Një 27-vjeçare i ka dërguar aksidentalisht disa foto të gjoksit një shitësi automjetesh në rrjetin social Facebook.
Serenna Derosa, 27 vjeç, kontaktoi shitësin për një Audi A3 që ai kishte publikuar dhe e pyeti nëse makina ishte ende e lirë.
Por disa minuta më vonë ajo kontrolloi telefonin e saj dhe pa se ajo i kishte dërguar foto nudo të vetes.
Por sipas saj, fajin e ka pasur kotelja, pasi ka shtypur ekranin e saj të hapur dhe i ka nisur fotot.
Serenna, nga Derby, Britani u ndje shumë e turpëruar nga veprimi i koteles së saj.
“Kur e kuptova se çfarë kishte bërë kotelja ime, isha: O Zot, çfarë paskam bërë, nuk dija si të veproja.
Më vinte shumë turp. Ju betohem që nuk isha unë, ishte Angel, kotelja ime, 5 muajshe.
E vendosa telefonin në krevat dhe shkova të marr një filxhan çaj, kur erdha, ç’të shikoja”, ka thënë 27-vjeçarja.
Kotelja ka dërguar 3 fotografi, njëra me gjoksin e zhveshur, njëra pas operacionit për zmadhimin e gjoksit dhe një foto tjetër nga dikush që ka pasur probleme me gjoksin.
“Unë nuk dija çfarë të bëja dhe u përpoqa t’i fshija, por më lejonte t’i fshija vetëm për vete.
Ai e hapi mesazhin dhe e pa atë, por nuk tha asgjë”.
Pas fotove shitësi i automjeteve nuk ju përgjigj pyetjes së saj. Ajo ka nisur kërkimet në agjenci të tjera në mënyrë që të blejë makinën që dëshiron.
Ki mendjem mos nglesh me barre dhe ja hedh fajin papagallit..