Vijon aksioni kundër informalitetit. Në një dalje publike, zv.kryeministri Erjon Braçe u shpreh se aksioni është fokusuar kryesisht në tregun e karburanteve, tek importuesit dhe prodhuesit e mëdhenj.
Ndërkohë, ai zbuloi se tani aksioni do të ndalet te konsumatorët e mëdhenj të karburanteve në vend, ndërsa iu bëri thirrje atyre që deri në fund të shtatorit t’iu drejtohen organeve shtetërore dhe të çertifikojnë kapacitetet e depozitave të tyre.
“Jemi fokusuar në tregun e karburanteve, jemi ndalur te importuesit e mëdhenj. Jemi ndalur te prodhuesit e mëdhenj të karburanteve. Tani do ndalemi te konsumatorët e mëdhenj të karburanteve në vend. Janë ata që zënë gati 40-45% të konsumit të karburanteve në Shqipëri. Iu bëj thirrje konsumatorëve të mëdhenj dhe që kanë depozita në ambientet e kompanive të tyre dhe që i përdorin për furnizimin e mjeteve të tyre:
Që nga sot deri në fund të shtatorit secili prej tyre ka kohë t’i drejtohet organeve shtetërore, për të çertifikuar kapacitetet e depozitave të tyre sa më parë të jetë e mundur, më qëllim që të kemi informacion për kapacitetet e tyre. Ka dhe një kategori tjetër, që sjell në vëmendje faktin se nuk kanë depozita pranë kompanive të tyre, nuk konsumojnë naftë, por janë pjesë e tregtimit të karburanteve. Secili prej tyre do të jetë pjesë e hetimit të organeve tona fiskale dhe bashkë me të, për këtë paligjshmëri, do të mbajnë përgjegjësi edhe inspektorët që kanë lejuar këtë paligjshmëri”, tha Braçe.
Nderkohe, ai iu bëri thirrje organeve të drejtësisë dhe ndërkombëtarëve të hetojnë me kujdes veprimtarinë e këtyre tre gjyqtarëve.
“I jam drejtuar me dosje të posaçme ministres së Drejtësisë, KLGJ, ONM, KPK për tre gjyqtarë, një prej gjyqtarëve të Gjykatës Administrative të Tiranës, për një çështje në kundërshtim me ligjin, për një gjyqtar të Vlorës, që ka vendosur për tre çështje brenda një minute, dhe për një gjyqtar të Gjirokastrës, i cili ka liruar nga bllokimi gati 7 tonë ushqime të bllokuara nga AKU, pasi ishin afër datës së skadencës. Për secilin nga këta gjyqtarë i kam kërkuar institucioneve të kenë në vëmendje veprimtaritë e tyre, deklaroi zv.kryeministri.
Ke ndonje emer per te thene? Apo jane anonim si perhere
Sa kemi Bracen ne qeveri,
Shqiperia marshon e sigurte,
neper lartesi..
E more ERION PIDHI TE DEMTOJ MERO GELBAZA KELLIRA ME KAR NE BYTH DHE PRAP BRRYLI BRODWAY NUK TE NDALON ME TALL KARIN ME JUVE ,KY MERO ME ATE KAR JU U HYR JUVE BURRAVE TE RILINDJES NE BYTH JU DEMTOI SHUME MOR BURR
SHOW beni, duke na u paraqitur si supermena, ndersa DUHET TE BENI PUNEN, per te cilen paguheni!
HARRAM!!!
Trala zuna nje gale ngeli ky Braqja