Kryeministri Edi Rama ka dhënë këtë mëngjes një mesazh për të gjithë ata që shfrytëzojnë guroret në Malin e Tomorrit.
Mesazhi i kreut të qeverisë vjen sot, kur edhe fillon Pelegrinazhi,, në këtë mal të cilësuar si të shenjtë.
Ai ka publikuar një video nga Tomorri, ndërsa shkruan se Mali i Mrekullueshëm do t’i zmbrapsë barbarët e pangopur.
“MIRËMËNGJES dhe këtë Ditë të Pelegrinëve, me këto pamje magjike nga Mali i Tomorrit, që është kthyer në sheshbetejën mes interesit kombëtar të mbrojtjes së tij nga shfrytëzimi i guroreve dhe gjykatësve të korruptuar, të cilët u japin të drejtë shfrytëzuesve për interesa të pista, i bindur që Mali i Mrekullueshëm do t’i zmbrapsë barbarët e pangopur, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
BRAVO SHTETIT,KAM DISA PYETJE???PERSE NUK E KE BERE QE KUR ERDHE NE PUSHTET?KE 7 VJETE DHE E LE NE KETE GJENDJE??PERSE NUK JA PRISHE KOKEDHIMES QE KUR I PRISHE DHE VJERRIT TE BASHES??BASHES JU KETHYEN LEKET NGA TAKSAT TONA??DHE KETIJ BESOJ SE PO??PERSE RAFINERIT I BLLOKOVE TANI??KUR KE 7 VJETE DHE I KE LENE CA KANE DASHUR,PA PAGUAR TAKSA,PA PAGUAR PUNTORET SIGURACIONET , GJITHANDEJ VENDI NE RRUMPALLE,,,KJO ESHTE NJE SHOHU I RADHES PER TE TERHEQUR VEMENDJEN E VENDIT NE VARFERI EKSTREME,,,,,
Shume keni pritur per barbaret e gurorereve dhe ata te inerteve qe pangopësisht po shkaterrojne shtratet e lumenjve prej gati 30 vitesh.
Qofte bere! ?
Tani u prishe me Ilir Meten ndaj.