FOTOT: “Ylli i Mesdheut”, një shembull për zhvillimin e turizmit nga Mali i Zi

20 Gusht 2019, 10:02Turizëm TEMA
FOTOT: “Ylli i Mesdheut”, një shembull për zhvillimin e

Sipas raportit të fundit të Komisioni Europian, Mali i Zi është shpallur “Ylli i Mesdheut” për tremujorin e parë të këtij viti. Sipas të dhënave statistikore europiane, në tre muajt e parë të vitit 2019, Mali i Zi regjistroi një rritje prej 49% të numrit të turistve.

Ekspertët thonë se Mali i Zi ka avantazhe serioze në krahasim me fqinjët e tij në Ballkan dhe Mesdhe, falë paketave të lira dhe investimeve e lehtësirave fiskale në destinacionet kyçe turistike.

“Licencat për investitorët në destinacionet turistike në Mal të Zi jepen vetëm për disa muaj. Për më tepër, karburanti për varkat dhe anijet ka çmimin më të ulët në rajon”, shkruan gazeta kroate “Jutarnji”.

Sekretari i Shtetit në Ministrinë malazeze të Turizmit, Damir Davidović tha në një prononcim për mediat kroate se Mali i Zi ka rritur vazhdimisht qarkullimin e tij financiar për 15 vitet e fundit.

“Në vitin 2019, ne hapëm 27 hotele të reja, 24 prej të cilave janë me katër ose pesë yje. Tri projekte shumëvjeçare me vlerë tre miliardë euro po vazhdojnë në vend. Këto janë zhvillimi i Gjirit Luštica, një qytet turistik me një marinë afër Kotorrit, ai i Marinës Porto Montenegro, dhe zhvillimi i i Portonovit, ku do të hapet hoteli i parë me pesë yje. Ne kemi një investim prej 1.1 miliardë eurosh në turizëm deri më tani “, tha Davidović.

Ai shpjegoi se Mali i Zi tani ka 43,000 shtretër në objektet e akomodimit kolektiv, nga të cilat 52 për qind janë të kategorive katër ose pesë yje.

“Investitorëve u ofrohen lehtësira tatimore”, shtoi ai. TVSH-ja në mbarë vendin është 21 për qind, por në hotelet në zonat turistike është shtatë për qind”.

Davidović gjithashtu tha se Aman Group ka hapur disa hotele në Mal të Zi dhe po planifikojnë hapjen e një hoteli tjetër me pesë yje në Kotorr si dhe një hotel të ri të klasit të lartë në Žabljak.

4 komente në “FOTOT: “Ylli i Mesdheut”, një shembull për zhvillimin e turizmit nga Mali i Zi”

  1. Doda says:

    Tek ne shtetin e kan drejtuar antishqiptaret per 30 vjet dhe çdo gje esht ber me qellim , qe ne si vend e si popull te ngelemi bishti qenit i europes , tek ne gazetar tv e te gjitha mjetet e formacionit egzaltohen kur ka raste per te denigruar vendin dhe kombin , i japin aq jehon antishqiptarizmit sa te shokojn , me keq se vet serbi dhe greku , vendin e shajn dhe e perçmojn politikanet gazetat tv t ojqt kte vend , prandaj ne nuk bejm hajer , kan udhzimin qe te mbetemi bishti qenit i europes prandaj i bejn kto prapsi , dhe nga pas ndiqen nga lukunia injoranteve dhe fshatarve te pa gdhendur qe pa ber stazh qytetarie ca dhjetvjeçar ne tiran kan shkuar direkt jasht shtetit , ata jan me gomeret qe i japin jehon teoris e çfar jemi ne azgje , dhe shajn vendin e tyre sapo i japin nje sinjal gazetat me artikuj komplet antishqiptar , kjo lukunia injoranteve te pa gdhendur hidhen direkt ne sulm per te denigruar dhe shar vendin e tyre , e tera kjo ka ardhur qe ne fillimet e viteve 92 , kur ne SHQIPTARET dolem nga sistemi kaluar te ter pa asnje lek apo trazhgimi , dhe çuditerisht disa filluan investimet neper gazetari dhe tv , parat e ktyre njerezve erdhen nga sherbimet greke dhe serbe , ishin ata qe kishin interes te investonin ne gazeta dhe tv , se nepermjet ktyre kan shar denigruar dhe shkaterruar kte vend , te tera teorit per shkaterrimin e xhdo gjeie qe na la sistemi shkuar hidheshin nga kto gazeta e tv , dhe tufa injororanteve qe permenda me lart te perzier me tufen e antishqiptarve trashgimtar si tradhtar ben rrealitet çdo gje , zuri dhe kishen greku me janullen me ndimen e berishes si agjent serb qe ishte , dhe parlamenti u nda 50 me 50 gjysma agjent serb dhe gjysma agjent grek , dhe perfundimi kjo esht SHQIPERIA jon sot , pra mos u krahasoni me popuj qe udhehiqen nga nacionalist e atdhetar , kta jan ndryshe nga ne.

  2. feliks says:

    Eeee po jane shume pak si numur popullsie prandaj. E dyta Mali i Zi nuk ka pesuar levizje spektakolare kaotike demografike ne kohe dhe hapsire qysh nga ex/post Jugosllavia. Ka trashegim 2 Aeroporte, kulture apo respekt sherbimi ndaj turisteve ( kjo mbase edhe pse nuk priren nga pasurimi i padurueshem dhe i menjehershem i shumices se pjeses se popullsise qe jeton vetem nga te ardhurat prej punes), respektohet nga shumica rules of the law dhe ne fund te fundit dine te vene Gomarin Para Karoces?

  3. Detari says:

    Imagjinoni keto fotografi nqs Malin e zi e kishin ne dore shqiptaret…kudo do shikoje shtepi te shpifura dhe xhami kudo.
    Gjynah Shkodra qe nuk u mor.

  4. katarakti says:

    Si spjegohet qe vetem ne shqipot nuk dijme te bejme asgje si duhet?! Kush na ka mallkuar?! Mos jemi vertet njerez me bisht?! Te mbetur qe nga koha e neandertaleve! A nuk kemi nje tendence te frikshme per t’i gjuajtur me gure pemes me kokrra?! Te huajt, qe me duket se na njohin me mire sesa e njohim ne veten, kane thene qe para 1 shekulli, se shqiptaret nuk dine te bejne shtet! Dhe kur nuk di te besh shtet si do perparosh?! Si do e heqesh bishtin?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje