me sa dualët”?
– Me një, përgjigjet një i grupit tjetër.
– Ëhë, spaskeni bërë qejf tamam!- përgjigjet ky që pyeti më lartë.
– Po ju, “me sa dualët”?
-Ne? Me tre ore, me tre!- përgjigje me krenari ky i grupit që filloi i pari bisedën.
– Me tre? Hë, mu lumtë, ju paskeni bërë qejf, por qejf ama!
Dhe për ti vënë kokë muhabetit, “Me një”, “Me dy”, apo “Me tre” ishin sherret dhe rrahjet gjatë dasmës.
Ja, pra, në një dasëm të tillë i sugjerojë unë zonjushës Tiço të marrë pjesë. Natyrisht, nëse mbetet gjallë, ka për tu ndjerë vërtetë e kënaqur nga një dasëm e tillë bio.
Zonjusha Tiço! Të këshilloj vetëm këtë gjë: Sa herë ngre kokën lartë dhe vështron qiellin, lutju me gjithë zëmër Zotit, që të mos të ndodhi ajo që ndodhi në dasëm në Kabul. Sepse, kuptohet, nëse Flamur Nokës i thotë mëndja ta bëjë si atje, kush mund ta ndalë? E ke të qartë zonjushë, se ne jemi vetëm një hap larg nga gjëndja shpirtërore dhe edukative nga “dasma” në Kabul?
Shkrim shume i bukur, bravo!
Une shkoj me tutje… urrej kur me fton dikush per ditelindje me fjalet : mos sill azgje vetem hajde… me duket se me thote… po nuk solle turp te kesh… me pelqen kur ndodhem ne ndonje bar me nje birre apo pije te ofruar nga ai a ajo qe me fton dhe perpsra se te ngre goden ofruesi me thote se sot ka ditelindjen..
Dasmat shqiptare jane nje barre per ata qe shkojne dhe nje sterlodhje per ata qe martohen…shprehja: jane detyrime qe duhen lare(kaq e perdorur pas marrjes se fteses) shpreh me mire c’ka jam duke thene!
Jane ne te njejten kohe nje konkurtence zhurme dhe luksi… paradoksi eshte se eshte luks qe nuk kensq asnje nga palet…
I URREJ HIPOKRITET QE PASKAN QENE PA DESHIRE NE DASMA, PO SKE CI BEN TANI SHQIPTARET E KANE THYER ATE KLISHENE SA PER SY E FAQE KSHU QE TI E DASHUR HIPOKRITE MOS E VAZHDO ME TEJ, EDHE MOS BO SIKUR TI PASKE ZBULU TEKSTIN E KENGEVE TE DASMAVE SHQIPTARE NEPER DASMA… ATA KANE NJE TE SHKUAR, QE SOJJI JOT SMUND TA KUPTOJE, I KENDONIN ALIUT SE ISHTE BURIM FRYMEZIMI E DHIMBJEJE E SHPRESE, KURSE PER CUNIN E VOGEL QE DO LLOKUM, AS ALEGORINE NE KETE RAST TI SMUND TA KUPTOSH, TI JE NJE KONSTATUESE MODERNE QE SE MER MUNDIMIN TE THELLOHESH NE GJERA QE KANE DALE NGA GJIRI POPULLIT SE TI MERZITESH SE KE JETEN TATE RROGEN TATE, A NA PLASI NE SE KUSH JE… PO SHOQERINE SHQIPTARE KETU E KANE SJELLE VITET SE PO U SHMANGE KESAJ PYTJE NE DASEM NUK I PERGJEGJE NE KAFE , PO SKAM CA THEM HIPOKRITE KOKE E KEMBE
I gjithe sekreti i dasmes se madhe eshte per tu lodhur sa me shume Nusja dhe Dhenderri qe mos te marrin kurre mundimin te martohen per se dyti. hahahah
E ku është qejfi i gjithë kësaj?
Do ta mësosh ti Tiço? Duhet të vuash që ta mësosh; duhet të martohesh.
Po kujt i plasi se cfar uren ti moj shureqelbur? Me sa duket ti kerkon te behesh personazh me zor….duke thene kotesira. Ke per te thene ndonje gje me mend? Me siguri qe jo!
kjo do jete nga ata besimtaret e Johawit, ( as per ta shkruajtur nuk e di si ta shkruaj), qe nuk festojne as lindje, as ditelindje, as fejesa e as martesa……
Uroj të mos urresh gojoret after party!
Katunare ke ardh n tiron dhe bo sikur sje rrit n katun. Jeni nji tuf katunaresh gazetare leshi ju qe na shkrit tu qesh. Ti urren cdo gje qe esht shqiotare sepse je thjesht nje nare e lumtur. Ka ca koh qe ste q…ai bushati.
Ky shkrim eshte nje illustrim tipik se cfare i ndodh trurit te nje femre kur arrin ne nje moshe te ketille dhe eshte akoma… beqare!
Jo vetem dasmat, por ne pergjithesi nje mal me gjera rreth e rrotull ketyre femrave u duhet te durojne pakenaqesite e perhershme qe keto beqaret e moshuara nxjerrin nga goja.
Ti qenke per tu martuar me zor me ndonje dervish! Sigurisht si gruaja e katert se me poshte nuk ben dot.
Dasmat qe ka qene Iva, ose qe ka dwgjuar rreth pallatit.. ose ato qe behen rendom me se shumti
Por ka edhe dasma model qe te ngelen ne mendje per shume kohe
Po sikur “..dhelpra kur nuk e kapi dot rrushin, tha qe eshte I pa bere” ?
Iva, shkrimi yt eshte nje mrekulli. Rralle hasim ne artikuj te tille. Pjesa injorante e shqipetarve nuk te kuptojne dhe kjo shihet nga komentet por koha dhe shkrimet tuaje do ti ndryshojne.
Jam dakord me te gjitha vrejtjet qe ben Gazetarja.
Kam marre pjese ne nje dasme tek te afermit e mi,tek hotel Shareton…hajde dasme hajde…ushqimi ishte si mos me keq,muzika dhe kenget model turk….si nuk u be asnje vallzim i muzikes se lehte!!!!!!!!!!!…u terbua milet [sado fukara] duke flakur para dhe shkelur me kembe pa hasap.
Apo s’ishte dhe dasme dopio [ edhe e djalit edhe e nuses] dhe konkurenca ishte shume e ashper….oburro kush hidhesh me teper dhe kush flakte me shume para….edhe kengetarja e angazhuar per rastin e shkriu gjithe talentin me….”tek dyqoni tek selvia,o usta muart..” “cune Tirone..”.sado qe cuni nuk ishte tironc…e te tjera e te tjera ,qe na detyruan te largoheshim para kohe.
Kurre mos me vafte kemba ne dasma te sotme!
Oh sa problem me keto gomare femra or mashkull qe vene ca kufi ,se kjo me pelqen dhe kjo sme pelqen ,Pse kaq siklet moje zonje qe rri tulatur dhe sheh or pret ndonje pergjigje Keto gomere i kishim ne Komunizem , Sot populli thir keto demokrate or teknodemokrate qe na sollen hijen me te ZEZE ne kete Komb te drobitur Me Berisha e Meta or Lulusha or Fallxhorja qe po na hedh fall tere Kombit Mona-lisa Kur takoj ndonje bashkekombes or flas ne telephone i uroj gjithe te mirat familjerisht dhe HEY MAN ENJOY YOUR LIFE , It means a lot . That is your life and do not care for world ,just care for you self and your Family This stupid girl is to much. Get out of the world . get lost you not smart enough
Fermer e kompleksuar arrogante dhe shpirtzeze..lexoni Albanologet se ç thonē per dasmēn shqiptare.
Gazetaruce e permjere.
Mire o Iva, te dasma ime s’po te therras ?
heeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee °!°
Ta them unë përse i ” urren ” dasmat…………! Sepse nuk ke gjetur akoma burrë, se po të ishe e martuar do ti thuaje burrit : Vajtëm kohë që nuk kemi qënë në një dasëm të dëfrejmë. Më vjen keq për ty që je akoma pa burrë por të siguroj që akoma nuk e di se çfarë humbet e dashur. Në një pikë jam dakort me ty që dasmat kanë humbur origjinalitetin e tyre që ulesh në tavolinë me njerëz që nuk i njeh por dasmat nuk janë vaki e dashur atje kercehet, dëfrehet prandaj mblidh mendjen dhe bëji derman vehtes se keshtu si e ke nisur s’të ngelet gjë tjetër veçse të numerosh k..ët e lagjes.
Iva,nuk te Uroj te Takohesh me gjithe te Dashurit e Tu e te thoni : RA KY MORT E U PAME,,,,,,,,te uroj kthjelltesi,gezime e mires!!!Tung
BINGOOO!! Mero , sot ke bere bingo
Iva,Uro jqe kur te Takohesh me gjithe te dashurit e tu te mos thuash:”Ra ky mort e u pame”!!!Ndaj vajze e mbare kthjellesi . Pac vetem gezime,lumturi e hare alla Shqiptare!! Tung
Duhet patjeter te clirohesh zemer . Nje bisede me nje njeri te dashur, tendin, megjithese veshtire te bindesh qe ja vlen ta takosh, dhe shto ecjen ne natyre.
Askujt nuk i pelqejne gjithe kronologjia e dasmave, por dicka na pelqen. Shko zemer mos ki turp. Bota eshte e guximtareve.
Dhelpra dhe rrushte…
Mrekullisht bukur Iva
Ndaj te njëjtin mendim me Ju për te gjitha ato qe urreni ne një dasem. Une dua te shtoj edhe dy gjera te tjera:
1. Muzika e larte qe i kalon 150 decibel dhe qe me detyron te fus pambuk ne vesh.
2. Zakoni anadollak, primitiv, i pështire, i hedhjes se lekeve kur kërcen nusja me dhëndrin.
Faleminderit Iva, ma lehtësove disi gjendjen pasi jam ne konflikt me shume njerëz qe me rrethojnë lidhur me këtë problem
Un mendoj se Iva ka shprehur nji Opinion te saja Persoal ,
nis nga kultura qytetare qe ajo perfaqson e s’ka dashur aspak qe me ktee shkrim
qe i eshte nji Trokitje ne Kafkat e Shoqerise Qytetare Shqiptare ,
te fyej Kulturen Tallava e as traditat idiote trasheeguar nee shekuj nga bastardet anadollake .
Ajo thjeshte ,ka dhen nji opinion te vetin .
Cfar ka ktu per Histeri rraces Histerike qe kerkon llokum !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Rrespekt Iva…
(Lufta me injoirancen njiheet si nji ndeer me te veshtirat ne Historine e Njerezimit )
haha Dona e madhe je …
Me ate kengen e “Jaranit ” hapet Dasma !
Perndryshe c’kenaqsi do t’i jepte Nuses ajo Dasem ?
Si do mundet te ndizej ajo Flak ate Nate ! ?
cili qytetare ,
nuk i urren kto kafshe qe nga jashte duken i njerez ?!
O Baktria Toxike qe coj Shqiprine drejt Zhdukjes
ne Humnere !!!!!!!
Ja kjo lloj baklterie mm
cili qytetare ,
nuk i urren kto kafshe qe nga jashte duken i njerez ?!
O Bakteria Toxike qe coj Shqiprine drejt Zhdukjes
ne Humnere !!!!!!!
Ja kjo lloj bakterie mm
Mos shkruaj, qe s’kam ndermend te martohem, se ku i dihet, do te dali edhe ty fati. Po merr ndonje burre te huaj dhe i shpeton dasmave shqiptare. Bej ndonje ceremoni te bukur ne Kishe dhe nje dreke te vogel ne restorant. Do ngelesh e kenaqur. Bota eshte e madhe, nuk ka vetem ate vendin me emrin Shqiperi.
Problemi yt fillon me emrin dhe mbiemrin tend, nje lesh e li e vertete…ta paska bere jeten ferr
Iva i ke rene pikes! Shkrim ironik e i kendshem! Shoqeria jone maskiliste (maskiliste fatkeqesisht dhe femrat) te hidhet ne fyt se nuk i pelqen mendimi ndryshe! U dashka te homologohen te gjithe e te bejne dasma e kalamaqër patjeter, perndryshe merr ne kurriz gjithe epitetet e mesiperme!
Ehhh o Iva, varja…