Nga Ylli Pata
Prej disa vitesh Lulzim Basha dhe lidershipi i Partisë Demokratike kanë konsoliduar një diskurs politik jakobin, ku përdorin frazën “pranga”, duke premtuar se do të arrestohen zyrtarë të mazhorancës që ata i akuzojnë për krim, korrupsion, abuzime të tmerrshme etj.
Një diskurs që u përsërit edhe dje pas ngjarjeve të Shkodrës, ku pas konstituimit të Këshillit Bashkiak të njësisë më të rëndësishme vendore në veri të vendit, u premtua se opozita, pra PD, do të prangoste ata që Basha i cilëson si njerëz të krimit.
Pas zgjedhjeve lokale të vitit 2015, ku me mbështetjen e Ambasadës amerikane dhe Bashkimit Europian, PD fitoi një instrument shumë të fuqishëm politik, siç është ligji drakonian i dekriminalizimit, i cili largon çdo zyrtar që ka shkelur qoftë edhe njëherë në një stacion policie, jo vetëm në Shqipëri, por çdo vend të Bashkimit Europian apo SHBA.
Një instrument politik, i cili i dha një aset të rëndësishëm opozitës, pasi sulmoi politikisht disa eksponentë të rëndësishëm të mazhorancës, duke qenë deputetë apo edhe kryetarë të rëndësishëm bashkish.
Pikërisht ky instrument politik ju dha Partisë Demokratike, edhe si një mundësi për të mbështetur një aksion gjithashtu të rëndësishëm, madje më i rëndësishëm se sa dekriminalizimi, siç ishte reforma në drejtësi, si një instrument për të pastruar pallatin e drejtësisë, i cili më pas do të pastrojë të mëdhenjtë e politikës, apo “Peshqit e mëdhenj”, siç i cilësonte ambasadori amerikan Donald Lu.
Por ndryshe nga dekriminalizimi, Lulzim Basha kreu një rezistencë të fuqishme, madje të egër, ndaj reformës në drejtësi.
Refuzoi vettingun si instrument dhe monitorimin ndërkombëtar, duke nxjerrë teza sovraniste, e më pas dërgoi në Kushtetuese disa prej ligjeve më të rëndësishme të reformës, duke nisur nga vettingu dhe më pas të gjitha ligjet e hartuara nga Euralius dhe Opdat, si pjesë organike e zbatimit të reformës në drejtësi.
Në pranverën e 2017-s, kur duhet të ngriheshin trupat e vettingut, pasi kishte siguruar të drejtën e vetos nga pakti Meta-Basha-Lu-Vllahutin, me ndërmjetësimin telefonik të komisionerit Hahn, që në verën e 2016-s, PD pengoi ngritjen e tyre.
U desh ardhja e një zyrtari të lartë amerikan si Hoyt Brian Yee, i cili përveçse nxorri Bashën nga çadra, e bindi të rikthehet për të miratuar komisionet e vettingut.
Ndërkaq, me anë të manovrave anësore, PD dhe LSI shtynë juristët pranë tyre që të mos paraqisnin kandidaturat për trupat e vettingut, çka detyroi Ambasadën e SHBA dhe BE-së që të nxisnin aplikime masive për këto institucione nga juristë edhe jashtë organeve të drejtësisë.
Në vjeshtën e 2017-s, pas humbjes keqas në zgjedhje, PD u investua fuqishëm për dosjen “Tahiri,”, e cila doli pas hetimeve të grupit Habilaj nga ana e Prokurorisë së Katania-s.
Lulzim Basha kërkoi publikisht arrestimin e Saimir Tahirit. Dhe ja kërkoi kryeprokurorit të asaj kohe, Adriatik Llallës, i cili kishte me ligjin e asaj kohe kompetenca të plota.
Prokuroria, pas qëndrimit të Bashës, kërkoi menjëherë arrestimin e Saimir Tahirit, gjë që mazhoranca nuk dha leje, por duke kërkuar që të hetohet plotësisht ish-ministri i tyre, i cili u largua nga të gjitha pozicionet drejtuese në PS, dhe më pas u largua edhe si parlamentar.
Por në fund të vjeshtës, kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, denoncuan fuqishëm kryeprokurorin e atëhershëm Adriatik Llalla dhe nuk lejuan që ai të zgjaste mandatin e tij, ndërkohë që i kishte mbaruar, Basha doli hapur në krah të Llallës.
Opdat dhe Euralius, dy instrumente të SHBA dhe BE që punojnë ngushtë për reformën në drejtësi, kërkuan zgjedhjen e një kryeprokurori të përkohshëm.
Rama ftoi Bashën të hynte në proces për të propozuar një emër për prokurorin e Përgjithshëm. Kreu i PD-së nuk pranoi, duke e cilësuar pazar.
Prej largimit të Llallës, PD nuk ka njohur asnjë ditë Prokurorinë e Përgjithshme, atë të Krimeve të Rënda dhe organet e tjera të institucionit të akuzës, duke i deligjitimuar të gjithë zyrtarët e institucionit.
Po kush do të arrestojë sipas Bashës zyrtarët e korruptuar? Kush do të përpilojë dosjet për t’i dërguar në gjykatë? Askush, përveçse Prokurorisë, sado problem që të ketë ai institucion.
Një opozitë, me anë të mekanizmave të saj në Kuvend pikërisht synon ta forcojë e pastrojë një institucion me anë të ligjeve apo personave që propozon për këto institucione.
Ndryshe çdo veprim i saj, ose do të jetë i pabesueshëm, ose gjysëm i besueshëm, ose jo shumë i besueshëm për seriozitetin e shtrimit të tyre.
Në disa raste PD, me anë të njerëzve të saj ka gjetur dhe publikuar ngjarje të rënda, që kanë rezultuar si skandale, kryesisht nga deputeti Agron Shehaj, si rasti i Unazës së Re. Të cilat janë pritur nga publiku me interes dhe ka pasur një alarm e presion për t’i çuar në fund.
Ajo që mund të bëjë një opozitë është pikërisht presioni apo edhe kontributi për të shtyrë hetimet. Qoftë edhe duke dërguar dosje të plota në Prokurori, nëse ka dijeni dhe mundësi prej rrjetit të juristëve apo burimeve që një opozitë gjithmonë gjen akses.
Partia Demokratike, apo çdo forcë politike, qoftë edhe me mbështetje të gjerë, nuk mund të ketë monopolin apo atributin e së vërtetës në një akuzë apo fakt që ngre, ajo thjesht nxit apo shtyn një veprim institucional.
Por në historinë e saj, PD ka përdorur pikërisht retorikën jakobine e në të vërtetë nuk ka kryer atë që ka thënë.
Në vitin 1992, kur mori pushtetin në mënyrë plebishitare, Partia Demokratike nuk hartoi e miratoi dot një Kushtetutë, çka do të ishte themeli i Republikës së re postkomuniste.
Në vitin 1991, kur PPSH e Ramiz Alisë propozoi një draft Kushtetute, PD e hodhi poshtë, duke kërkuar që të miratoheshin vetëm disa dispozita kushtetuese me kusht që pas një viti të hartohet me konsensus një ligj themeltar i ri. Nuk ndodhi.
Në opozitën 1997-2005, Sali Berisha akuzoi mënxyrisht gjithë ministrat dhe zyrtarët socialistë, si mamuthë korrupsioni e të lidhur me krimin, por kur erdhi në pushtet nuk dërgoi në Prokurori, edhe kur e mori vetë këtë institucion, asnjë dosje ndaj zyrtarëve të PS-së.
Madje në një konferencë me Fatos Nanon, Berisha tha se akuzat ndaj tij ishin thjshtë luftë politike.
E kështu me radhë për të ardhur pas 2016-s, kur PD u përplas edhe me SHBA e BE-në për të pastruar drejtësinë nga njerëzit e lidhur me zyrtarët e korruptuar.
Nuk ka rrugë tjetër në një sistem si i yni përveç institucioneve për të dërguar akuzat e për të shtyrë hetimet.
Përndryshe, prangat që thotë Lulzim Basha janë thjeshtë prej letre, që grisen dhe hidhen në kosh sapo largohen kamerat në sallën bosh të konferencave të shtypit të selisë, që dikur ka qenë Shtëpia Qendrore e Ushtrisë Popullore.
Harroni se kush jane Berisha dhe Luli! Njerezit me te felliqur ne Shqiperi! Saliu hajdut,spiun dhe vrases dhe Luli i ka te tre keto “cilesi”! I ndjekin nje grup militantesh qe kane te njeten brume! E keqja shqiptre ka emer PD-LSI! Sal Brrish dhe pjella luli dhe Likja me Monen!
Ky njeri po të jetë kaq trim para se ti hedhë hekurat EdiRamës me shokë le të vejë në prokurori dhe të kërkojë drejtësi për rrugën e kombit dhe vrasjet e 21 janarit që ka gjithë ato akuza të drejtpërdrejta dhe pastaj ka të drejtën morale ti futi të gjithë në burg tëmkoruptuarit.Ai flet se ka kriminelë vetëm majtas po djathtas nuk ka?Që këtu ai flet kot më kot sepse më shumë ka djathtas se majtas..Populli ta dijë mirë Basha është shumë i zgjuar sepse dëgjon e ëexon çdo gjë shikon si është majtas edhe djathtas dhe hedh votën ku është më i sigurte se mund të rregullohet diçka.Por të akuzosh 30 vjet socialistët si komunistë të Enverit ku me shumë ka djathtas të tillë mendoj se kjo parti nuk vjen kurë më në pushtet si PASOKU në Greqi.Populli e nxori jashtë Agimin e Artë.Pse?Sepse sillej si P-D -ja në Shqipëri..Një ditë do behen zgjedhje të reja dhe Basha e Berisha do marin vesh se sa poshtë janë ose nuk do jenë në parlament fare..
Ke pjerdh or kamarier !
Te kisha mundesi, si krimb do te ja shtypja koken atij Saliut dhe gjithe gjenerates se tij, atij krimineli bandit qe jo vetem juristet i beri tre muaj tek plepat, por dhe policet nga me kriminelet e injorantet u ndalonin grave makinen me femije dhe u thoshnin: kush shkon ti? Ne familje, i pergjigjej ajo. Ik, moj ku ke familje ti, shkon ne ndonje vend tjeter ( nuk e thashe si e thoshnin policet e Sali kermes), apo te merrnin parate dhe gjitheçka tjeter . Policet e shtetit hajdute dhe kriminela. KJo eshte partia demokratike, ky eshte Saliu qe mbolli Lulezimin e ai nguli te birin e kriminelit te 2 prillit Ali Saphiun, apo Gazmend Bardhin, ate Gurakuqin e Griden e Salinjanin qe benin dashuri ne parlament.. Kjo eshte partia demokratike dhe me keta njerez , ajo do te ngelet nje çiban i keq ne trup te Shqiperise, po nuk u riorganizua nga fillimi me njerez te devotshem demokrate qe ka plot, ndersa ata qe dalin ne protesta sot per Lulezimin apo Voltanen nuk jane gje tjeter veçse ose njerez pa breke, idiota , injorante qe nenshkruan kontrata Lulzimi me ta (talle ata dhe veten se shekullin tjeter do vije ne qeveri ajo baster njerezore), ose garipa qe furnizohen nga burime te zeza per ti patur gangstera qe do hane koken e tyre. KJo ishte dhe eshte pd, nje OJQ private e Sali Berishes dhe Lulezim Bashes, kermes qe do bjere era sa te jete jeta. Te kisha dy jete, nje do ta falja per te shpetuar Shqiperine, por keshtu si eshte ndertuar, heronjte i bejne tradhetare dhe i nxjerrin nga varri, ndersa kriminelat dhe tradhetaret i bejne heronje i çojne ne vorrezat tek Nene Shqiperi! Prandaj eshte e domosdoshme qe intelektualet e devotshem dhe te pergjegjshem demokrate, ta nxjerrin nga thonjet e kesaj kaste partine demokratike ne rrugen e perparimit per vete dhe Shqiperine.
Qysh ne vitin 1997 analisti Gabriel Partosh i BBC shkruante se pd i shkojne mrapa vetem kriminelet rrugaçet e njerezit me aftesi te kufizuar mendore.