FOTOT: Liqeni i Belshit, destinacioni turistik për të kaluar fundjavën

25 Gusht 2019, 13:00Turizëm TEMA
FOTOT: Liqeni i Belshit, destinacioni turistik për të kaluar

Me një pamje të veçantë, florë dhe faunë të larmishme, liqeni i Belshit është një nga më të mëdhenjtë prej atyre të Dumresë me sipërfaqe rreth 26,8 hektarësh.

Edhe pse në përfundim të punimeve, liqeni i Belshit po kthehet në një destinacion turistik jo vetëm për banorët e zonës, por për qytetarët nga i gjithë vendi.

Pjesë e një projekti modern, i cili po zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me financimin e qeverisë shqiptare synon ta transformojë në një zonë në shërbim të komunitetit.

Punimet parashikojnë: rikonstruksionin e rrugës hyrëse të qytetit; që përfshin ndërtimin e trotuareve, instalimin e sistemit të ndriçimit, gjelbërim dhe sinjalistikën rrugore, ndërtimi i pedonales dhe korsisë së biçikletave buzë liqenit, ndërtimi i vendeve të parkimit, hapësira rekreative.

Qyteza buzë liqenit mirëpret vizitorë duke kombinuar natyrën e rrallë, me kulinari karakteristike dhe bio të zonës, si dhe shëtitjet pranë pedonales.

2 komente në “FOTOT: Liqeni i Belshit, destinacioni turistik për të kaluar fundjavën”

  1. Epirioti II says:

    Pse duhet me e zevendesu fjalen shqipe “SHËTITORE” me “Pedonalia” qe ngjan si bashkimi i fjaleve Pedo + Analia kete nuk e kuptoj dot ?!

    Gjithsesi, te kthehemi tek tema.
    1. Shetitorja e re dhe unaza qe po ndertohet rreth liqenit e kane transformu 400% Belshin dhe eshte shume kendshem te kalosh nje mbasdite aty.

    2. Duhet urgjent te behet apo permiresohet lidhja e rruges se makinave ne dy krahet e shetitores, qe eshte keputur pikerisht nga ndertimi i shetitores. Nuk ka asnje tabele qarkullimi se si duhet te kapercesh shetitoren me makine.

    3. Dy liqenet ne jug dhe jug-perendim te liqenit te Belshit kane kapacitete mjaft me te mira per tu zhvilluar per turizem se nuk ka shume ndertime dhe jane pak me te medhaja se vete liqeni i Belshit (ne vecanti Liqeni i Rrrumbullaket ne Seferan). Ketu ndodhet edhe restoranti me i mire i zones: “Bujtina Zejtaria”

    4. E gjithe zona do nje plan rregullues urgjent, te shpallet zone e mbrojtur turistike dhe te kontrollohen vendet dhe cilesia e ndertimeve se ka filluar degjenerimi. Kur vijne leket vjen edhe shkaterrimi i natyres.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje