Nga Andi Bushati
Një luzmë mediash pro qeveritare i janë vërsulur Ditmir Bushatit, për fajin e vetëm se ka sulmuar “pronarin” real të tyre. TV Klan qëmtoi në arkivat e fushatës për votimet e 30 qershorit, për të treguar se ish- ministri i Jashtëm ndryshe mendonte një muaj e ca më parë për Valdrin Pjetrin dhe ndryshe flet sot.
Natyrisht, koherenca dhe integriteti i politikanëve të lartë, sidomos i një ish- ministri të Jashtëm, duhet të skanohet nga çdo gazetar, apo “qen roje” i pushtetit të katërt.
Por kur kjo bëhet në mënyrë selektive, nga media që janë treguar mospërfillëse ndaj këtyre parimeve dhe që nuk i kanë zbatuar ato asnjëherë për vendimmarrësit e fuqishëm, automatikisht ngrihet pikpyetja: pse po e sulmojnë njeriun që i prishi rehatinë Ramës? Si mundet të përçudnohet gazetaria deri këtu?
Për të kuptuar këtë, është mirë t’i rikthehemi edhe njëherë atyre që Bushati tha në kryesinë e PS.
Po të lexohen me kujdes, aty nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Ka thirrje për të kërkuar falje për atë që ndodhi me Shkodrën, ftesë për të gjetur zgjidhje që Nokëzimi, Prengëzimi apo Valdrinizimi të mos shndërrohen në normalitet, reflektim që “incidenti” të mos mbulohet me lëvizje propagandistike dhe alarm për të mos luajtur me ata që PS i konsideron si aleatët e saj perendimorë, të cilët janë shprehur qartë për dekriminalizimin e politikës.
Ç’do njeriu normal që nuk e dëshiron degradimin e skajshëm të partisë që drejton e vetme vendin, çdo socialisti të ndershëm që ende beson si idiot i dobishëm, se infeksioni i rilindjes nuk do të jetë vdekjeprurës për ish- partinë më demokratike të skenës sonë, fjalët e ish- ministrit do dukeshin si kritika të shëndetshme, nga ato që i bëjnë mirë gjithkujt.
Ditmir Bushati nuk foli as për vjedhje zgjedhjesh, nuk guxoi të përmendë koncensionet marramendëse, nuk ngriti ndonjë shqetësim për rrezikun e monizmit.
Gati me naivitet optimist ai mbajti diskursin e një militanti që ende shpreson se gjërat mund të ndreqen.
Por edhe kjo iu quajt herezi nga ata që janë mësuar me ekzaltimet e Elisës për Skënderbeun, apo me justifikimet qesharake të Etildës. Reagimi i mediave qeveritare na tregon se ai është futur në listën e zezë të armiqve.
Natyrisht nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Të kërkosh t’i thërrasësh arsyes në kupolën e rilindjes, është njësoj si të përdorësh gjilpërën e kthimit të virgjërisë në mjediset e një shtëpie publike. Aty janë të ndërgjegjshëm për rrugën që kanë nisur dhe as kanë vrasje ndërgjegjje, as nuk duan të bëjnë hapa pas.
Në këtë kuptim, reagimet e Ditmirit janë më shumë përpjekje për të ruajtur fytyrën, sesa lëvizje për të shpëtuar PS.
Por edhe këto kritika të buta, që nuk ndryshojnë dot asgjë, përsëri krijuan alarm.
Shpjegimi i këtij absurdi gjendet vetëm në pikën ku ka dekraduar situata. Në një realitet të pushtetit absolut, ku Edi Rama ka mbushur Parlamentin me opozitarë fallco, ku ka grabitur 61 bashkitë, ku s’lejon Prokurorinë të dënojë asnjë nga kriminelët e tij, ku po mbyll emisionet investigative dhe procedon gazetarët kritikë, do të ishte e paimagjinueshme të toleronte belbëzima brenda gardhit të tij.
Prandaj ai i suli taborrët e vet ndaj zërit normal të Ditmirit.
Prandaj na ftoi të shokohemi nga inkoherenca e ish- ministrit, që u dashka të na trondisë më shumë se gënjeshtra e madhe që na rrethon.
Por tronditja që duhet lexuar pas kësaj përpjekje për manipulim, nuk qëndron tek ndryshimi mes atyre që ka folur dje dhe që ka “ndryshuar’ sot ish- ministri i Jashtëm Bushati.
Rrënqethëse me rastin e Ditmirit është se në partinë e tij po shpallet armiqësor edhe normaliteti. Dhe kjo tregon se prej aty nuk priten më ditë të mira. As për socialistët e sidomos as për vendin.
mund te mos e shikosh rrezikun por kjo nuk do te thote se je idiot, une pershembull ty nuk te fus tek te zgjutit, pavaresisht se e paske kuptu rrezikun .i zgjut eshte ai qe din me majt mllefin. a din ti?
fack you nip buce
Shkrimi me bukur i Andi Bushatit,R E S P E K T.
O lepurushi i gjyshit mos fol pa ditur të gjithë të vërtetën. Ajo është shumë më ndryshe nga ajo që ti di.
Ti perfaqeson llumin e bushatllinjeve , kjo dihet dhe ai qe akoma nuk e ka marre vesh, je ti edhe pse per dite masakrohesh nga publiku I gjere per artikujt pa kurre fare vlere qe boton . Sa per PS- ene mos ja qaj hallin se se humbi dite mirin, dite me te mira Kane per ti ardhur kesaj partie . Aqe sa u demtua nga largimi i kacit te zi , aqe do demtohet edhe nga largimi i kaceve te tjere.
Ket Bushatin po e paguan Luli ,mje sulmue EDI Ramen dhe qeverine e tij! KY ANDI BUSHATI ESHTE BYTHLEPIRES ,,, EDI RAMA
Ti bushatlliu i vogel,,i paepur ne intencionet e tua per rrezimin e qeverisjes socialiste me “revolucion demokratik”,,,,c’fare dreqin ke me “sekelldine”tende se po sosen ditet e mira ne pragun e socialisteve !5????Apo Ditmir
Bushati eshte padroni yt ne kete prag ?
Nese skanimi i integritetit te kandidateve nuk behet ligjerisht nga organizmat shteterore,,,atehere shpresa qe ate t’a bejne partite e ben dekriminalizimin nje kurth te neveritshem te perversitetit politik.Ja kete gje thelbesore nuk e kerkoi Ditmiri,,,te cilit edhe pse e kupton nuk i intereson.Duket ashiqare.
doli dhe prostituta e medies ,
me i dhon mend socialisteve .
Profeti i Bordellos Medie i qit bathen socialisteve lol !
Perse rrpjn ala tipa si ky i semuri me side ne tru
Nnormale eshte po te jete Bushati me i mencuri i bie qe gjith socialitet te jene idiote.Ky eshte nje karagjoz qe nuk i gjen shokun.nuk i merret vesh dhe kur shkruan ndonje pacavure.Ky karagjoz ka bere dhe ben para me keto pacavure pasi perdoret vetem per para.
Vazhdon te haje mut kurva e ish bllokut.Nuk e lexova fare,por e zeme se eshte e vertete cfare thote kjo putane mediash.Pranoj te jem idiot socialist,por Jo si ky ,putane qe i hap kembet per cfaredo cmimi,mjafton te pranojne baltosjen e Rames qe I ka mbyllur rrubinetat e pasurimit duke vjelle helm.Hallall EDi Rama.Ti je ustai I ketyre gjarperinjve shkerdhata.Shtrengojua akoma me shume lakun derisa te ngordhin dhe ke bekimin e te gjithe shqiptareve.
.
Bush-at ose kadri kazani plehërash mediatikë!
Ku i verteton ti se Rama heqka nga programi emisione te tv privatë? Po idiotet e parlamentit ku i mësove, ne kazan? Cili prokuror te eshte ankuar per Ramen se po ndalon ndeshkimin e njerezve “te tij”?
Ju jeni objekt i hetuesise, prokurorise dhe gjykatave per shpifje, per lajme te sajuar dhe e meritoni te perballeni me Drejtesine e Re.
Rama mund te kete 100 te keqia, por qe te nderhyje ne programet e tv private, te ndaloje e urdheroje prokurore per veprime antiligjore, askush nuk u beson ju kadrinjve mjerane, perveç lulit, sali gerdalles, monika çizmes, mehdi robotit e c°.
Andi ti si nje nga gazetaret me regresiv te mediave te vendit tone.Gje qe e ke treguar me brockullat tuaja Ku nje pjese te tyre e tregove edhe
ne kete shkrimin tend.Qe po mundohesh ti dalesh ne mbrojtje Ditmirit.Por me kete shkrim tendin ti i vure me shume shqelmin nekokeper ta fundosur ne balten ku eshte futur.
Ti holle balte ndaj nje pjese te mire te kolegeve tuaj .Veprim qe nuk e kame pare ne gazetaret e tjere te vendittone.Edhe kur Ditmiri u shkarkua
nga detyra e Ministrit te jashtem.Me formen tende u mundove ta perkrahesh.duke i dale ne krah.Ne baze te fabulave pa koke dhe pa kembe.
Shkurt duke pare keto dy shkrime tuaja qe jane ne perkrahje te Ditmirit.Po me mbush mendjen se Ditmiri eshte me shume se fajtor.dhe keto
shenja mefshije te tije me dashje apo pa dashje por te paraqitura ne publik.Veriu ka nje shprehje.qe po deshe merre urim ose madhkim.Te hyfte
vetja ne qefe.
PO QE I KE RENE PIKES ANDI.
Si gjithmone, kundershtaret e Edi Rames brenda partise jane te pa merituar edhe per Mediat e shitura. Vlerat e Edi Rames per keto media, do te vazhdojne te jene Tom Doshet, Valdrin Pjetrat, Agim Kajmaket, e te tjere kriminele e mafioze qe mbajne akoma ne kembe partine e klonuar te Taulant Ballave, Elisa Spiropaleve, Erion Braceve, etj. Ditmir Bushati? C”ne? Ai sot eshte delja e zeze e partise, por zbulimet e fundit na tregojne se paska qene gjithmone..
Si gjithmone, kundershtaret e Edi Rames brenda partise jane te pa merituar edhe per Mediat e shitura. Vlerat e Edi Rames per keto media, do te vazhdojne te jene Tom Doshet, Valdrin Pjetrat, Agim Kajmaket, e te tjere kriminele e mafioze qe mbajne akoma ne kembe partine e klonuar te Taulant Ballave, Elisa Spiropaleve, Erion Braceve, etj. Ditmir Bushati? C”ne? Ai sot eshte delja e zeze e partise, por zbulimet e fundit na tregojne se paska qene gjithmone..
I shkreti Edi Rama, i rrethuar nga kaq shume mafioze dhe armiq!
Kur u be Dite mire, per ty dhe skoten tuaj, ky qe deri dje per juve ishte Dite keq? Po sa shpet harrove more kodosh, se c’thoshte deri dje tutori yte qoftlargu per te !? Harrove se c’thoshte dhe cfare aludonte per Dite keqin, kur ai si minister i puneve te jashteme bente vizita puna ne Brazil? Ai qoftlargu yte shkonte deri atje, sa ta akuzonte ate si nje njeri pervers, i cili ne Brazil merrte pjese ne orgjira me me meshkuj e femra, me keqe se se nje barbon!?
Fuck you idiot !!! Nuk je bere akoma Ti te me vleresosh mua o krimb I qelbur haleje!!