Tre janë kategoritë e maturantëve që kanë të drejtë të aplikojnë online në formularin A1Z. Konkretisht, bëhet e ditur se formulari A1Z mund të plotësohet nga kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2019 dhe që kanë detyrim për të dhënë një, ose disa provime të Maturës Shtetërore
Edhe pse raundi i parë i aplikimeve ka përfunduar dhe ish maturantët presin në fund të muajit Gusht të dalin lista e degëve që kanë fituar për tu regjistruar në universitet. Ministria e Arsimit, Sporti dhe Rinisë u jep një mundësi të dytë jo vetëm maturantët e këtij viti por edhe atyre individë që kanë përfunduar cklin e mesëm të studimt të plotësojnë formularin A1Z në sistemin elektronik Matura Online.
Tre janë kategoritë e maturantëve që kanë të drejtë të aplikojnë online në formularin A1Z. Konkretisht, bëhet e ditur se formulari A1Z mund të plotësohet nga kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2019 dhe që kanë detyrim për të dhënë një, ose disa provime të Maturës Shtetërore. Të drejtën e plotësimin të këtij formulari e gëzojnë edhe kandidatët që kanë kryer shkollën e mesme jashtë vendit dhe që kanë kryer njehsimin e diplomës në komisionin përkatës në QSHA, dhe që rezultojnë se kanë detyrim për të dhëne një, ose disa provime të Maturës Shtetërore.
Formularin e plotësojnë edhe kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme në Shqipëri ose jashtë vendit, që nuk kanë detyrim për të dhënë provime të Maturës 2019, por që dëshirojnë të vazhdojë studimet në Institucionet e Arsimit të Lartë. Për të plotësuar formularin A1Z secili kandidat duhet të paraqesë tek mbikëqyrësi një vërtetim të lëshuar nga shkolla, i cili pasqyron provimet që ai ka dhënë dhe rezultatet që ka marrë në to. Vërtetimi, veç gjeneraliteteve duhet të ketë edhe këto të dhëna: “Provimet e detyruara dhe vlerësimet e shkallëzuara të secilit provim, nëse ato rezultojnë të fituara nga kandidati, si dhe provimin me zgjedhje që dëshiron të mbartë dhe vlerësimin e shkallëzuar të tij”. Vërtetimi pas përfundimit të aplikimit i bashkëngjitet kopjes së formularit A1Z, që mban shkolla dhe dorëzohet në QSHA, 5 ditë pas përfundimit të aplikimeve.
Janë katër kritere që çdo kandidat për në IAL duhet të plotësojë apriori përpara se t’i futet procesit të aplikimit. Përfundimi me sukses i gjimnazit, vërtetuar me diplomën e maturës, është kushti i parë.
Nota mesatare e barabartë ose më e lartë se 6.5 për programet e përgjithshme, mbi 7.5 për mësuesit dhe më e lartë për disa degë të mësuesisë, përbën një tjetër kusht aplikimi. Po ashtu, një kandidat që i futet garës nuk duhet të rezultojë i regjistruar në një tjetër program studimi, duke qenë se as sistemi nuk e lejon. Ndërkohë të gjithë ata të rinj që nuk arrijnë mesatatre 6,5 mund të aplikojnë në portal duke plotësuar formularin A1 për programe studimi me kararkter profesiona 2 vjeçar.
Procedura për të maturantët që nuk kanë kryer aplikimin A1Z këtë vit
Në datat 21-23 Gusht 2019 do të jetë i hapur sistemi i Matura Online për aplikimet A1Z.
Të gjithë ish maturantët që:
Kanë përfunduar shkollën e mesme para 2019 dhe kanë për të dhënë provimet e Maturës Shtetërore.
Kanë përfunduar shkollën e mesme para 2019 dhe nuk kanë për të dhënë provime të Maturës Shtetërore, por duan të aplikojnë për të vazhduar studimet e larta.
Duhet të paraqiten aty ku kanë përfunduar shkollën mesme në datat 21-23 Gusht, nga ora 9:00-12:00
Të gjithë aplikantët duhet të kenë me vete fotokopjen e diplomes (nëse janë diplomuar) dhe një fotokopje të kartës së identitetit.
Ndwrkohw ministria njofton se ky njoftim vlen vetëm për ata ish maturantë që nuk kanw kryer aplikimin A1Z këtë vit
Procedurat e aplikimi dhe regjistrimit në universitet për maturantët në Trojet Shqiptare
Ndërkohë nga data 20 – 30 Gusht 2019 do të kryehen aplikimet në universitet nga Trojet Shqiptare: Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja. Këta maturantë e kryejnë aplikim e tyre pranë universiteteve përkatëse që duan të ndjekin një progam studimi.
KRITERET E APLIKIMIT: Aplikimi kryhet vetëm për ata kandidatë që kanë përfunduar Shkollën e Mesme dhe që plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave.
Intervistat me aplikantët nga Trojet Shqiptare kryhen në datë 2 Shtator 2019 pranë Universitetit Europian të Tiranës.
Në datë 3 shtator 2019 shpallen listat e kandidatëve fitues nga Republika e Kosovës, me origjinë shqiptare nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Medvegja & Bujanovci
Në 12 shtator 2019 kryhet procesi i regjistrimit
DOKUMENTACIONI PËR APLIKIM
Formulari i aplikimit;
Kopje e dokumentit të lëshuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore, që vërteton se diploma e arsimit të mesëm është njohur, të shoqëruar me fotokopje të diplomës/dëftesës dhe listës së notave.
Fotokopje ID/Pasaportë;
Dy fotografi personale.
3 Raundet e Aplikimit në Universitet
Ashtu si vitet e kaluara, do të jenë tre raunde aplikimi. I pari do të ketë 7 faza 48-orëshe, ku secili aplikant ndjek ecurinë e procesit të shpalljes fitues të tij në një ose disa programe studimi të përzgjedhura në formularin e aplikimit. Nëse korrespondon merita me dëshirën e tij duhet të paraqitet në fakultet për të bërë regjistrimin në fazën përkatëse.
Zhvendosja e vizës së kuqe do të bëhet shtatë herë duke shpallur fitues të rinj. Në degët ku nuk ka më kandidatë në pritje, lista rikthehet edhe njëherë nga fillimi. Ndryshe nga i pari, raundi i dytë ndahet në 5 faza, ndërsa i treti në tre faza 48-orëshe.
Në përfundim të garës, nëse ka ende kuota bosh, MAS iu lë dorë të lirë universiteteve të regjistrojnë studentë të rinj. Mjafton që ata të kenë aplikuar. Në këtë pikë duhet pasur kujdes. Kandidatët duhet të tregohen vigjilentë, duke aplikuar në degë që i dëshirojnë, por edhe meritojnë. /Gazeta Liberale
Po mire po kjo bjondja qe ka nxjerr keshtu gjoksin si lope ca reputacioni i jep ketij universiteti?