Sherri Basha-Mediu: Nuk pyes për kryetarë degësh dhe kryebashkiakë

26 Gusht 2019, 10:35Politika TEMA

Pak ditë më parë CNA.al raportoi për një debat të ashpër të zhvilluar në zyrën e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me Fatmir Mediun, kryetarin dhe aleatin historik të republikanëve.

Një debat që i kishte tejkaluar komunikimet e forta politike dhe gati qe kthyer në një përplasje fizike, me qëndrimin e fortë të Fatmir Mediut që kishte vlerësuar se Basha me lëvizjet e tija të pastudiuara dhe pastrukturuara mirë e kishte çuar opozitë në një rrugë pa krye.

Tashmë opozita ka mbetur jo vetëm pa mandate deputetësh e pa përfaqësim në institucione, duke dalë nga sistemi, por dhe pa kryetarë bashkish.

Një gabim i dytë i përsëritur ky, që ndërkombëtarët e kanë kritikuar fort dhe që Mediu nuk bëri tjetër veçse ruajti pikërisht këtë linjë në vlerësimin e tij. Linjën e ndërkombëtarëve, duke pretenduar se PD duhet të  jetë më e hapur, më e qartë dhe më e drejtëpërdrejtë me ta, për të gjetur rrugët e kthimit brenda sistemit për të ecur përpara.

Por Lulzim Bashës e ka kundërshtuar fort këtë rrugë riintegrimi, çka ka sjellë më pas, dhe përplasjet, gjatë të cilave, në nervozizëm e sipër, Basha ka artikulur se nuk do t’ja dijë për askënd, për asnjë kryetar dege, për asnjë këshill kombëtar, kryesi apo kryetarët e bashkive.

Ky ka qenë qëndrimi i mbajtur nga Lulzim Basha, pas kërkesës së Mediut që të dëgjonte më shumë kryetarët e degëve.

Të dëgjonte më shumë kryetarët e bashkive. Të hapte një dialog të brendshëm brenda opozitës, por edhe brenda Partisë Demokratike për të gjetur mundësinë e kthimit në institucione apo futjen e opozitës brenda sistemit, më pas për të marrë të gjitha garancitë për të pasur zgjedhje dhe për të luftuar në një formë tjetër.

Por Lulzim Basha duket se nuk ka as hallin e opozitës, as të Partisë Demokratike, as të republikanëve, as të kryetarëve të degëve, as të kryebashkiakëve, as të demokratëve dhe as të shqiptarëve, por ka hallin e kokës së tij.

Dhe prandaj ai e ka thënë qartë në momentin e tij të nervozizmit: “Nuk dua t’ja dijë për asnjëri. As për kryesi, as për kryetar degësh, as për kryetar bashkie, as për deputet”.

Me sa duket Lulzim Basha, tashmë, e ka ndarë mendjen. Duke luftuar ndërkombëtarët, duke ndjekur një linjë anti-amerikane, duke u përplasur ashpër, duke bërë një politikë, nga gropa në gropë, pra duke hyrë në çdo gropë që i hapet Edi Ramës dhe kur Edi Rama del, ai që bie brenda është Lulzim Basha.

Dhe konflikti Basha-Mediu këtë ka si finale: gropat ku zhytet opozita, pa pasur asnjë mundësi për të shpëtuar, për tu ringritur dhe për të rrëzuar Edi Ramën, duke ngritur, me shumë gjasa dhe dyshimin se Lulzim Basha vazhdon ende bashkëpunimin e tij me kryeministrin ende në funksion, Edi Rama.

8 komente në “Sherri Basha-Mediu: Nuk pyes për kryetarë degësh dhe kryebashkiakë”

  1. Studenti 1 says:

    hahahahahahaha……ka mbetur krushku i Mediut pa bashki

  2. fahriu says:

    Po cfare lesh opozite je ti,bashke me celulen e klubit te kryetarve pa parti,ju beni sikur me gjithe mend jeni opozita,opozita e leshit,opozita e tallavase bashke me Dashin e Havase.Ti je per burg qysh ne fillim te heres,po sic duket,dal nga dal po vjen spak-ari.

  3. USA says:

    TE DY KETA GRU QIRET PER MASKARALLEQET QE KAN BER E KAN VENDIN NE BURG TE DY KAN VRAR NJERZ DHE KAN VJEDHUR

  4. gimi says:

    Çift i lezetshem jeni çift bukuranash . Do tju lutem medjave qe edhe kur gjykatat tju vene prangat te dilni ashtu bashke si sot per me nje ndryshim me pranga ne duar dhe duart mbi tavoline .

  5. rexha 10 says:

    PO ZIHEN ME NJERI TJETRIN SE KANE FRIKEN SE PO JA FUSIN NJERI TJETRIT.SA PER KORRUPSIONIN JANE TE DY TE KORRUPTUAR,DHE VRASES ORDINERE. PROBLEMI ESHTE SE KUSHE DO TA HAJE I PARI SAPUNIN PER DJATHE.IKU DHE PLAKU MERE ME GJITHE TESPITE E TOSUM BACIT.

  6. Nikolini says:

    Klani i Berishes ne PD (i nxitur nga vete Berisha) po krijojne atmosferen per largimin e Bashes dhe ata po lobojne gjithandej qe ne krye te PD-se te vije Fatmir Mediu.
    Kjoi do konkretizohet se shpejti.
    Ne se eshte e vertete qe ka ndodhur perplasja Basha-Mediu, do te thote qe Basha ka marre informacion per cfar po pergatitet.

  7. Arifi says:

    O fatmir te erdhi ora shpejt!! Do ikesh njelloj me liken te vendi.. mendon se do te dale basha per zot??? Apo berisha??? Hahaaaaaa

  8. Alpiozo says:

    Po,po . Edi Rama ne takimin koke me koke i ka ,thene diçka Lulit qe Luli e di mire se po te behet publike fundoset per te mos u ngritur me. Edi e di mire kete dhe e shantazhon gjithenje ( pra ja tregon koken e gjarperit) . Keshtu Luli luan lojen e Edi Rames . O burra !!! Gazetare,analiste e politikane ngulmoni pa frike e pa paragjykime ta zbuloni kete . Te gjithe humbesa nuk jeni e nuk do te jeni humbesa te gjithe. Kerkoni e kerkon i se diçka del . Mundohuni te shpetoni Shqiperine e shqipetarte nga keto du monstra te neveriteshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje