Kush është biznesmeni me 310 milionë euro pasuri që u sulmua nga Mihal Kokëdhima?

19 Gusht 2019, 19:14Politika TEMA
Kush është biznesmeni me 310 milionë euro pasuri që u sulmua

Video e Mihal Kokëdhimës që terrorizoi pushuesit spanjollë duke qëndruar i varur mbi kofanon e një makine, ka bërë tashmë xhiron e botës.

Sigurisht që janë mediat spanjolle ato të cilat i kanë kushtuar më shumë rëndësi.

E pikërisht këto media kanë zbuluar edhe kush është familja spanjolle që u terrorizua nga Mihal Kokëdhima.

Bëhet fjalë për biznesmenin Eugenio Galdon 69 vjeç, një ndër njerëzit më të pasur të botës.

Ai është themelues i “ONO”, kompani spanjolle telekomunikacioni.

Kjo kompani u shit në vitin 2015 për 7.2 milionë euro.

Vite më parë, Eugenio Galdon ka qenë shef kabineti i ish-kryeministrit spanjoll Adolfo Suarez, si dhe drejtor në grupet mediatike Prisa dhe COPE.

Sipas gazetës spanjolle ‘Expansión’, pasuria e Galdon përllogaritet 310 milionë euro për vitin 2019.

Aktualisht, Eugenio Galdon është nëndrejtor ekzekutiv i bankës ‘Morgan Stanley’ në Quebec të Kanadasë.

Ai është gjithashtu themelues dhe aksioner kryesor i grupit spanjoll ‘Multitel’, kompania në fushën e telekomunikacionit.

Miliarderi spanjoll ndodhej për pushime në Shqipëri së bashku me familjen e tij.

Një ditë pas incidentit me Mihal Kokëdhimën, ministri i Turizmit Blendi Klosi takoi personalisht turistët spanjollë dhe u kërkoi falje për episodin e ndodhur.

Ngjarja nisi më 15 gusht në lokalin “Panorma” të Mihal Kokëdhimës në Porto Palermo, kur turistët dhe shoqëruesit e tyre shqiptarë u larguan pasi nuk ishin të kënaqur me shërbimin.

Pronari Mihal Kokëdhima i ndoqi nga pas dhe theu xhamin e furgonit të tyre.

Për rreth 5 kilometra, ai qëndroi i varur mbi kofanon e makinës në lëvizje.

Pas disa minutash tmerri, Mihal Kokëdhima u arrestua nga policia dhe gjykata e ka lënë në burg.

Galdón, së bashku me katër anëtarët e tjerë të familjes së tij dhe dy udhëzues vendas, lanë jahtin e tyre në Porto Palermo.

Ata shkuan në restorantin “Panorama”, një vend që pretendon të ketë ushqimin më të mirë mesdhetar në bregdet.

Megjithatë, burime pranë Galdón thonë, se shërbimi u vonua më shumë sesa lejohej dhe familja spanjolle zgjodhi të shkonte diku tjetër për të ngrënë.

Kjo provokoi sulm nga menaxheri i restorantit, Mihal Kokedhima, 51 vjeç, i cili doli me vrap në kërkim të Galdón.

Ai u kërkoi atyre të mos largoheshin, pasi duhej të prisnin ose të paguanin ushqimin që tashmë po përgatitej, por familja u fut në makinë dhe u largua nga restoranti.

Në atë moment, Kokedhima, plotësisht jashtë kontrollit, u hodh përpara furgonit “Ford” ku ndodhej Galdón.

Burime të afërta me biznesmenin tregojnë se të gjithë janë mirë dhe se duan të harrojnë sa më shpejt incidentin për të vazhduar të shijojnë pushimet e tyre.

Familja e milionerit spanjoll deklaron se “si shoferi, ashtu edhe policia lokale, autoritetet qeveritare dhe ambasada kanë treguar shumë interes dhe janë sjellë me përkushtim dhe bashkëpunim absolut, duke kërkuar falje. Shqipëria na pëlqen shumë dhe e konsiderojmë këtë një incident të izoluar”.

60 komente në “Kush është biznesmeni me 310 milionë euro pasuri që u sulmua nga Mihal Kokëdhima?”

  1. Koco me 3 k says:

    Kushdo qe te jete,nuk ka te drejte te iki nga lokali pa paguar.
    Si vepron ky bosi kur klientet nuk paguajne sherbimin…
    Pamvaresisht se kysh eshte kokedhimja qe e ka dhjere ne cdo drejtim….

    1. AsD says:

      SI MUND TE MBROHET KY KOKEDHIA SE MARR VESH…

      A E VONOI SHERBIMIN ??? KUSHDO TE JETE KA PLOTESISHT TE DREJTE TE LARGOHET NESE SHERBIMI VONOHET …
      KETA EDHE DUAN TE BEJNE BIZNES EDHE E TRAJTOJNE KLIENTIN SI CUN LAGJE… KESHTU JANE MESUAR KETA SURRAT QENET QE MARRIN 1000 – 2000 LEKE PER NJE SHEZLLON DHE TE SHOHIN SIKUR TE KANE HASEM…
      KETA DUHET TE SHFARROSEN SI FARE JO VETEM PER TURISTET E HUAJ, POR EDHE PER SHQIPTARET QE LENE QIMET E KOKES PER SHERBIMET E KETYRE..

      1. Arben says:

        S’ka asgje per t’u marre vesh. Ai duhej te paguante dhe jo te largohej. Kjo duhet te bente policine qe ta arrestonte. Gjithashtu perse shoferi dhe guida kthehen ne bodyguarde, ata nuk jane licensuar per ti dale krahe turistit por shoferi te bej shoferin dhe guida duiden. Per mua ata te gjithe duhen arrestuar. Drejtimi i rrezikshem i automjetit dhe ndihma per tiu shmangur pageses duhet te bejne qe keta Shqiptaret duhen arrestuar. Galdon te shpallet person ne kerkim dhe ministri te mos beje policin dhe prokurorin.

        1. trimi says:

          Arben po leh kot. Jo per te te mbushur mendjen tende se tine dofta e ke plot dhe nuk ha me pyke por nese dikush eshte ne biznesin e shërbimit e di qe klienti ka gjithmone te drejte…
          Aq me teper qe porosia eshte vonuar dhe jo shërbyer.
          Une jam ulur ne kete lokal para 10 vitesh dhe nuk i hedh me qurret atje
          Tung

        2. Asqeri says:

          O arben o gomar … sa i mencur qenke o te befsha gropen…edhe ti koklop si ky kokdhimi douhet te jesh…

        3. AsD says:

          Per cfare te paguante ???

          Per ushqimin qe nuk i erdhi ????

        4. Ben says:

          Mihali duhet shpallur hero

      2. ben says:

        Nese ky kokedhima ka goditur me grusht gruan e ketij spanjollit, kemi per tia degjuar shpejt kengen.
        Kur gricesh gjitheandej te vjen nga nuk e pret.
        Ndoshta edhe shpetim gjika duhet te shkruaje nja 2 fjale te tjera ne FB ,se te thuash skemi cfare I duam turiste te tille, ose je idiot ose je i te njejtes sere si kokedhima.

    2. uje dajti says:

      Je serb i rradhes.

      1. Raimond vlonjati says:

        Spanjolli porositi ushqimin , nuk mund te ikte pa paguar

        Qysh ti jep porosine dhe pastaj iken se po vonohet ?

        Po ku ta gjesh te vonohet , se tregon qe po pergatitet ushqim i fresket

        Kokedhima ne kete rast nuk ka pasur faj ,
        Ata duhej te paguanin ushqimin kur iken.

        Ose spanjollet duhet te pyesnin qe nqs ushqimi. Po gatuhwt apo jo

        Jane treguar te ulet qe jane larguar ndersa kane dhene porosine

        Ai qenka edge milioner , si iku ashtu ?

      2. Skandali Kokdhima Mihali duhet te shikohet
        e analizohet ne te gjithe kendveshtrimet e tij ,

        -ne mangesite qe perben Turizmin Shqiptare ,

        – ne mungesen e Certifikimit te vet Subjekteve qe ushtrojn Turizem ,
        te cilat duhet t rrespektojne disa Norma te Turizmit Nderkombetare ,
        sipas nji Kualifikimi te Shkolles se Turizmit ,qe permban te gjitha komponentet
        e nevojshem per nji Turizem , qe kerkon Boom-i (Bingo-ja) qe i ka rene ,per fatin e mir Shqiperise .

        -tjeter eshte nji trokitje e forte per Ministrine e Turizmit ,qe ky rast e qit komplet Fuorigiocco ,
        pothuaj te paafte !

        Ne shumicen e komenteve ,shofim nji shfryrje te frustruarve shqiptare ,mbi “K . Kokedhimen”
        konkretishte Pronarin e Subjektit dhe si ndodh shpesh her ne median shqiptare ,

        e cila sherben si nji kazan ku shkakroheen pleehrat qe komentuesit kane ne koke ,
        si nji Meke e shfryrjes Kolektive te shtresit e nervit shqiptare , qe per hit te se vertetes ,
        duhet thene , i dhuroj Opoinionit e Turizmit vet nji cfaqje ordinere ,qe fare mir ,
        mundet ta kishte falenderuar Spanjollin Miljonerin Mjekercjap dhe shoqeruesit e tij
        dhe uruar nji qendrim te kendshem ne Shqiperi .(por kjo eshte ceshtje tjeter )

        NJI DESHMITARE I RASTIT deklaroj diku ne nji video se Pronari humbi llogjiken ,
        mbas sharjen qe i ben shoqerueesit e Spanjollit ,- “Te qifsha Gruan” !!!

        Sidoqofte ,reeagimi i Pronarit M.K eshte i papranueshem e i denueshem .

        Por le te kthjeme per nji Moment syt nga Sjellja e Miljonerit Spanjoll !!!!!!!!!!!!!!!

        Nji Gentelmen – Miljoner – Europian ka nji sjellje ndryshe perball cdo situate .

        Nqs ishte i pakenaqur nga sherbimi ,vonesa ne sherbim – fare mir (nji njeri i Kulturuar Europian)
        therret Pronarin dhe ja ben te qarte pa lejuar qe gjithcka te fryhet e coje ne perplasje te tilla ,
        njerezish ordiner – rrugesh ,sepse nji sken e tille ,nuk fyen injorantit Pronar ,
        por pikerishte kte Miljoner Spanjoll i cili i lejon vehtes te implikohet ne tee tilla skena aspak ,
        te kendeshme ,madje te rrezikeshme .

        Tjeter – nji Person i Kulturuar qe di te sillet si qytetare ,si europian ,

        qendron Cool edhe ne vonesa te tilla e sherbime joKorrekte ,
        dhe si TREGON SURRATIN E TIJ perball cdo sjellje te tjetrit ,

        PAGUAN dhe pasi e ka falenderuar perzemersishte ironikishte Pronarin e Terbuar ,
        duke i len edhe nji BAKSHISH pas ,

        largohet si Gentelmen si nji Qytetare Europian .
        ————–
        Pra edhe pse ktu shfryhet me shume per hajvanin shqiptare ,
        ne nji sherr te tille Banal ,ku i involvuar eshte nji Miljoner sipas nji Psikologu apo Sociologu
        Europian ,ose gjithkujt qe njeh sjelljen e Kulturen Njerezore ,
        kupton se faji nuk eshte aspak i njerit ,i Pronarit Provincial me Tigan ne dore ,
        por i Miljonerit Spanjoll te qyteteruarit i cili do duhej te tregonte se kush eshte vet ,
        perball cdo situate .
        —-

        Per mua ky Skandal eshte i planifikuar nga X dhe provokuar nga Spanjolli dhe Suita e tij ,
        per ata qe arrijne te kuptojne vertete ate qe ndodhi .
        Mjerishte kendveshtrimi i shqiptareeve aty nuk mjafton ,peer te dhene nji pasqyre te qarte te Skandalit .

        (kur nji femije nee rruge ,godeet dike,nji te rritur ,me top ose gure ,

        i Rrituri nuk duhet ti pergjigjet me te njeten menyre te voglit )
        Natyrishte duhet reaguar mbi veprimin e shqiptarit por po aq fort edhe kunder Miljoneerit Provokant ordiner

    3. Zagali says:

      Epo mos harroni se Mihal Kokedhima eshte i vellai Koço Kokedhimes.Vertete ai spanjolli eshte milioner,por ama dhe Koço Kokedhima eshte miljarder.

  2. Nje investigim interesant. Provon se ka turiste qe tentojne te tallen me ne, shqiptaret. Nuk ia vlen te flasesh me shume, por nje gje duhet thene: jo cdo i huaj eshte turist. Nje pjese e madhe jane qener, si puna e ketij qeni te madh qe thuhet se eshte spanjoll. A duhet te kemi dinjitet ne shqiptaret?!

    1. Uje dajti says:

      Grek, rus, virus…

  3. AC/DC says:

    Leri keto genjeshtra sa spetakolare aq dhe idiote. Megjidhese nga nje ane mire ja beni ,shqiptaret rrace ijnorantesh te tipit glauk cdo gje qe fluturon haet.!

  4. Patrioti says:

    Si ka mundesi qe te gjithe hajdutet e parave jane mbedhur ne kanada dhe duan te hane sa me lire ne shqiperi. Si gjithmon qeveria shqiptare rastesisht eshte ne krah te hajdutve milioner.

    1. Flutura says:

      Ku kishte para i shkreti oer te paguar.
      Vetem 350 milion ne nje vit.
      …o qyqare… ata u larguan pa konsumuar ushqimin…
      Edhe une jam larguar nfa lokali kur kafja eshte vonuar mbi gjysem ore..

      1. Gjek says:

        Edhe çfare se paska milionat ai? Mos duhet t’ja u fale kafsheve qe s’meritojne asnje top muti e jo leke?! Ai kishte ardhur ne Shqiperi per pushime jo per bamiresi dhe ka te drejte te kerkoje sherbimin e duhur.

      2. Tropojanii says:

        Seshte ceshtje pagese, eshte ceshtje principi.

  5. Alban Dega says:

    Edhe ky miliarderi qe vrau veten apo u vra kishte 10 here me shume pasuri…

    Para ligjit te gjithe jane te barabarte .

    TI JEPET QEZARIT CFARE ESHTE E QEZARIT !

    – Zoti Tare ka te drejte !

    Si udherrefyesi edhe shoferi ishin me llum se llumi.
    Sharjet e tyre te vetkapura ne kamera ua kalojne cdo rrugaci te shkalles se fundit.
    Anglishtja e tyre ishte mjerane.
    Ne vend te benin zjarrfikesin ata bene zjarrvenesin qe ne fillimin e konfliktit qe duhet ta kishin parandaluar.
    Nese spanjollet e hengren ushqimin dhe pasi u denden u kujtuan se ai nuk ishte i mire sepse s’ kishin ku ta conin me ata duhet detyrimisht duhet te paguanin deri ne qindarken e fundit.
    Po te kishin ankesa mund te silleshin si njerez.
    As kryeministri as ministri i Turizmit nuk jane as police, as hetues, as prokurore dhe as
    gjykates.
    Ne Evrope shkohet si Evropiane jo si sallahane, si i barabarti me te barabartin.
    Show mediatik i ministrit te Turizmit Klosi nuk e ndihmon turizmin shqiptar as imazhin e Shqiperise.
    Ai sherben me shume si shembull dhe frymezim per aventuriere turistike qe te ndjekin shembullin e turisteve spanjolle per te henger, per te piré e per te livadhisur falas… e per te marre edhe tufa me lule ministrore e banket me taksat e mundin e shqiptareve …
    Nese lokali eshte pa leje eshte faji i qeverise qe duhet te qeverise dhe jo kakarise si dhe i nepunesve te tyre jo i Mihalit.
    Detyra kryesore e qeverise eshte te mbroje te drejtat e qytetareve, votuesve dhe taksapaguesve shqiptare dhe ligjin.
    Nga videoja duket qarte qe shoferi dhe guida kane shkelur hapur ligjin duke ofenduar rrugecerisht, kercenuar me jete, plagosur dhe rrezikuar jeten e Mihalit qe u kerkonte te ndalonin makinen dhe ata vazhdonin per tre a me shume kilometer ne vend te ndalonin dhe prisnin forcat e rendit.
    Ne fund te fundit Mihali mbronte djersen dhe mundin e vet dhe familjes se vet.
    Sipas deshmitareve te pranishem ne vendin e ngjarjes ne disa televizione Mihal Kokedhima nuk kishte ushtruar dhune ndaj tyre vetem kishte kerkuar te paguanin.
    Sic e tregon qarte videoja virale e vetmja arme qe kishte Mihal Kokedhima ne doren e plagosur ishte celulari i tij.
    Perplasja e tij me nje shtylle apo tabele mund ti kushtonte edhe jeten cka do ta kthente edhe shoferin edhe guiden ne vrases.
    Ndaj policía dhe prokuroria te hetojne profesionalisht dhe te mos ndikohen nga show politiko- turistik i qeveritareve.
    Ndaj ligj dhe drejtesi te paanshme.
    Ti jepet Qezarit cfare eshte e Qezarit!

    1. pjeter says:

      Cezarit,shoku Cezarit,jo Qezarit.Jo per gje,por eshte me mire sipas shqipes,ta shkruash Cezari ate qe eshte e Cezarit.

    2. Gjek says:

      Alban Dega, paske marre mundimin te shkruash gjithe ate pergjigje te gjate, po ç’e do qe s’e paske nje qelize te shendoshe ne tru se as nuk e paske lexuar (ose kuptuar) se turistet nuk hengren dhe iken pa paguar. Te rrofte gjithe ai hartim qe na bere o budall ?

      Jo vetem qe secili ka te drejte te iki po s’i pelqeu sherbimi, por edhe po iken pa paguar, pronari mund ti denoncoje ne polici e s’ka te drejte as ti kercenoje me vdekje e jo me ti ndjeke siper makines si terminator. Populli yne akoma s’e ka kryer procesin e evolucionit nga gorrilla (se majmuni eshte pak!). Ti dhe gjithe ata qe e mbrojne kete Kokedhim kanibalin jeni shembuj te ketij evolucioni.

    3. Umor Ishti says:

      Ne cdo vend normal te botes shoveri do denohej per tentative vrasje me arme. Arma ishte makina.
      Kur ndaloi makina, Mihal ziu nuk vrau njeri, ata desh e vrane.

      Mut Mihali, me mut ai qe nxehu Mihalin. Muti mullar u be, po vetem Mihali hengri mut kot.

    4. Am says:

      O qizar ku i ke mesuar ligjet dhe evropen, ne shpelle?! Po te iku klienti nga lokali pa paguar nuk i hip dot mbi makine qe ta shqyesh. Merr ne telefon policine dhe e denoncon. Eshte nje gjykates dhe nje avokat qe merret me keto. O Qizar, dil nga mesjeta o Qizaaaar. Deenoncoo ne policiii dhe o Qiiizaar moreee… Aman mor.. o Qizaaaar moooreee. Po te ishte sic thua ti o Qizar, cdo pronar eshte i autorizuar te rrahe klientin kur i del nga dera e lokalos se nuk i pelqen surrati pershembull dhe ne na thote qe iku pa paguar, o qizar, e vut e vut dru klientit. Po ja leme dot ne dore drejtësinë pronarit te lokalos o qizar? Ay eshte ne guzhine ku ben vape e te kap peseminutshi. Prandaj jane ligjet prokuroret dhe avuketet qe mos ta lene ne dore ty kete ceshtje, qe je konfuz qe kur ke dale nga shpella, o qizar.

      1. Bledi says:

        E vertete
        te gjithë kane thyer ligjin
        Klienti ka te drejte te cohet dhe te futet ne makine
        Thirr policiné dhe denoncoje si pronar pas e fyer verbalisht se te kap ligji per ofendime dhe kercenime
        Brenda Makines tende presupozohet te jesh i sigurte se je ne pronen tende .Ai qe te prish makinen e kap ligji per agression dhe vandalisem
        Rri brenda dhe Thirr Policine por mos dil nga makina.
        Ne rast se mund te largohesh pa vene ne rrezik jeté njerezish largohu
        Kokedhima nuk ka njohur ligjet se eshte fshatar
        Edhe shoferi dhe shoqeruesi nuk i dîné
        Shqipetaret nuk i njohin ne pergjithesi prandaj te gjen belaja
        Keta spanjollet filmuan dhe ndenjen pasiv .inteligjenta
        Turistat kane lene dhe kokat ne vende te egra ku njerezit veprojne ne koken te tyre dhe nuk kane njohuri dhe respekt per ligjin. S mund te pretendosh te kesh te njejten sjellje po te shkosh
        ne pyjet e Amazones me ate qe do gjesh ne Stockholm
        E mira eshte te kete nje studim nga agjencite turistike ku te vleresohet vendi ne baze te mentalitetit
        Te gjithë e dîné qe ka ca vende ne Shqiperi ku vendaliu i ben zbor te ardhurit
        Shoqeruesi dhe shoferi duhet ti jepnin leket nga xhepi edhe po mos te donin Spanjollet dhe te evitonin gjithë konfliktin
        Prandaj i huaji te merr si shoqerus qe ti shpjegosh
        vendin dhe zakonet
        Mos i deformo realitetin
        Femrat Angleze vene shami kur shkojne ne JEMEN

  6. rexha 10 says:

    PO TE KISHTE PAKE TRU KY KOKLOQJA MUNDE TE KISHTE PERFITUAR NGA NJE MIRSJELLJE NJERZORE.NJE HERE TE VJENE FATI NE DERE.PO DUROVE FITON GJITHCKA,PO U TREGOVE ARROGANTE SICE JE MESUAR GJITHE JETES SADO PASURI TE KESHE NUKE TE BENE NJERI .KULTURA NUKE BLIHET PORE MERRET QYSHE NE FEMIJERI DHE TRASFORMOHESH NJE PERBINDESH KURE KE PAKE PASURI DHE SHOQERI TE RENDOMTE.
    CJANE KETA CAKENJE QE MBIJNE NEPER RRUGE SIKURE TI KETE MBJELLE DORA VETE SALIU.

  7. po cfare mut biznesmeni amon ! plehra qe nuk paguajne taksat qe nuk paguajne sigurimet e punetorve ! vonohet dy ore per nje tavoline ! qe jane arrogante e budallenj ! qe e kishin bere himaren hale! vuri pak dore ky rama se te ishte per keta debila himarjote jane sherbetore te grekut !

  8. Kokedhima says:

    Ku je o Shpetim Gjika?!

    Paske pas te drejte, mos ardhçin kurre turiste miliardere ne Shqiperi, dhe per me teper me jaht, tangerlliksat!
    Paske pas te drejte, ky miliarderi me siguri ka dash me ik pa paguar. Mihali ka kerku hakun e vet, buken e femijve dhe mire ja beri, me mire ta vriste fare kete spanjollin e shthurur.

    Na fal o Shpetim Gjika, te paskemi rene ne qafe kot, se dje je share me liber shpie.

  9. Drejtesia says:

    Ketu flasim per nje huligan, per nje psikopat qe nuk le klient pa kercenuar e pa ofenduar.
    Ne burg te kalbet, bregu i detit ti kthehet njerezve

  10. lesh e li says:

    Spanjolli e ka zgjedh lokalin se i ka pelqyer pamja e vendit. Por ne ate vend jane bashkuar padrejtesisht bukura e natyres te krijuar nga zoti, me njeriun kafshe. Vertet eshte shprehur me fjale te mira por nga teresia e gjerave ai e kupton gjendjen e turizmit tone.

  11. Vatra says:

    E drejta është gjithmonë në anen e mysafirit ai ka të drejtë ta reklamon ushqimin shërbimin edhe nëse ka bërë porosinë dhe jo të tallet me te me cilsinë e shërbimit dhe të ushqimit sepse ai është vetë paguesi Koka i Dhimë ka mundur ta lajmronte rastin dhe jo të sulmon klientët për këte duhet denu dhe ndalu punën në gastronomi për sjellje kriminale ndaj mysafirëve

  12. american16al says:

    Shqipetaret kerkojne turizem elite??!!!
    Nqs qeveria nuk merr masa drastike kunder ketij sharlatani fodull injorant, do te kete pasoje negative me vone tek i gjithe ketij burimi financiar qe shqipetaret e kane.

  13. dardan says:

    Shyqyr qe u be sebep ky incident e falemnderit qe e publikuan spanjollet se po te ishte per shtetin shqiptar ky halabaku kafshe me fytyre njeriu do vazhdonte ta zgjeronte biznesin e tij duke bere hotel me 5 yje ne mes te bregdetit e duke keqtrajtu klientet. Ne Shqiperi duhet bere nami qe shteti te reagoje.

  14. Aleksander says:

    As uij nuk duhet me ble te ky kafshe koke-dhirja.
    Te mos shkoje as nje klient dhe shohim çdo beje koke-dhirja. Do rrah gruan e kalamajt e vet qe nuk konsumojn peshkun e qelbur te tije.

  15. Mihalesh says:

    Me duket se ketu kemi me shume se Mihale kafsha, nisur nga komente qe i bejne tifozllëk sjelljes se tij.
    Nese une dua ta anulloj porosine eshte e drejta ime. Ja te themi edhe i gatuan, nuk do shkonin kot te shkretat. Ushqime ishin nuk eshte se porositen ndonje mobilje.
    Kush e mbeshtet sjelljen e Mihalit eshte po aq kafshe sa ai.
    Druri dhe dhuna nuk jane menyra si normalet merren vesh. Po mbi kofanon e makines pse u hodh? Po xhamin pse ua copetoi?
    Ai eshte nje ordiner i semure qe duhet lidhur ne psikiatri. Fjalet si mire beri qe rrahu, mire beri qe e vrau, me kete gjuhe flasin barbaret , qe me sa po lexoj i paskemi me shumice mes nesh.

    1. Umor Ishti says:

      Ja nje “spanjoll” qe vret “Mihalin” prane Parisit se ja vonoi sanduicin!

      https://www.usatoday.com/story/news/world/2019/08/19/french-waiter-shot-killed-paris-over-sandwich-wait-noisy-le-grand/2049387001/

      Mihal, vella, shpetove paq, edhe po bere nje cike burg. Ai miku yt ne Paris vajti per lesh i shkreti!

      Kur e merr uria njeriun behet si i terbuar. T’u kishr cuar nga nje fete buke me gjalpe e me mjalte Llogaraje sa t’u mbyllje gojen. Shume restorante ne bote e bejne kete. Se njerezit e uritur njelloj jane kudo. Qofte ne Paris, qofte ne Palorto. Po c’faj ke ti, se mos je i dale…
      Kocoja qe ka pare bote, nuk te mesoi ndonjecike?

  16. Ana says:

    Kokëdhima siç ka zaptuar detin me forcë ashtu me forcë e me dhunë Ju merr paratë njerëzve. Kokëdhima duket që është një i sëmurë psiqik për lekë. U kalbtë në burgë dhe mos qeftë derman fundërina.

  17. Jimmy says:

    PSE boheni te trash ,kokedhia e ka vonu ushqimin qe ti zinte nata aty dhe tju shtonte dhe dhomat e hotelit

  18. Vlesh says:

    Mire thone europeanet nje fjale: Ha si anglez, e mos paguaj si spanjoll! Jane kurunac!

    1. Adi says:

      O vlesh nuk paguan njeri ne Europe pa marre sherbimin. Vec ne jemi mesu te shkretet me i ndenj kafsheve me dore ne zemer – shkon ke hoteli/lokali tjetrit dhe te pret sikur i ke zene deren

  19. bosi pa pare says:

    Po mir more po ky miljarderi kaq problem e kishte qe ta zgjidhte me para sherrin? Mnud t’ja hidhte 200 euro turinjve Mihalit dhe si bos i vertet t’i kthente krahet. Pastaj thuhet se porosia u vonua me shume se c’duhet. Me falni PO sa duhet te vonohet porosia qe te quhet shume apo pak ? Ka nje fjale te urte popullore (italiane) qe thote “Non si fa cagniara da solo” qe do te thote “nuk behet sherri vetem” . Pjesa qe ka bere Mihali e ka kritikat e veta po edhe ky bosi shum kursenka parate dhe e çon punen ne sherr ku mund te lere dhe koken ,duke njohur sedren tone si shipo qe nuk durojme pordhet e tjetrit qe meqe ka para mund ti plotesohst c’do tekë . Perdori pra parte dhe mos bej sherr si fukarenjte per 200 euro kur ke miliona.

  20. Sazan Karaburuni says:

    Mihali burre zakoni, nuk mund ta linte mikun te ikte pa ngrene nje kafshate buke.

  21. Tafil says:

    hej hej o njerz ju lus per racionalitet jo emocione .ky nga Spanja nuk eshte Zot edhe nese i ka Miljonat.
    nese a porositur diqka do te duhej te pret ,po nese ka menduar se po i behet diq e padrej do te duhej thirrej Policia?
    po edhe sikur te ishte ashtu si thon kta ?! si guxon aj te ngas makinen me nje trup njeriu ne makin per mua eshte nje Atentat ne tentativ.
    po si guxojn ata ne makin te sillen ne ate menyr me Kokdhimen duke ja shar te gjith Antart e familjes. po te isha un ne vend te Kokdhimes do i vrisja te gjith nga Afekti.po si sju vjen turp.nuk e shihni qe kjo eshte nje reklam ne dem te Turizmit Shqiptar.
    te gjith ju qe dhat opinione ketu gaboni.
    Shteti ka ligje ligjet duhet Respektuar.Policia ne Shqipri funksionon po pse ata nuk i thirren Policin aty ku sipas tyre po ju behet e pa drejta.
    kta spanjollet jan derrat e derrav. do i burgosja para Kokdhimes.

  22. Bllokmeni says:

    O ju qe jeni me kokedhimat e kompani, nuk e kuptoni qe ketu nuk behet fjale per para por per sherbim. A keni qene ndonjehere tek lokali i ketij pisi, i cili vete te te rrjepi di. Njeri qe ka nje lokal qe ja ka dhene zoti ,eshte robi me i keq i asaj zone ne sherbim.

  23. Keny says:

    Jeni shumica Analfabet ose jeni me predispozita antishqiptare .turp tju vij .nuk duhet te mrohet Kokdhima por duhet te ipet opinion Racional .
    ata Spanjollt e mutit do i beja Patare jo pse jam i smur psiqikisht si Kokdhima por eshte e qart se ata ishin per ta degraduar Turizmin shqiptar .
    si sju vjen turp aj miljarder dhe nuk do ishte ne gjendje ta paguj porosin qe kishte ber e cila nuk ka shans te jet ma shum se 150 Euro.dhe nese nuk eshte i knaqur do te Lajmronte Policin e shteti.kaq kaq kaq do te shpetonte Turizmi i yn dhe Reklama e ber.si more nguteni sikur te gjith qe kan pare kan te drejt ,!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! kurrrrr!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!ata qe kan pare na shiten si Zotra ose jesusa ose Muahmeta ose ose .
    Stoppppppppppppppppppp Shkerdhateve eeeeeeeeeeeeeee. Ligji Ligji Ligji qthot ligji? ju lutem harrone te Gjorin Kokdhima ata pisat ata pisat Spanjollet e muti dojn ta demtojn shqiprin Turizmin ne Hovvvvvvv si more nuk e shihnii. Sa te verber jeni.
    nuk po mbroj huligana por po e mbroj Shqiprin se te lumt ne qe po forcohet dita dites ,Jam Kosovar dhe kam enderr te eshte Shqipria ma e mir se Monako sepse edhe eshte por spo na lan te tjert kta Miljderat e mutit spanjoll.

  24. Zagali says:

    Epo mos harroni se Mihal Kokedhima eshte i vellai Koço Kokedhimes.Vertete ai spanjolli eshte milioner,por ama dhe Koço Kokedhima eshte miljarder.

  25. Sarandioti says:

    Ai qe ben ato komentet pro kokedhjerit eshte nje person i vetem Kocua vet ose ka vene gazetaret qe i paguan per te bere komente pro kokedhjerit. Se nuk ka njeri normal ti dale ne krahe atij psikopatit. Pastaj presim ne turizem elitar me keta gomere neper kembe. Edhe ndonje milioner qe vjen te ne do dali ndonje psikopat ti tmeroj. Pastaj cuditemi se pse kemi vetem nje muaj turizem dhe ata qe vijne e marrin buken me vete.

  26. ..... says:

    Korraket e Athines jane vetem problem ne kete vend shporrini kolonet te bitisen ne ate bordello qe quhet Greqi te biem ne ne qetesi por edhe azeret e Athines

  27. Brezi i djegur says:

    Pune shqiptaresh, po kta te agjensise aty gjeten me e cu miliarderin.. Te dhjefsha guiden ai lloj robi trajtohet me dorashka kta e paskan cu te muti.. Hani mut tashi, Kokedhimat, juve, kush ju ka dhene ju licencen edhe ne te tjeret bashke me ju qe na ka zene taksirati!!

  28. D. Didani says:

    Eh mor Alban Dega,qe kam konsiderate,ja ke fut kot per kete rast!! Turizmi shqiptar ,eshte nje nga burimet e vendit,qe mund te fus pak para nga jashte,se paraja ne Shqiperi nuk mund te futet vetem me domatet!…Te gjithe e dime qe Shqiperise I mungojne shume gjera qe te bej turizem elitar,infrastruktura,plazhet me rere te mire,sherbimet ne hotele,paisjet ne hotele,sherbimi trasportit etj. etj…..por Shqiperia mund ta ndjelle turizmin sepse ka disa gjera qe te tjere shtete nuk I kane,dhe une po permend disa prej tyre: Mikepritja..askush nuk e ka ne bote!!!Ushqimi dhe gatimi I tij,eshte I jashtezakoneshem,etika e njerzeve qe punojne ne hotele dhe restorante…eshte I vecante,anon pak nga servilizmi,por eshte efektive,mbrese lenese!…Turisti, pra miku ,eshte “Mbret” per ate qe e pret,se ai paguan shtrenjte ate qe I jepet!Prandaj o Z. Alban,ai Kokedhima duhet ti kishte parasysh keto dhe jo ti ikte truri per nje pjate pilaf apo cfare do qofte!!

  29. gomaret says:

    Pse ka kaq gomare ky vend si ata qe mbrojne Kokedhimen???!!!
    Ehe,,,, Te gjithe rrojne me vjedhje ne Shqiperi prandaj i dalin ne mbrojtje

  30. Polemiksi says:

    Ky “menaxheri” nuk ka justifikime. Ata që e mbrojnë nuk lexojnë artikullin mirë. Familja spanjolle nuk e kishte konsumuar ushqimin dhe prej vonesës kanë të drejtë të plotë të ikin pa paguar.

  31. Futja kot says:

    Klienti im – eshte mbreti im. Ky eshte raporti mes tyre ne ekonomine e tregut. Po shume komentues nuk e kuptojne, se nuk Jane marre me biznes.

  32. Shqipetari says:

    Nje robq*r, qe shemton gjithe vendin.
    Ik robq*r paguaj “faturen” e prokuroreve e gjykatesve tani, dhe kujdes ☝️mos i vono “xhixhat” si porosine e spanjollit?

  33. Jovan bregu says:

    Spanjolli qenka nje nder njerezit me te pasur ne bote me 310 milion euro? Hahaaaaa i mjeri gazetar, me kete pasuri gjen biznesmen ne cdo qytet te shqiperise. AQ ME KEQ KY SPANJOLLI ME KETO LEKE IKU PA PAGUAR….. LEGEN, HARIXHI nga spanja, Kjo nuk do te thote qe kokedhima ska faj. Kur ulesh ne nje lokal pyet edhe per kohen e duhur qe duhet per te ngrene. Per te dy palet te vjen per te vjelle.

  34. altin says:

    Bravo i mjeri Shpetim Gjika! Turp. Por mire thone Mustaqet jane si qenteqe nuhatin

  35. Piro says:

    Faji nuk eshte I Mihalit po I spanjollit qe s’duhet te ulej ne ate lokal dhe ne asnje lokal pergjate atij bregdeti. Ngul cobani dhive nje kioske ne rere dhe ne presin qe kioska te behet hotel, cobani te behet guzhinjer e menaxher, e keshtu te zhvillohet turizmi dhe shteti te fitoje leke. Kemi 30 vjet, me sherre, ndertime pa leje dhe investime primitive duke e shkaterruar pergjithmone bregdetin tone te mrekullueshem. Pika shtetit dhe shoqerise tone primitive. Pika ministrit qe te nesermen del e thote brockulla se thelbi turizmit mbetet po ai.

  36. fuck U 2 says:

    Raimond! Ndoshta, jo vetem sipas logjikes tende pos edhe time, spanjolli beri gabim qe iku pa ngrene e pa paguar ato qe kish porositur. Por po te marrin versiionin tjeter, nese ushqimi qe kishin porositur te ishte JO I FRESKET, I SHIJSHEM APO C’KA PRISNIN, a duhej te paguanin turistet apo kushdo klient? Ne Shqiperi, me keqardhje e them, ka nga ata qe te servirin dhe “MUT”, e po s’pagove te vene pistoleten ne temth…

  37. Tepelena says:

    Shqiptaret nje pjese dermuese si komentues ne kete faqe apo personazhe si ky padroni i hotelit nuk meritojne te konsiderohen si njerez por mjerane. Turistat apo njerezite e zakonshem meritojne te konsiderohen me respekt si shqiptare apo te huaj , e verteta eshte se ne jemi pothuajse ne shumice te pa kontrolluar menderisht ,pa edukate ,mungese miresjellje,mendjemedhej,varferia e dikurshme dhe pasurimi mbrenda pak kohesh nuk eshte i forte per te cilesuar nje njeri si te vlefshem. Qe te besh nje veprim te tille do te thote se nje tregetar eshte nje kriminel dhe kaluar nje kafshe e cila nuk ben dem. Padroni i mencur duhet te shkonte tek ata ne tavoline tju kerkonte falje per vonesen dhe ti bente edhe sherbimin vete ne prezencen e kamarjerit . Kafsheria njerzore nuk ka brire ajo eshte edhe ne Evrope por njerezimi sot nuk ka nevoje per cfaqje te tilla , ne duhet te jemi te ndergjegjesuar se ai qe vjen ne Shqiperi e dine pak a shume se kush jane Shqiptaret por sjellja jone e mire dhe e forte ndaj dobesise tone nacionaliste e patriotike mund ta thyej edhe egoizmin e mbrendshem te turizmit dhe ta rifitoj mendimin se Shqiptaret kane probleme ekonomike por jane njerez mikepritesa kjo eshte e gjitha mikeprites qe kjo fjale e fundit eshte nje Utopi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje