FOTOT: Rama nxjerr fotot e transformimit të Shirokës

19 Gusht 2019, 11:24Turizëm TEMA
FOTOT: Rama nxjerr fotot e transformimit të Shirokës

“Vazhdon gur pas guri, në kuadër të Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, projekti i transformimit të Shirokës magjike e të rrënuar në dekada të tëra harrese.

Ky projekt transformues i qendrës së Shirokës, do të pasohet nga projekti i madh i një nderhyrjeje tërësore, me rindërtimin e rrugës e të infrastrukturës së ujësjellës-kanalizimeve, si edhe ndërtimin e “Lungolagos”, shëtitores përgjatë vijës liqenore nga Shiroka deri ne Zogaj, një potencial deri më sot krejt i fjetur dhe i jashtëzakonshëm i zhvillimit turistik të Shkodrës”.

Kështu shkruan kryeministri Edi Rama, që ka postuar fotot e mëposhtme.

4 komente në “FOTOT: Rama nxjerr fotot e transformimit të Shirokës”

  1. shkodran says:

    Sa per Shkodren shpresoj ta kapesh ne dore se eshte QYTETI I FUNDIT QE LENGON. Ke lezet te shohesh Korcen transformimin dhe zgjuarsine e atij qytetit.
    30 Vite dekomraci dhe 30 vite e udhehequr nga PD i vetmi investim qe u be ne ate qytet ishte nje pedonale 100m edhe kjo me fonde te huaja.
    8 vite ne qeveri PD investime me pak se minimale per nje qytet qe e ka votu me fanatizem dhe patjeter injorance qe vazhdon akoma. Mendoj qe investimet qe po ben Edi jane nje shperblim per te gjithe ato shkodrane qe kane sabotu ktu e 30 vite votimet (dhe nuk jane pak ne numer) si dhe per ato qe kane votu ktu e 30 vite per ta largu kategorine e shftyrezuesave dhe “viktimave” te anti-komunizmit (flas per nje pjese te madhe sepse ka me te vertete nga ato qe ka vuajt edhe pse te paket ) te cilet nuk e duan zhvillimin por me te njejtin metalitet komunist me sy mbyll shkojne e votojne PD. Per nje gja me vjen mire PD ka tall dhe vazhdon ta talli rregullisht per 30 vite rresht trapin dhe cdo gje tjeter me kategorine e anadollakeve. Shpresoj ti vije dita Shkodres per tu zhvillu sepse 8 vite ne pushtet PD -ja i pa te arsyshme te mbushte xhepat.

  2. Spathi says:

    Fotografite jane te Voltanes, kryesisht me fonde te Bashkise se Shkoders.

  3. Faslli Flluska says:

    Allah, Allah, çfarë po bënë kjo Rilindja!! Kantjer e ka kthyer gjithë Shqipërinë. Gjithë këtë sipërfaqe, më të madhe se dy dhoma e një guzhinë, (nevojtorja përjashta) po e shtron me pllaka. Lëmë o zot të rrojë, ti shohë këto ndryshime kaq vigane të kësaj Rilindje, e cila, jo vetëm po eklipson rilindjen tonë të parë, por është duke nxjerrë në plan të dytë edhe rilindjen europiane! S’janë gjë hiç ato që bëri Napoleoni III për Parisin në raport me këto që po bënë Napoleoni ynë për Shqipërinë. Zot, ymër jepi Edi Ramës, vetëm për ymër ka nevojë ai, pa për të tjerat nuk ja ha qëni shkopin.

  4. sapa says:

    Investimi me imadh qe mund te behet eshte ai kunder korrupsjonit.Bulevardet dhe betonet nuk kane vlere fare para kesaj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje