Gazeta filoruse italiane, pas Metës merr në intervistë Berishën: Ai është babai i fisshëm i politikës shqiptare

2 Shtator 2019, 16:58Politika TEMA

“Il Giornale”, një gazetë filoruse italiane, që mendohet se, ashtu si Salvini, financohet nga kanale të nëndheshme ruse, ka marrë në intervistë Sali Berishën, pas Ilir Metës.

Përmes kësaj gazete filoruse, Berisha sulmon Bashkimin europian, duke thënë se Brukseli është përgjegjës për situatën politike në Shqipëri.

Shkrimi i plotë i “Il Giornale”

Nga Francesco Giubilei

Babai i fisshëm i politikës shqiptare, Sali Berisha, President i Republikës nga viti 1992-1997 dhe Kryeministër nga 2005 deri në 2013-ën, na mirëpret në zyrën e tij në një ndërtesë të lartë prej xhami, të ndërtuar së fundmi në qendër të Tiranës. Në të njëjtën ndërtesë, dy kate janë zënë nga delegacioni i Bashkimit Europian. Nga zyra e tij mund të admirohet lehtësisht panorama e qytetit që po ndryshon vitet e fundit, mes rrokaqiejve të rinj dhe apartamenteve luksoze. Vetëm disa metra larg ndërtesës në të cilën gjendemi, qendron stadiumi i ri i lidhur me një rrokaqiell me zyra dhe apartamente ekskluzive.

Dekori klasik i zyrës së Berishës bie ndesh me modernitetin e ndërtesës. Pas tryezës së tij- ku së bashku me një grumbull letrash dhe dokumentesh është një libër nga Seneca-pikaset edhe një flamur i Shqipërisë dhe i NATO-s. Falë Berishës, Shqipëria u bë pjesë e NATO-s dhe atij iu dha një rol qendror në procesin e pavarësisë së Kosovës. Dhe, kontributi i tij përmendet këndshëm në një relike që mbart të vijëzuar kufijtë kosovarë e që është pozicionuar mjaft mirë në bibliotekë.

Çfarë mendoni për vendimin e kryeministrit Edi Rama për mbajtjen e zgjedhjeve lokale më 30 qershor, pavarësisht se dekreti i Presidentit Ilir Meta konsistonte në shtyrjen e tyre në muajin tetor?

Zgjedhja e Presidentit Ilir Meta bazohet në Kushtetutë dhe është një vendim i marrë në të kaluarën nga parardhësit e tij në pesë raste të tjera. Për herë të parë, Kryeministri ka hedhur poshtë dekretin, dhe ky mund të quhet ‘një grusht shteti i vërtetë’.

Një grusht shteti? Është një deklaratë shumë e rëndë…

Kështu është! Ai mbajti zgjedhje kundër ligjit dhe kushtetutës, duke krijuar kaos dhe duke ushqyer një klimë konfrontimi që ekzistonte. Zgjedhjet u mbajtën në qershor me një ngjyrë të vetme dhe sipas Konventës për të Drejtat e Njeriut, nuk mund të cilësohen aspak si demokratike. Në 57% të bashkive, u prezantua vetëm një kandidat nga Partia Socialiste e Ramës, duke shënuar kështu një shkelje të rëndë të të drejtave ndërkombëtare. “Shqipëria është shndërruar në një vend diktatorial që bazohet në trafikun e drogës; është me të vërtetë një narko-shtet. Një narko-shtet nuk mund të krijohet pa bashkëpunimin e politikës.”

Këto janë akuza të një shkalle të lartë…

Që nga viti 2016, Shqipëria është kultivuar e tëra në Kanabis. Shumë sipërmarrës të paguar nga trafikantë kanë mbyllur bizneset e tyre për të liruar tokën e për t’i lënë terren krimit të organizuar, dhe punëtorët e tyre kanë filluar të punojnë në plantacione të mbrojtura nga roje të armatosura.

Padyshim që është një situatë shqetësuese, por çfarë lidhje ka politika me gjithë këtë?

Nomenklatura e Partisë Socialiste, të cilën unë e përkufizoj si “Parti Kanabiste”, administron dhe qeveris territoret individuale dhe në vend që të monitorojë dhe të luftojë ilegalitetin, nuk bën asgjë. Në Shqipëri lind çdo vit një fond prej miliarda dollarësh, për të ricikluar paratë e drogës, kjo edhe falë një bashkëpunimi shumë të ngushtë me kartelet e Amerikës së Jugut. Janë tonelata droge të eksportuara në Itali dhe Evropë, mendoni thjesht se si për antimafian italiane, trafiku i heroinës është pothuajse ekskluzivitet i mafias shqiptare. Një narko-shtet nuk mund të krijohet pa bashkëpunimin e politikës.

Në çfarë mënyre ka ardhur ky lloj bashkëpunimi që po përmendni?

Do t’ju jap disa shembuj. Qeveria ime kishte realizuar një masë për të ndaluar kontrabandistët nga Shqipëria në Itali, duke ndaluar lundrimin me varkat e tyre në detin Adriatik. Kur Edi Rama erdhi në pushtet në vitin 2013, e la dekretin e moratoriumit të skadonte, pa e përtërirë atë. Një nga rastet më të habitshme është ai i Saimir Tahirit, ish-ministrit të Brendshëm të qeverisë Rama deri në vitin 2017. Emri i tij doli gjatë hetimeve të Guardia di Finanza, pasi u arrestuan gjatë një operacioni një grup trafikantësh shqiptarë, përfshirë kushëririn e tij Moisi Habilaj. Parlamenti ndaloi urdhërin e prokurorisë, duke mos lejuar arrestimin, ndërkohë Tahiri jep në atë kohë dorëheqjen si ministër. Fatmir Xhafaj, vëllai i Agron Xhafajt, i dënuar në Itali për trafik droge për shtatë vjet, zë vendin e tij dhe për shkak të një skandali të ri, edhe ky ministër detyrohet të japë dorëheqjen, duke i lënë kështu rrugën ish-gjeneralit Sandër Lleshaj.

A nuk rrezikojnë këto skandale kompromentimin e rrugës së Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian?

Pa dyshim që po! Por, Bashkimi Evropian nuk përjashtohet nga gabimet. Në raportin evropian të vitit 2016 për Shqipërinë, nuk u përmend asnjë nevojë urgjente për të luftuar drogën. Dukej si të ish shkruar në zyrën e Kryeministrit. Për më tepër, ish-ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin, ishte implikuar në një skandal për blerjen e vendbanimit të saj zyrtar në rezidencën luksoze Rolling Hills. Vila e saj kushtoi 1.6 milionë euro, 4.700 euro për metër katror, ndërkohë që çmimet e tregut luhaten midis 1000 dhe 2000 euro për metër katro. Kjo ishte një blerje e dyshimtë që solli një hetim të brendshëm të Komitetit të Kontrollit të Buxhetit në BE.

Në çfarë pike janë negociatat për anëtarësim, në këto momente që po flasim?

Çdo vit që kalon, Shqipëria largohet nga hyrja në Bashkimin Evropian. Kushtet e përcaktuara për anëtarësim nuk janë respektuar pothuajse asnjëherë. E vërteta është se Rama nuk ka asnjë interes që Shqipëria të anëtarësohet në BE, sepse është i vetëdijshëm se nëse kjo gjë ndodh sistemi që ka ndërtuar do të dështojë dhe fuqia e tij do të vendoset në rrezik.

Çfarë mendoni për politikat e imigracionit të zbatuara nga Salvini në Itali?

Projekti për të destabilizuar shoqërinë evropiane përmes imigracionit është i papranueshëm. Emigracioni i organizuar nga vendet më të varfëra është një krim kryesisht ndaj njerëzve që përdoren për qëllime politike. Ne duhet t’i ndalojmë kontrabandistët për të shmangur në të ardhmen atë çka ndodhi vite më parë në kanalin e Otrantos. Në të njëjtën kohë është e nevojshme që organizata si “Shoqëria e Hapur e Soros” të mos ndërhyjnë duke u përpjekur të ndikojnë në politikat shtetërore. Unë nuk e njoh Salvinin personalisht. Politikani italian me të cilin kam kontaktuar në çdo rast është miku im Silvio Berlusconi.

34 komente në “Gazeta filoruse italiane, pas Metës merr në intervistë Berishën: Ai është babai i fisshëm i politikës shqiptare”

  1. Qytetari i Thjeshte says:

    O kurve plak, po si nuk rreshte se nxjerri helm nga goja per Shqiperine dhe shqiptaret!
    Po vjen edhe per ty ora e se vertetes, ke per te pare gazepe me sy. Tek femijet se ti ke ik per lesh ke kohe.
    Sa te filloj npunenSPAK dhe BKH se me ty do e nisin betejen.

  2. Qytetari i Thjeshte says:

    O kurve plak, po si nuk rreshte se nxjerri helm nga goja per Shqiperine dhe shqiptaret!
    Po vjen edhe per ty ora e se vertetes, ke per te pare gazepe me sy. Tek femijet se ti ke ik per lesh ke kohe.
    Sa te filloj punen SPAK dhe BKH se me ty do e nisin betejen.

  3. Malo Kanina says:

    Zoti Berisha vazhdon ne menyre te qendrueshme te jete “nje armik i betuar i se liges”, por vetem kur e bejne te tjeret, pasi kur e bene vete, kjo per te nuk mund te konsiderohet e lige. Do te ishte me mjaft interes te kishim nje shpjegim nga zoti Berisha, se perse, ta zeme, Lazarati, per asnje rast te vetem nga ana e tij nuk eshte artikuluar si nje oaz droge? Po ashtu, edhe zoti Rama, mire do te ish te shpjegonte, se pasi shkatrroi kete keshtjelle te droges me mbeshtetje te PD, si u arrit qe droga te shperndahej ane e kend vendit, sikur te ishte nje kulture bujqesore legale? Tema e boton te plote intervisten per te vene ne dukje sulmin e paprecedent qe nje drejtues kryesor politik i bene vendit te tij ne nje gazete te huaj. Por Tema ne kete rast ka te drejte vetem persa i takon aspektit, qe ky sulm i vjen vendit jo nga “babai I fisshem i politike shqiptare”, por nga “babai i mafjes se politikes shqiptare”. Kurse ne lidhje me faktin qe ky “baba” i thote vend e pa vend sharjet e tij per vendin nuk ka arsye te shqetsohet aspak. Kjo, per aq kohe sa themi qe shtypi eshte i lire.

  4. Lega says:

    Kush te tha ty qe eshte filoruse o gazetar shkedhat. Eshte e djathte. O idiot gazetare. Late name jepni opoinoine simas ideve te juaja

    1. Po eshte filo-Ruse 100%, e per kete o ti anonimi “Lega” ka dhe Italiane me shumice qe e dine, pasi ne faqet e saja, ku Boss eshte Berluskoni dora-vete, qe dihet miqesia shume e ngushte me Putinin, ka fryme filo-Ruse. Nese nuk di Italisht dhe nuk ke rast ta lexosh kete gazete MONSTER si per Italianet dhe te Huajt, ben mire te mos llapesh neper Komente. Po, Po pagesa te majme nga dy Boss_et e Mafias shqiptare keto 30 vite post-PPSH, Ilir Meta e Sali Berisha, nuk eshte rastesi qe brenda pak diteve kjo gazete merr ne interviste dy super kriminelet e Shqiperise aktuale.
      Kujdes e Kujtesë per injorantet qe nuk e njohin shume ose aspak Median, per me teper Median e Huaj dhe ate, qe blihet kollaj si “Il Giornale” ne rastin me te fresket keto dite, se edhe BILD eshte paguar fuqishem nga kunati i Lulzim Bashes, nepermjet nje Kosovari te “hershem” ne Gjermani.

  5. Juristi says:

    Ka shkrujt gje gazeta qe Sal Maloku e ka te ndalume te shkeli ne USA?Apo nuk e dinte gazetari?

    1. Like says:

      jo, por tha qe eshte babai. Nuk thone kot, bejy nenen te te therrasin “baba”.

  6. Refiku says:

    I DHJEFSHA FISNIKËRINË !??

  7. Isuf kapertoni says:

    Lat nam sinqerisht, ca eshte kjo il giornale gazete filoruse… hajde tema hajde

  8. LULJA says:

    KY KELYSHE KURVE VETEM SHQIPTARE NUK ESHTE

  9. Pertefi says:

    Fisshëm zeza.

  10. Tironsi says:

    ce boton kete plak te rrjedhur

  11. BRSS says:

    O SALI SUMQIRI TE KAN THEN QE KA ARDHUR SOKOL HAKLAJ VISH JELEKUN SE DO IKESH PER LESH KARI

    1. KINA says:

      Brss te jesh i bindur qe nga keta haklajt qe kane mbet, djali i remzi Hoxhes apo kater te vraret ne bulevard sali berisha nuk e rruan tocin fare,pasi ata jane thjeshte butake qe i shkel me kembe kushdo.pa personalitet,pa seder e pa gjak shqiptari.

  12. Xhaa Suloja says:

    Populli ynë ka mjaft fabula të cilat vlnë nëmlojë këdo që tund bythët nga të fryjë era. Për këtë intervistë ku na thuhet se Sala qenka mbreti i politikës tek ne, po i vëmë për karshillëk një fabulë: “bretkoca sa një ve desh të bëhesh sa një deve. hëngri mu… sa hëngri, që të rritej e madhohej për tu krahasuar me devenë, por plasi plënci se aq i kishte përmasat si bretkockë”. Besoj ju lexues të dashur e kuptoni nënkuptimin. Sa për gazetën italianoruse, ajo ska faj se aq di aq shkruan dhe tjetra kur joshet me doravitje pse të mos i marrij?!!
    Xha Sulo

  13. Vladimir says:

    Hajde gazetar, hajde! Sala eshte per ne spitale dhe ky ben te habiturin me broçkullat e nje te marri.

  14. pjeter says:

    “Il Giornale” eshte ne pronosi te familjes Berlusconi zoterinj.Nuk ka lidhje me ruset,vetem simpati,dhe ndoshta ndonje interes te Berlusconit,qe dihet si mik i presidentit Rus.Salvini eshte tjeter,ai po i lepihet prej vitesh Putinit,por Presidenti rus,nuk i ka kushtuar aq vemendje,madje,edhe kur megallomani jeshil, shkoj per visite ne Moske ,nuk e priti fare. Linja e kesaj gazete eshe e djathte ,sidomos derjtori i saj,Alessandro Salusti,eshte Berlusconian se i mbush portofolin.Ndoshta jane keta tonit qe e kane kontaktuar ,fakti eshte qe ne kete moment delikat te italiane,Luli i shqiperise,me gjithe MONALIKEN,perfundojne neper kollonat e faqeve te fundit,atje ku botojne kronollogjine,keshtu qe ju te temes,mos harxhoni kohe kot,se ç’mund te shkruaj gazeta E Berlusconit,sepse nuk vlejn as per ne hale publikimet e tyre.

  15. Enea says:

    NUk e kuptoj si ia lejon vetes Mero Baze te dale me te tilla interpretime. Nderkohe gazetes Italiane i lind e drejta tju hedhe ne gjyq.

  16. Loni says:

    Sali Berisha eshte baba u krimit dhe i shkaterrimit. Ky njeri idiot e kriminel komplet i paafte be menaxhim e qeverisje e futu jete vend deri ne gryke ne mut. Shpresojme ta shohim ne burg…biles te varur nga kembet….qen e bir qeni komunist e kriminel i ndyre.

  17. Aleksander says:

    Il giornale shet 150 gazeta ne dit,
    Pra ne itali e blejn 150 vet, jetoj ne itali dhe mos ta kisha pa lajmin te gazeta tema nuk e disha se kan intervistua plakun mere, larg qoft i preft gja rrugen.

  18. shqip says:

    Hahaha! Kim Jong Berisha sulmon perendimin. Paguajne gazetare per ti bere ndonje shkrim. Burri i rrjedhur dhe i tredhur nga trute e kokes ka 6 vite qe nuk e pj**dh asnje politikan ne detyre ne BE. Ne Amerike mbase ia kane harruar edhe emrin. Me e forta eshte kur flet per emigracionin. Gazetari ose s’kishte lindur, ose eshte bibe ne profesion. Ne kohen e merhumit ( SB ) , Shqiperia u zbraz e tera. Ne momentin qe populli ju kthye kunder , ky vendosi ta djege Shqiperine si Nerone Romen. Po varja fare. Ai gazetari parate e veta i morì. Pastaj nese Berluskoni apo Salvini qeshin me nje idiot albanez me tipare serbe, kjo pak pune i prish gazetes.

  19. Arber iliri says:

    Italianet e cuan shpejt per salvinin.ne na ben shume dem katunari i tropojes ala.

  20. Shqip says:

    Nuk e lexova fare artikullin. Po mjaftoi vetem titulli dhe ma shpifi. Njerez qe nuk njihni as fjalet shqipe. Nuk thuhet i fisshem more shtaze, por fisnik.
    Ju hengert dreqi ju hengert

  21. I says:

    Ngelem nje komb fisnor, si ne epoken e gurit. Akoma nuk kemi arritur fazen e fabrikes dhe lokomotives me avull.

  22. Spartakos says:

    Ku eshte e keqja qe ajo gazete eshte filo Russe. Paqeja ne Europe nuk eshte rrezikuar asnje here nga Russia, perkundrazi Russia ka kontribuar per te sjelle paqen ne Europe. Ndersa Europa ka sulmuar dy here Russine hera e pare me Napolon Bonopardin dhe heren e dyte me Hitlerin dhe qe ne te dy rastet u tregoi vendin dhe u dha ate qe meritonin. Europa nuk duhet ta shohe Russine si shtet armik por si aleat nga qarqe te tjera rrezikohet Europa Jo nga Russia.
    Persa i perket deklaratave te Z. Berisha ka shume te drejte Saliu. BE nuk i ka vene kushte fare politikes se sotme te Shqiperise. Korrupsion, Kontrabande, Vjedhje, Vrasje cdo dite ne pikat kufitare arrestohet te pakten nje person me droge motorskafe qe livadhisin poshte e perpjet dhe i sheh gjithe bota. E dyta ate qe tha per Soron ka prape te drejte kudo qe eshte ngatruar ai rezultatet jane katastrofale per popujt. Pra me pake fjale Berisha eshte nje politikan realist qe shikon sic eshte situata sote dhe te gjithe ata qe e fyejne po te heqin syzet partiake, do te shohin realitetin.

  23. Black Eagle ? says:

    Nip i VUKO KARAXHIC,djali I VUK KARAXHIC dhe vllai i Radovanit i denuar me burg PERJETSHEM nga PERENDIMORE, ky ca do bej, do bej ca ka bere sera e tij me vite.

    1. Mere pllaku says:

      O SALI NDYRSIRA PO MOS BOFSH KURRE HAJER DHE DJEGSH NE FERR

  24. Orli says:

    Intervista e djalit te vuk karaxhicit te cilen nuk pata durim ta lexoj deri ne fund,tregon se sa shume e urren Shqiperine dhe Shqiptaret kopili serb ,nuk besoj qe vellai i tij nga babai radovani ta kete bere bloze Shqiperine si ky monstra!

  25. am says:

    Ka filluar te kopjoje partite italiane te djathta ky qen e biri qenit dhe thote qe emigracjoni nuk duhet te ndodhe, ky, qe i beri shqiptaret te marrin dhenë ja ve fajin Sorosit. Ky zaberhan qe e beri shqiperine te famshme per mariuanen thote qe mbiu kur erdhi Rama. Ky engjell qe ra sot nga qielli mbi kokat e shqiptareve. Ky me cadrat pistolete dhe stikolapsat thika me kater tr vrare ne bulevard. Me 26 te masakruar ne Gerdec. Me mijra te sakatosur nga armet pa kontroll te ushtrise. Ky mor ky, dora vete.

  26. Dash says:

    “Il Giornale ” eshte gazete karagjoze (jo se degjon idiotlleqet e Saliut) , por keshtu eshte se ashtu do pronari saj , kjo gazete mund te shkruaje gjithcka ne kundershtim me gjithcka…dhe eshte filoruse jo se financohet nga ruset..eshte kohe e humbur …..kujt i duket gazete e “madhe” snjeh Italine

  27. njeri says:

    ‘Il Giornale ‘ eshte ne pronesi te Paulo Berlusconit, çunit te Berlusconit, Berlusconi salvini =filorus, ene masanaj Salua “jone” miku im Silvio thote = filoruse.Rusise vendet demokratike perindimore i kane vene embargo per arsye se ka pushtuar Krimene dhe ka sulmuar Ukrainen ,lufte me viktima .Salvini eshte pergjuar duke bere pazare ne te zeze ne Rusi, shkaku i renies se qeverise italjone, une nuk njoh personalisht salvinin, por komunikoj me mikun tem Berlusconin thote salua

  28. ALMA BAZE says:

    mero legenin e njef ALMA

  29. Liri says:

    U BO DHE PJETER PAKLLKARI POLITIKAN.FUTI NE NJI TAS SUPE O GOMOR,CTE DUHET BERLUSKONI TY.

  30. POPULLI says:

    uroj gazeten per botimin e komenteve qe njerez te te thjeshte shprehin mendimin per kete personazh I te gjitha menzyrave ky esh bajlozi I zi I shqiperise qe vazhdon lekund bishtin akoma dhe sa per gazeten kan ngel te kenaqur me dhurata qe ky ndyresire grabiti nder vite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje