Juventus-Barcelona, po “gatuhet” shkëmbimi i bujshëm

26 Gusht 2019, 11:14Sport TEMA

Në mesin e lojtarëve më pak të përfshirë në projektin e Sarrit te Juventusi është edhe Emre Can.

I përjashtuar nga transferta në Parma, gjermani me origjinë turke mund t’i paketojë valixhet e tij. Bardhezinjtë po punojnë me Barcelonën për një shkëmbim me Ivan Rakitic.

Kroati ka karakteristika më të përshtatshme për futbollin që praktikon trajneri i ri i “Zonjës së Vjetër”, siç dëshmohet nga “Tuttosport”.

Ai është në “lupën” e drejtuesve të Juves, të cilët janë gati të ofrojnë Emre Can në shkëmbim.

I mbërritur pa kosto, pasi i kishte skaduar kontrata me Liverpool, mesfushori në fjalë mund të largohet nga Torino pas vetëm një sezoni aty.

Pra, mund t’i lejojë Paratici të fitojë kapital, ose të arrijë lojtarin kroat më shumë në përputhje me parimet sarriane të futbollit.

Rakitic i skadon kontrata në vitin 2021 me Barcelonën dhe është 31 vjeç.

Juventusi po përpiqet t’i bindë blaugranat, Emre Can është “në pjatë”…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje

Blog Tema