Bashkë me vjeshtën vijnë edhe protestat

2 Shtator 2019, 10:54Politika TEMA

Bashkë me vjeshtën pritet që të hyjë edhe stina e re e protestave të opozitës. Gjatë muajit gusht, Partia Demokratike ka paralajmëruar se do t’u rikthehet tubimeve para godinës së Kryeministrisë me të nisur sesioni i ri politik.

Për organizimin e këtyre protestave, PD pritet që të mbledhë në ditët e para të javës që po vjen strukturat drejtuese. Protestat do të jenë të parat pas dorëzimit të bashkive në duart e socialistëve, që i fituan në zgjedhjet e kontestuara të 30 qershorit.

Vetë kryetari i PD-së, Lulzim Basha e paralajmëroi rikthimin në shesh kundër Edi Ramës në përfundim të takimit që pati me Katja Leikert, nënkryetaret e grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestagun gjerman.

“Së bashku me qytetarët shqiptarë, opozita, përveç protestave, që do të jenë edhe më të mëdha, edhe më të fuqishme, në një situatë që është edhe më e vështirë, edhe më e pakapërdishme për njerëzit, siç është kjo e sotmja, me ekonominë, me gjendjen e një krize totale, me buxhetin e vjedhur e të grabitur, me taksa të rritura edhe më shumë, që parashikojnë e parathonë protesta edhe më të fuqishme”, deklaroi Basha.

Protesta e fundit kombëtare e opozitës së bashkuar u mbajt pas 30 qershorit. Basha mblodhi drejtuesit e degëve të partisë dhe kryebashkiakët e djathtë për të përcaktuar rrugën me anë të së cilës opozita do t’i kundërvihej Edi Ramës. Sipas burimeve të gazetës “Si”, në këtë mbledhje Lulzim Basha nuk ka folur për protesta. Por, presioni i kryebashkiakëve demokratë e detyroi që të përcaktonte 8 korrikun si protestën e radhës kombëtare.

Që prej asaj date, opozita nuk ka zhvilluar më protesta masive, por protestoi në Devoll, Kavajë, Lezhë dhe Shkodër kundër konstituimit të organeve të reja të pushtetit vendor të dala nga 30 qershori. Tani, Basha dhe drejtuesit e tjerë të opozitës premtojnë që bashkë me vjeshtën hyn edhe stina e protesta edhe më masive se më parë.

Por, çfarë ka ndryshuar nga korriku deri më tani? As Basha dhe as drejtuesit e tjerë kryesorë të demokratëve nuk morën pushime të zgjatura këtë verë. Ata u përqëndruan në denoncimin e asaj që e quajnë në rastin më të mirë keqqeverisje të Edi Ramës dhe në rastin më të keq qeverisje e tij në bashkëpunim me krimin e organizuar.

Gjatë kësaj periudhe PD publikoi dokumentacionin që e detyroi Valdrin Pjetrin që të japë dorëheqjen pa marrë ende detyrën e kryebashkiakut të Shkodrës, ndërsa në shënjestër ka vënë Agim Kajmakun e Vorës. Opozita e interpreton përzgjedhjen e këtyre dy emrave nga Edi Rama si kandidatë për dy bashkitë në fjalë si provë e kapjes së tij prej krimit të organizuar.

Veç kësaj, PD është përqëndruar edhe në denoncimin e atyre që i konsideron afera korruptive në përmasat e skandaleve. Si fillim iu referua denoncimit mediatik të shpenzimeve të ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj gjatë udhëtimeve jashtë vendit, ndërsa vetë publikoi faturën e një hoteli në Barcelonë ku zëvendëskryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku kishte qëndruar në një dhomë për 900 euro nata. Skandali, thotë PD, është se paratë janë paguar nga biznesmeni Shkëlqim Fusha, që zotëron Fusha Shpk, kompani që rezulton fituese në numrin më të madh të tenderave të bashkisë së kryeqytetit.

Por, me shtatorin nuk vijnë vetëm protestat. Në ditët në vijim pritet që Tirana të vizitohet nga delegacione me peshë të Bashkimit Europian dhe të Gjermanisë, me mision zgjidhjen e krizës politike. Sinjalet se ndërkombëtarët do të jenë më aktivë në ndërmjetësimin e krizës u dhanë me vizitën e nënkryetares së grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestagun gjerman, Katja Leikert. Në fund të takimit me zyrtaren gjermane në selinë e Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehu gatishmërinë për t’u ulur në dialog nëse ky i fundit ndërmjetësohej nga Gjermania.

Një tjetër zhvillim që pritet të ndikojë në drejtimin që do të marrë kriza e thellë politike dhe institucionale në Shqipëri është ai i emërimit të Mattheë Palmer si përfaqësues i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, detyrë që do ta ushtrojë krahas asaj të zv.ndihmëssekretarit në Zyrën për Europën Jug-lindore dhe Euroazinë në Departamentin e Shtetit.

Palmer bën pjesë në grupin e zgjeruar të ndërkombëtarëve që këmbënguli për zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor. Për këtë deklaratë dhe të tjera si këto, ai u cilësua si i njëanshëm dhe në mbështetje të Edi Ramës nga ana e Presidentit Ilir Meta.(Gazeta Si)

9 komente në “Bashkë me vjeshtën vijnë edhe protestat”

  1. xhoxhi says:

    A të djallossha mëndjen që më ke.Në vënd që të shtrohesh për të blrë diçka për vëndin don ta shkatërosh edhe atë që është ndërtuar.Me protesta i ha munë Ramës sepse atë nuk e heqin ndërkombëtarët.Ti shiko pregatitu për zgjedhje më 2022 atë bëj.Ramë e heqin të tjerët po te jesh ti në rrugë të mbarë..

  2. pak arësye says:

    Vetem une s’kam per te qene kurre qytetare qe te me permendesh emrin ti si qytetar shqiptar, nje palaço, hajdut, kriminel, tradhetar brenda dhe jashte kufijve shteteror. Ti je dhe nje spiun i kombit, megjithese je dhe nje cope gomar qe nuk e ke shokun. Kush mendon se ti mund te behesh nje dite kryeminister, nuk jeton mbi toke, por nen toke. Prandaj shqiptaret te mbledhin mendjen mire, te krijojne alternativa te reja politike, jo pjelle e kesaj monstre politike qe egziston, jo nga ato femrat dhembeperjashta e me prinder hajdut-kriminele dhe qe s’kane mbaruar as shkollen; Shqiperia ka mundesi me njerez te mergjegjshem e patriot qe i duan te miren vetes dhe vendit. Kerkoni dhe krijoni alternative politike te re, tu perkrahim maximum se Shqiperia s’ka nevoje per asgje tjeter. lereni plehrat te kalben!

  3. Xhaxhi says:

    Ajo 85% rama ik është vërtet kulmi I idjotizmit nga ana e opozitës rrugaçë.

  4. USA says:

    KETE TE TIMIN KE PER TE MAR TI DHE MONA BASHKE ME SALEN DHE ILIR KOKE LOQEN

  5. Daja says:

    ORE,JU QE LEXONI,SHKRUNI,NDIGJONI DHE KOMENTONI,QOFTE MAJTAS E DJATHTAS,I THONI OPINIONIT,PA FRIKE,PO ME SHKRONJA TE ARTA -THONIN DIKUR,TE VERTETAT E PAKUNDERSHTUSHME,KY POPULL KA SHUME HALLE,KA NJEREZ ME PROBLEME TE FORTA EKONOMIKE,KA 500-600 MIJE PENSIONISTE,QE ME LEKET QE MARRIN NUK MUND TE PERBALLOJNE SHPENZIMET E TYRE PER 10 DITE,KA TE SEMURE DHE TE PA AFTE,KA TE PA PUNE,QE KANE HALLE MBIJETESE,PO PJESA ME E MADHE E TYRE,NUK KANE PIKE DYSHIMI,QE KJO OPOZITE QE PRETENDON SOT PER PUSHTET,ME KETO FYTYRA QE PERFAQSOHET,ESHTE E KEQJA ME E MADHE E KETIJ VENDI,SE AJO CFARE ATA KANE BERE NE KETE VEND,ESHTE E PAIMAGJINUSHME,PRANDAJ KY POPULL ME KETE OPOZITE,E KA KONTRATEN E MBYLLUR,ASHTU QE SHUME SHPEJT MUND TA MBYLLIN DHE ME KETE MAZHORANCE

  6. Opinionisti i paanshëm. says:

    Ja “nxitë faqen” Shqipërisë?! Se tuajat janë nxirë me kohë….. O politikanë ABSURD….kursejani vehtes këtë maskaradë… hiqni dorë nga “ABSURDITETI…absurd.”
    Lëreni “rrjedhën” të ecë vetë….ju jeni jashtë saj, dhe jo për faj të “dikujt” por për llogari të keqdashësve të kë tij POPULLI, që vetëm fal…e ju prap i bini në qafë..
    dhe i “NGRATI POPULL” përsëri FAL…

  7. Farà e hisllit says:

    Edhe Ju te tre pervec bukes se gojes lesht po’ merrni
    Te rroje merua qe Ju Ka marre ne pune.
    Po’ vjen vjeshta
    Me protesta komunistet do luftojne
    Kusherinjt zvarre do tjekin
    Spiunet do ti pasojne.
    Cdo na shohi syte kte vjeshte
    Veshet c’ Kane per te degjuar
    Mbas pushimeve te shtrenjta
    Pallavrat Kane per t’ filluar
    Analistet mendje ?ndritur
    Dyfytyrsha te gjithe Jane
    Per pese leke e shesin bythen prostitutat zili i Kane .
    Parellinjt moderatore Ca’ blepires me fame
    Edhe ne b te bithes ata nuhasin Parane.
    Te mos flasim per ata
    Te kombit baballare
    Qe per kombin po’ punojne
    Parate s’dine ku ti cojne .
    Do takohen te medhenjte
    Per vegjeline te vendosin
    Si e qysh ne do tja bejme
    Kete popull ta cfarosim

  8. Komentuesi says:

    Perseri do na çani bythen me ato palo protsta me rrugaçet e paguar? Opo paskeni parat e dynjas! Opo ku i gjetet qe paguani rrugaçet me te medhenj, qe i paguani dhe i fusni neper protesta bajate, qe te çirre sa kane ne koke ” Rama ik”Qysh ngelet keshtu budallenjet e dynjas.Qenke kafshe. O BASHA! JE NJERI APO JO? KE TRU NE KOKE APO JO? SI NUK MORE VESH VETEM NJEHERE SE RAMA NUK RREZOHET ME PROTESTA POR ME VOTEN E POPULLIT.Ti dhe disa lango te tjere ne pd-ke e dini mire qe me grusht shteti te rrezosh qeverine,nuk t’a pranon asnje,as populli por as nderkombetaret,Pranndaj thirreni mendjes dhe prisni vitin 2021.Mos na merziseni me protesta,se vetem urrejtje do te kini.

  9. Komentuesi says:

    Perseri do na çani bythen me ato palo protsta me rrugaçet e paguar? Opo paskeni parat e dynjas! Opo ku i gjetet qe paguani rrugaçet me te medhenj, qe i paguani dhe i fusni neper protesta bajate, qe te çirre sa kane ne koke ” Rama ik”Qysh ngelet keshtu budallenjet e dynjas.Qenke kafshe. O BASHA! JE NJERI APO JO? KE TRU NE KOKE APO JO? SI NUK MORE VESH VETEM NJEHERE SE RAMA NUK RREZOHET ME PROTESTA POR ME VOTEN E POPULLIT.Ti dhe disa lango te tjere ne pd-ke e dini mire qe me grusht shteti te rrezosh qeverine,nuk t’a pranon asnje,as populli por as nderkombetaret,Pranndaj thirreni mendjes dhe prisni vitin 2021.Mos na merziseni me protesta,se vetem urrejtje do te kini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje