FOTOT: “...ëndërro Monakon, shijo Sarandën”

23 Gusht 2019, 10:11Turizëm TEMA
FOTOT: “...ëndërro Monakon, shijo Sarandën”

Nga Panajot Zoto

Nuk më kishte ndodhur ndonjëhere që, në shtëpinë time, një vizitor i huaj të  shprehej me superlativa për qytetin tim, Sarandën.

Ai  ishte polaku Kamil Benebek. Erdhi në Sarandë nga Londra (ku punon me një familjarin tim), me një axhendë disi të pa zakontë. Bashkë me bashkëshorten, stjuardesë në një nga aeroportet e Londrës, dhe me djalin 10 vjeçar, Michael, do të qëndronin një javë me pushime  në Sarandë, pastaj do shkonin në  vendlindjen e tyre, Poloni.

Më nderuan me një vizitë të paplanifikuar në shtëpi, dhe Kamil, me intuitën që karakterizon një europian, i thotë  Marjos që e shoqëronte, të mos shqetësoheshim ngaqë shtëpia ishte paksa rrëmujë dhe e zhurmshme nga “zënkat” e nipëve e mbesave, që si çdo verë kthehen nga emigracioni dhe kalojnë pushimet me gjyshërit në Sarandë.

Ime shoqe, sipas zakonit, serviri pije dhe pyeti në se polaku donte ndonjë birrë.No, no.. tha ai, RAKI, RAKI. Ktheu gotën dhe shprehu me një mimikë dalluese kënaqësi. Unë i thashë se polakët pinë birrë, se dallohen edhe këtu si  birrë pijës nëpër lokalet e natës. Ai qeshi dhe e miratoi si fakt, por tha se rakia bënte dallim…

I thashë se në qytet kishte shumë turistë nga Polonia dhe e pyeta në se kishte takuar ndonjë  bashkombas. Tha se  kjo ishte e vërtetë, dhe shtoi se si vet ai, me sa ishte takuar, ishin mrekulluar nga bukuria e këtij qyteti, që të josh e të bën për vete, sidomos  me shumëllojshmërinë e dritave gjatë orëve të mbrëmjes.

Saranda e heshtur gjatë muajve të dimrit gjallërohet tridimensionalisht në pranverë, merr jetë e “digjet”  gjatë verës. Gushti  është muaji ku “dashuria-dielli-deti” shpërfaqen  me gjithë  bujarinë për mijëra e mijëra pushues që e shumëfishojnë popullsinë e këtij qyteti Jonian.

Duket se  vetëm pushohet  dhe nuk punohet këtu. Por jo. Është veç iluzion që e  krijon zhurmnaja e ditë-netëve, pasi  kjo ushtri e stërmadhe turistësh nuk mund të qëndroj pa një prapavijë  njerëzish në shërbim të tyre.

Të punësuarit në këtë industri janë me qindra, të ardhur  edhe nga  qytete të tjera, për shkak të kapaciteteve të pa mjaftueshme specialistësh që ka vet Saranda.

Ditet në qytet i ngjajnë pak a shumë njera- tjetrës. Amatoret e sportit te vrapimit, por dhe dhjetëra të tjerë  me të moshuar, mes tyre  shumë turistë, ngrihen herët dhe zbresin buzë detit.

Shëtitoja i ngjan një  piste garuesish, të cilët largohen sapo rezet e para të diellit bien mbi  det. Pastaj zbresin tregtarët e suvenireve që ngrejnë tezgat bri njëra- tjetrës, duke formuar kështu, një “ merkato” të stërgjatur në gjithë shëtitoren.

Të apasionuarit e shëtitjeve me skafe, imbarkohen në skafet- taksi, të pronontuara  qysh në mbrëmje, dhe nisin rrugëtimin  për të eksploruar dhe shijuar bukuritë e detit Jon.

Plazhet në disa kilometra gjatësi  brenda harkut të qytetit,  mbushen plot sapo dielli lëshon rrezet mbi qytet.Por jo vetëm. Plazhet me emra vendesh si “Bora Bora”, “Pasqyra”, “Manastiri”(pa përmendur plazhet ekzotik të ishujve të Ksamilit) dhe më tej në veri: “krorëza” me kampikun e vet, e dhjetëra  “xhepa” rëre me ujë të kristalte përgjat bregut deri në Borsh e më tej, janë mikëpritësit e përditshëm të ushtrisë turistike.

Po nuk janë vetëm plazhet. Monumentet e shumta natyrore si  “Pllakat”, “Syri i Kaltër”, “Gjiri i Kakomesë”, “Pylli i Butrintit”, pse jo dhe “kanali i Vivarit”, apo vendet historike: Butrinti  e  Amfiteatri i Finiqit,  “Kisha e 40 shenjtorëve” , “Sinagoga”, muzetë dhe  kalaja e Lekursit; të gjitha këto janë destinacione që mbushin jetën e përditshme të të gjithë atyre që përzgjedhin Sarandën si destinacion turistik.

Vet qyteti, Saranda, është një monument natyre, për të cilin polaku Kamil Benebek  do përmendte një referencë për qytetin, lexuar në një shkrim, autori i të cilit thoshte: “…ëndërro Monakon, shijo Sarandën”, ç’ka e kishte bindur për aventurën e tij.

Dhe nuk janë të paktë vizitorë e gazetarë të huaj, që kanë shkruar dhe ia kanë dedikuar Zotit këtë  bukuri të rallë të krijuar prej dorës së tij. Veçse nuk ka pse mohojmë edhe dorën e njeriut, që në këto dekada të fundit ka ndryshuar performancen arkitekturore, infrastrukturën dhe mentalitetin  njerëzor, por që ende nuk është e mjaftueshme.

Nëse pushtetarët vendor dhe sidomos ata qëndror, do ta besonin sinqeritetin e propozimit të një gazetari  francez, që shkruante se “duhet ende punë që dora e  njeriut të ndërtojë të njëjtën infrastrukurë si në rivierën franceze….dhe, nëse kjo ndodh ky qytet bregdetar shqiptar do të  qëndroje, ndoshta, edhe më lart se Monte Carlo…”, do ta vinin në prioritetet e zhvillimit turistik këtë qytet, që, pse mos ta themi, nuk është parë me këtë seriozitet këto vitet e fundit.

17 komente në “FOTOT: “…ëndërro Monakon, shijo Sarandën””

  1. Ida says:

    Po une qe akoma nuk e kam pare Saranden asjehere ne jeten time ?

    1. DuHeT says:

      Merr burrin dhe shko, ske pse e vrenjt fytyren e bukur dhe pret qe te te kalojne edhe vite te tjera. Mos “e mbyt” veten me vetmi sepse me pas vetmia te “mbyt” ty.

    2. DuHeT says:

      Ida, mos lejo aspak trishtim ne fytyren tende te kendeshme por merr burrin e shko. Mos ji thjesht me shiqeri “virtuale” dhe e mos e vendos veten ne “vetmi” sepse me pas “vetmia” eshte e demshme per ty. Tung!

    3. Lul kamarieri milardieri says:

      Hip ne nje X5 dhe jo Saranden por Ferrin do te shohesh.

  2. White Tiger says:

    Foto 3 nuk este Saranda por plazhi Kasiopi ne Korfuz.

  3. rroku says:

    Shijo Saranden se cmimet i ke njelloj si ne Monako bile si shperblim ha dhe nje dru se ka plot KOKEDHIER andej….

    1. Komshiu i Qazimit. says:

      Rroku,
      Nderime. Dhe Jo vetem kaq. Jo vetem çmimet. Me çmime me te kripura se deti, merr racione si ushqim per mace.
      I keni pare apo pjata si kapele meksikane? Gjithe ajo pjate 1m diametri, dhe ka nje grope ne mes per rizoto ose spaghetti 5cm, si mut maceje.

  4. Xhike says:

    E dikur c”kam hequr?
    Mua me shanin me masakronin ne zp shekulli panorama top channel etj
    Vepren time e mburrin tani te huajt
    Ju llapaqene vini vete pergjigjen
    Populli thote
    “O fol e mba
    O dhit e ha”

  5. Xha teme, i Sateme says:

    Shko ha edhe ndnje peshk te Mihali………ne kthim per Londer.

  6. adri says:

    Per nje autosatisfaction per Z. Zoto dakord, perndryshe eshte total e kunderta e jo vetem Saranda por qe nga Thethi e ne Konsipol.
    Kalova keto 3 jave ashtu sikur kam kaluar ne vitin 2000!

  7. Niku says:

    Jeni qesharak kur beni krahasine Sarande-Montacarlo… mgjth ca flas une kur krahasohet Roskoveci me Toskanen.. Ka bukuri pa fund Shqiperia, por evitoni krahasimet groteske.

  8. Miti says:

    Saranda dhe Monako kane te perbashket betonin, ne Monako nga halli se vetem 2 km katror eshte, ndersa ne Sarande dhe kudo ne Shqiperi nga qefi, harbuteria, makuteria. Por nese ne Monako qe te gjesh nje bisht cigareje te hedhur ne rruge duhet te lodhesh shume, dhe ne fund as nuk e gjen, ne Sarande ka plera pa fund, ne cdo cep, shishe plastike, qese, letra, pluhur e balte qe mbulojne dhe asfaltin. E nese ne Monako ne cdo cep te mundshem mbjellin lule e bime dekorative ne Sarande ka plot ferra dhe barishte te keqia cep e me cep. E ndersa ne Monako kane vetem 1 plazh (Larvotto) edhe ai artificial, ne Sarande ka plazhe boll, por ka barbare me sjellje karkaleci qe i shfrytezojne dhe i frekuentojne. Se karkaleci kudo shkon, shkreton cdo gje te gjelbert dhe te bukur, e me pas largohet per te shkretuar diku tjeter.

  9. taras bulba says:

    Nga larg kukull , nga afer panukull , kete qe shkruaj ua garanton nje qytetar dem baba dem nga Saranda …….futu ne brendesi te qytetit dhe do te kuptosh se jo vetem nuk eshte Monako , eshte gabim te behet paralelizmi por ngjan me qytetin Kandahar ………..
    Keshtu e deshin te gjithe kryetaret e bashkise dhe ashtu u be , tani bejne te gjithe te pafajshmin , te paditurin , botojne foto nga larg , premtime pompoze sa mbarojne 4 vjecarin dhe pastaj i shikon miljonera ………
    Te gjithe moren pjese ne shperberje , kush me pak dhe kush me shume , te gjithe paperjashtim ama ……..tani shofin se sa poshtersi eshte bere , tani eshte shume vone ama , cdo hedhesh , do presesh ………….

  10. Mirfa says:

    po un qe i kam endru dhe shiju te dyja nga 4-8 2019 deri 11-8-2019 ne MONAKO dhe nga 15-8-2019 deri 20-8-2019 ne shqipri dhe sarand qfar komenti te jap ,vetem nje gje po ju them dhe qfar them eshte e vertet ,dhe kushe nuk e beson le te shkoj te redaksia e Gazetes TEMA dhe te kerkoj emalin tim ,qe tu mbush mendjen me qfar do qe te me kerkoni .ndryshimet jan te shumta ,po nje gje po ju them,ne shqiperi ne vlor , dhe jo sarand kam shpenzuar per 4 dite 4000 euro ne Monako kam shpenzuar 2200 euro,??????

  11. xy says:

    Mirfa si kosovar qe je, mashtron.Menuja juaj eshte speca te skuqura nga shtepia.Por ngadal do seleksionoheni sepse jeni pa interes ne turizmin shqiptar.Te piset vjedhes dhe te pa sjellshem.

  12. Olimpia says:

    Te nderuar komentues,Zoto ka bere nje artikull propozitiv per qytetin e tij .Natyrisht ben shume mire .E gjithe bota ben keshtu .Deshmon ate qe eshte arritur por edhe deshiren per permiresim .Dhe shume kritika nga ju jane te verteta.Por e verteta ,jo per oportunizem qendron diku ne mes.Saranda nuk eshte Montekarlo.Por Montekarlo nuk eshte qytet i njerezve te zakoneshem ,por i miloniereve dhe miliardiereve..Nderkohe qe Saranda ,me doren e forte te shtetit dhe investimet private mund te shnderrohet ne nje ,,Montekarlo,,per turistet e thjeshte.Kaq do te mjaftonte.Te jesh optimist per vendin tend ,edhe pse shume gjera nuk shkojne,eshte me mire se te nxish cdo gje ,thjesht per snobizem apo interesa politike te castit.Fakti qe miliona turiste ,qofshin te huaj ,por edhe vellezerit tane nga trojet shqiptare pushojne ne Shqiperi duhet te na jape kenaqesi dhe shprese.Qindra mijra njerez qe punojne ne turizem nuk jane ,,Kokdhima,,por ne shumicen dermuese njerez te ndershem qe perpiqen per familjet e tyre por edhe per vendin .Sepse nje lule ne kopshtin tend zbukuron edhe rrugen qe eshte e te gjitheve.

  13. laramani njengjyresh says:

    Na çate trapin deri dje duke thene se u shkaterrua Saranda, u mbyt Saranda nga ndertimet pa leje e pa kriter, u shperfytyrua Saranda. E tani delni e na perrallisni per Saranden rilindase qe qenka Monaco.
    Kur shkova ne Sarande para dy muajsh dhe pashe aq shume polake, thashe me vehte kjo eshte nje mrekulli, se kot nuk vijne keta. Te nesermen u merzita me Saranden dhe thashe po keta bolet, kaq idiota jane sa bejne mijra kilometra deri ketu?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje