Standarti “Rusmaili” dhe pse PD e mban larg

28 Gusht 2019, 13:10Blog TEMA

Nga Lutfi Dervishi 

Historia e mëposhtme sado e paimagjinueshme të duket ka ndodhur me të vërtetë.

Vëllai i një ministri takon një zyrtar të burgjeve dhe i qan hallin për një tender.

Kërkesa e vëllait të ministrit ishte pak eçuditshme: nëse kompania ime del me pikë të barabarta shiko se mos e fitoj unë.

E kërkonte këtë mundësi/nder sepse “u bë një vit që nuk ka kapur asnjë punë”.

Para se të ndodhte kjo histori ministri ishte në një drek pune. Por shpenzimet e drekës kishin kaluar kuotën e parashikuar.
Pehlivanët që janë gjithmonë të pranishëm sugjerojnë te kabineti ministrit që “e rregullojmë ne këtë punë”.
Si do të rregullohet?
Do të shtojmë numrin e personave në drekë dhe mbetemi brenda kuotës….!

Kjo nuk u pranua nga kabineti ministrit dhe Ministri pagoi shtesën nga rroga e vet!

Kjo histori ka ndodhur vërtet dhe ka ndodhur në Shqipëri, më saktë në Tiranë, më saktë në Ministrinë e Drejtësisë.
Kur u bë publik “skandali” i vëllait të ministrit, publiku nuk e di se çfarë qëndrimi ka mbajtur ministri ndaj vëllait, por di çfarë qëndrimi mbajti ministri ndaj vetes! Dha dorëheqjen menjëherë.

Atëherë “humbëm” ministrin e Drejtësisë Rusmali dhe fituam standartin Rusmali.

Me çfarë ka ndodhur që nga ajo ditë dhe me çfarë po ndodh çdo ditë, është mirë që ky standart të dërgohet në muze!
Vetë PD-ja e atëhershme dhe kjo e tanishmja nuk e përmend standartin Rusmali. Dhe u kujdes dhe kujdeset që Rusmali të jetë sa më larg PD-së.

Të përmendësh sot në publik standartin Rusmali rrezikon që numri 112 i emergjencës/urgjencës të bllokohet nga njoftimet se një i çmendur po tregon një histori të pabesueshme.

Kështu që është mirë që ky standart të dërgohet në muze dhe ciceroni të cicërojë dhe t’u thotë vizitorëve vendas dhe të huaj se kjo ngjarje ka ndodhu vërtet në Shqipëri një dekadë më parë në vitin jo aq të largët 2008!

8 komente në “Standarti “Rusmaili” dhe pse PD e mban larg”

  1. huri says:

    ë halePse çdo të na thuash, Z. Dervishi, se zoti Rusmali është simboli i ndershmërisë në Shqipëri? O servili kazanit mediatik.. O pleh që riciklohesh ka 30 vjet këtu,… Komision më komision, hale më hale

  2. KJO ESHTE SHUME E VERTET LUTFI says:

    KETIJ LUTFI KAR DERVISHIT MERO GELBAZA KELLIRA JA KA FUT KARIN NE BYTH PASTAJ NGA BYTHA JA NXJERR DHE JA KA FUTUR NE GOJE DHE TANI KAN FILLUAR TE PUTHEN ME MERO KELLIREN .KURSE SOKOL BALLA SKENDER MINXHOZI DHE CARLO BOLJA BOLINO KAN MASTURBUAR NE DYSHEK DUKE I SHIKUAR

    1. PO , PO says:

      Nuk iu vjen turp fare more te pa cipe publike , qe
      po i katandisni komentet…deri ne ekstremet e
      llumit te injorances ?! Fjalor pertej rrugacerise !

  3. Sara says:

    Analiza eshte brilante.Kam punuar ne sistemin e burgjeve dhe e vleresoj ish Ministrin Rusmaili si me te mirin ne sistemin e Drejtesise.

  4. ilir says:

    Keta funderina qe perdorin kete gjuhe nuk duhet te botohen. jane pjesa bastarde e shoqerise ton. Nuk quhet censur

  5. G.Karagjozi says:

    Qytetar Shqipetar diskutoni thelbin e llögjiken e shkrimit e mos beni gjithe kohen Pojitike ne se doni Shqiperi per te ardhmen…

  6. goni says:

    Ilir Rusmajli i diplomuar ne Gjermani eshte vlere do ishte vlere jo vetem per Pd por per cdo qeveri , por eshte ajo qe themi dhe e sterthemi qe ketu nuk duan njerez si Ilri po duan kafshe si Lefter Maliqi ,kriminele si Tom Doshi hajdut dhe te pa lexuar si Ilir Meta , kjo eshte fatkeqsia e popullit tone qe na pelqejne dhe votojme injorantet dhe ata qe bejne si te forte .

  7. goni says:

    Ilir Rusmajli i diplomuar ne Gjermani eshte vlere do ishte vlere jo vetem per Pd por per cdo qeveri , por eshte ajo qe themi dhe e sterthemi qe ketu nuk duan njerez si Ilri po duan kafshe si Lefter Maliqi ,kriminele si Tom Doshi hajdut dhe te pa lexuar si Ilir Meta , kjo eshte fatkeqsia e popullit tone qe na pelqejne dhe votojme injorantet dhe ata qe bejne si te forte .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje