Arkeologët peruanë kanë gjetur të paktën 229 mbetje njerëzore të fëmijëve të flijuar dhe të varrosur në varre në rajonin e Pampa La Cruz, afër qytetit të Huanchaco.
Njoftimi është bërë në faqen e lajmeve “Rpp Noticias”.
Sipas ekspertëve, kjo është sakrifica më e madhe e fëmijëve e zbuluar në kontinentin amerikan. Sipas ekipit hulumtues fëmijët u flijuan (ndoshta midis 1200 dhe 1450) në rituale për perënditë Chimú, për të qetësuar zemërimin e natyrës, për shkak të fatkeqësive natyrore që lidhen me fenomenin “El Niño”.
Çdo trup ka prerje në anët e gjoksit. Mosha e të miturve para sakrificës ishte midis 4 dhe 14 vjet.
Arkeologët kanë raportuar se aty u gjetën edhe eshtrat e rreth 40 luftëtarëve dhe të burgosurve të flijuar si ofertë për perënditë.