Nga Mero Baze
E vetmja gjë e qartë që duket tek ligjërimi politik i Lulzim Bashës, është paqartësia se çfarë do të bëjë këtë vjeshtë me opozitën. Tre faktorët kryesorë që mbështetën projektin e tij për daljen nga sistemi, tani kanë tre qëndrime të ndryshme për mënyrën se si duhet të rikthehen në sistem, duke ja bërë shumë më të vështirë mbijetesën.
Sali Berisha, frymëzuesi kryesor i bojkotit të Parlamentit dhe bojkotit të zgjedhjeve, ka dy muaj që hesht tinëzisht për atë që ka bërë, pasi jo vetëm që nuk do të marrë përgjegjësinë, por dhe të kërcënojë ende me heshtjen e tij.
Prej 30 qershorit ai nuk ka lënë gjë pa thënë, përveçse çfarë duhet të bëjë opozita. Ka folur për veshë të prerë në disko për drogë, ka qarë hallin e Sandrit që ka dalë nga Digitalbi, ka sulmuar Blushin, biles ka shkruar për çdo avion ushtarak apo civil që ka fluturuar mbi qiell, por nuk ka thënë asnjë fjalë për mandatet e fluturuara të opozitës shqiptare, frymëzuar prej tij.
Ai tani po kërcënon me heshtjen e tij, duke i mbajtur të gjithë nën terror të mos reflektojnë për atë që ka ndodhur.
Kjo duket qartë në fjalitë pa kuptim të Lulzim Bashës, që nisin me premtimin për revolta dhe mbyllen me premtimin për bisedime, pa ditur ku ta vërë theksin.
Por PD vazhdon të jetë kundër 30 qershorit dhe 13 tetorit, pikërisht për shkak të heshtjes së Berishës.
Faktori i dytë politik më i rëndësishëm i opozitës, LSI, tashmë ka qëndrim tjetër. Ajo është pro zgjedhjeve të 13 tetorit të shpallur nga Ilir Meta, por që janë zgjedhje në letër, dhe shërbejnë vetëm për të bërë diferencën e saj politike nga PD. Ata po ashtu janë për bisedime dhe rikthim në sistem, duke ndjerë rrezikun e shkrirjes si parti.
Në fakt, projekti më ekstrem i Ilir Metës, është që pas shkarkimit nga president, të vihet në krye të opozitës duke eklipsuar dhe Bashën, çka mund të jetë një garanci më e madhe dhe për Berishën, i cili e shikon si bashkëvuajtës me halle të njëjta.
Faktori i tretë politik, që i shërbeu Lulzim Bashës për dekor, janë pesë aleatët e vegjël të tij, të cilët tanimë kanë qëndrim të ndryshëm dhe nga PD, dhe nga LSI, dhe duket se duan urgjent të kthehen aty ku ishin. Por për ata është vonë, pasi tashmë janë të parëndësishëm për PD.
Krijimi i Bindjes Demokratike dhe ndoshta një partie tjetër në Kuvend nga opozita parlamentare, do të lindë nevojën urgjente të PD që në rast se duhet të bashkohet me ndonjë aleat të vogël, duhet të bëjë paqe me këta që po i shkëputen, dhe jo me ata që ka thirrur për dekor.
Për Bashën, nëse do që ndonjëherë të bashkojë PD, i vlen më shumë paqja me Topallin, Patozin, Ristanin, Hajdarin, Murrizin etj, se sa me Mediun, Dukën apo Ndokën, që i kishte vetëm si skemë për të përzënë këta të parët nga partia. Tani partitë e vogla që po shkëputen nga PD do të krijojnë një gropë të re, e cila i bën të padobishëm aleatët fallco dhe do lindë nevojën për aleatë realë.
Lulzim Basha duket se nuk është i gatshëm të menaxhojë asnjë nga këto probleme. Ai nuk di çfarë të bëjë me Berishën, që është bërë si “mali që s’bzan”, nuk di çfarë të bëjë me Ilir Metën, që ka marrë malet, nuk di çfarë të bëjë me aleatët fallco, që i ka marrë më qafë dhe as nuk di ç’të bëjë me fraksionet që po dalin nga PD dhe që po e marrin atë më qafë.
Të gjithë ata që presin se çfarë ai mund të bëjë në vjeshtë, e kanë kot. Ai është si ata ngelësit që kërkon ta shtyjë provimin për dimër.
???I forte je Z. Baze Tani po ngeli dhe ne Dimer Basha me PD le ta perserisin Vtin perseri se u pa kjo pune per ta.????
Oz. Mero , une nuk e kuptoj pse merreni ma me Lulin , Monen , Duken ,Dashin , Nardin , Dulen , Mediun , Berisheñ qe nuk jane asgje tjeter veç njerez rruge dhe kriminela . Opoziten e keni ne parlament me ata duhet me bashkepunu . Ta kene te gjithe te qarte i madh dhe i vogel se mos ti geñjejne njerezit kot se zgjedhjet parlamentare jane ne 2021 shin , ata lokalet u bene dhe mbas 4 vjetesh do behen tjerat siç e ka kushtetuta ,qe i takon ne 2023shin , ju besoni bro çkullave qe fliten lart e poshte .
Rama fitoi bindshem si rezultat I votimeve te popullit (jo si Sali Gerdalla qe I duheshin kualicjone sa here vinte ne pushtet) dhe keta kerkojne e kryeministrit.. Politika shqiptare duhet te heqi dore nga kerkesa te tilla te pakuptimta.. Vetem aty degjon se nje opozite do zgjedhje te pergjithshme sepse 2 vite te shkuara ne e dinim qe ju kishim ne dore por tani na u tek.. That’s not good enough.. Keni lider pa vizjon.. Koka ne Shqiperi per kolltuk (jo karrige) dhe zemra ne Hollande.. Kaq e thjeshte..
Mero po te kujtoj nje poezi satirike te Gjike Kurtiqit ,natyrisht te para 90..,s,botuar ne ,,Hostenin,,e famshem …Disa vargje natyrisht..
Vjeshtuket
Vijne prej qytetit ,vijne prej katundit
Vijne te provojne fishekun e fundit
Ecin rruges pa bere fjale
Sikur te ishin ilegale
Natyrisht ishte jo denigruese,sepse ne ate kohe ne vjeshte perfundonin mijra nxenes dhe studente,praktikisht nuk mund te paguaje.E shumta ndonje i dergonte mesuesit ca veze ,djathe apo kokosh te therur,per te marre deftesen e klases se 8 ..te sepse te gjobiste keshilli.
Ndersa Basha ne vjeshte kerkon jo vetem provimin ,por edhe diplomen ….per te qeverisur ,edhe pse ka 6 vite qe nuk ka kaluar asnje provim.Kerkon me cdo kusht sepse edhe sondazhet ,jo vetem te Zaloshnjes por sidomos ato italianet e nxjerrin si humbes te madh te garantuar.Prandaj,duke perfituar edhe nga gabimet e Rames,nen diktatin e dyshes me kriminele ne Shqiperi,Berisha ..Meta. kerkon te marre pushtetin me dy faza…e para qeveri tranzitore nen drejtimin e ndonje ,,,socialisti,,te tipit Malaj,Milo ,te cilet jo pa aresye jane aktive kohet e fundit .Pastaj me kete qeveri te tipit ,,Ahmeti,,,te 92. ..it te bejne kerdine ne votime me bandat e tyre .Jo me telefonata e blerje te ca votave por me rrembim me dhune te kutive dhe pengim me dhune te votuesve te majte.Pra plani eshte i thjeshte i qarte.Dhe ka jo pak banda te cilat Basha Berisha dhe Meta mund ti paguajne plus banda e madhe e 80 perqind te medias.Ky eshte plani per te marre ,,diplomen,,e vjeshtes.Nderkohe qe ne prag te vjeshtes kreu i bektashijve dekoron Meten,duke e shderruar Shqiperine ne ,,republiken e pare bektashiane ,,ne bote…Meta tashme eshte shnderruar si Kahmeini i Iranit.Presim vetem ,,rojet e revolucionit ,,te shtepise publike te Jales.Nuk kisha degjuar qe ne bote udheheqesit fetare te shperndanin dekorata,kjo eshte nje shpikje shqiptare.Nuk e di ne se do te vazhdojne me dekorime edhe kryemyftiu,kryepeshkopet kristiane,sektet e vogla fetare…
ILIR FLORIRIN PAS SHKARKIMIT E PRET BURGU, DO DALI FLORIRI I VJEDHUR, DHE MALET PO TE MARRE DO KAPET.
Ka kohë për opozitë. Sigurisht që pas vjeshtës, dmth aty nga viti 2020 e në vazhdim. Së pari të përfundojë ngritja e GjK, sidomos kësaj, por dhe asaj të Lartë. E para lipset për t’i dhënë dum disa ngërçeve që opozita në koordinim me presidentin krijoi, duke i bërë së pari dëm vetes dhe pastaj vendit. E dyta, si imperativ, vjen shkarkimi i Ilir Metës. E treta rezultati i vendimit të Këshillit të Ministrave të vendeve të BE, për hapjen e negociatave. Kjo i bën palët politike t’i vënë gishtin kokës, secila vartësisht vendimit që do të merret në 17 tetor. E katërta krijohet SPAK, i cili hap disa procese deri më tani të bllokuara, të cilat lidhen me atakimin direkt të “peshqëve të mëdhenj”, si premisë që pastrimi i politikës të vijë nga lart. Mbasi përfundojnë këto fillon dialogu, pozitë-opozitë, tashmë pa kushte, rezultat i parë i të cilit duhet të jetë miratimi i Kodit të ri Zgjedhor. Dhe mbas kësaj mund të bihet dakord për zgjedhje të reja të parakohshme. Të gjitha këto brenda pranverës së vitit 2020, se pastaj futemi në vitin ekektoral, çdo gjë mund të kompromentohet dhe fundi do të jenë zgjedhjet e zakonshme ato të vitit 2021. Me cilën opozitë, këtë do të na e prezantojnë vetë ata që pretendojnë se janë, jo me fjalë, por me vepra të tillë, kryesisht si një alternativë e besueshme ndaj maxhorancës aktuale. Sidomos të tregohet kjo nga opozita, jo me lidershipin aktual, tashmë të diskredituar keqas. Në të kundërt, vartësisht çdo sjellë koha, le të presin 2025-ën.
Shqiptare deklarohuni vlleh qe te merrni pashaporte greke dhe votoni Saliun dhe Lul Bashen vetem keto do ti bashkojn popujt e Ballkanit
Jo per vjeshte po ne klase kane ngel pozita dhe opozita….Vaj medet per Shqiperine pa politikan pa gazetar e pa buke ….
Ngaqe je shume I pavarur mero nje fjali a germe kritike apo qortuese ndaj qeverise nuk e gjen kurre ne gazeten tuaj e jo me te gjesh artikull apo editorial.Neser do thuash isha gazetar i stabiliterit Jo demokracise dhe pse e fillove ndryshe.Para te ben gjemen e sidomos kur e merr qyl e te piste!
Jepi 71 deputete e shihe se cfare do te beje.Me 0 pushtet tani bile shume po ben.
Z.Mero:Megjithse vape perveluese Gushti..nxitova te lexoj shkrimin tend per LULIN 7×7=42.
-Analiza juaj eshte per ata qe kan veshe te degjojne.Por Luli nuk ka vesh te degjoj dhe mendje te gjykoi.
Pasi ate e drejtom Saliu,i cili qe ne 30 qershor nuk eshte pare mê ne KINOSHQUP.Tashme Luli ka ngel si ania ne dete te hapur ne rrezik-mbytje.Pse :
1-Saliu nuk e ndihmon me pasi e pa se ky..i dolli kungull,nje adoleshent qe ja beri peshqesh Argita kur te dy ne UNMIK-Kosove i bene gjemen UÇK dhe Kosoves.
2-Te gjitha partit opozitare i bien FYELLIT sejcili per hesap te vete ne detin plot dallge pa rruge-dalje as ne vitin 2050.
3-Tashme opozita eshte ne agresion te hapur me gjithe faktorin nd/kombetar me keq se asnjehere ne 30 vite.Athere çduhet te bej Luli!?
1-Qe te shpetoi nga nje atak…dhe te gezoj pasurine e vene me “djersen e ballit”..te japi foreheqjen sa me pare e te shkoi ne Hollande te japi provimet e te behet me dipllome te cilen nuk e ka dhe po genjen militantet qe i shkojne pas per 10,15,20.mij leje te vjetra.
2-Ti mbushi mendjen edhe Saliut qe dhe ky te shkoi ne Viçidol,Beograd a Rusi…pasi ka qe ne 1974 qe u sherben atyre e jo vendit.
3-PD te reformohet 90 % duke spastruare horrat e morrat..
4-Udheqja e re te dakortsohet ne kodin zgjedhor sipas osbe/odhir e maxhorancen e te futet ne zgjedhje ne 2021.
-Te gjitha rruget e tjera jane te zena per L.Bashen.