Salianji: Ramën s’e largojmë dot me 5 muaj aksion, paçka se duam ta heqim një orë e më parë

1 Shtator 2019, 21:19Politika TEMA

Ish-deputeti Ervin Salianji thotë se aksioni i opozitës shqiptare nuk ka mbaruar dhe rezultatet konkrete të djegies së mandateve, bojkotit të zgjedhjeve dhe protestave nuk mund të shihen ende pa përfunduar ky aksion.

I ftuar në studion e emisionit “Ora News”, Salianji tha se opozita nuk lufton për pushtet, por për të ndryshuar sistemin 30-vjeçar politik në vend.

Salianji theksoi se qëllimi i opozitës është të “heqë” Ramën “një orë e më parë”, por kjo nuk mund të arrihet me 5 muaj aksion.

Pjesë nga deklarata:

Kemi një opozitë që është në një kauzë të drejtë, legjitime dhe komunikuese me publikun sa që edhe kundërshtari më i paguar nuk e kundërshtojnë dot qëllimin me mjetin. Mjeti me të cilin ne kemi menduar është një mjet, djegia e mandateve, mosmarrja pjesë në zgjedhje, dhe një rrymë tjetër mund të ketë qenë që të mbajmë pak pushtet këtu, pak aty dhe me këtë pushtet të rritemi. Unë shoh që deri sot opozita ka mbështetje më të madhe, opozita sot nuk lufton për pushtet por për ndryshimin e sistemit. Ndryshimin e sistemit nuk e bëmjë me palën tjetër. Nuk ka asnjë diskutim që ndryshimet nuk kanë arritur midis forcave politike.

Ne nuk e kemi problemin me datën e zgjedhjeve por me standartet. Sot të gjithë e kanë kuptuar që edhe në këtë periudhë ka vrasje, ka krim, ka edhe vjedhje por nuk ka drejtësi, nuk ka ndërhyrje. Do ta ndryshojmë sistemin duke iu propozuar qytetarëve ndryshimin, duke çuar drejtësinë aty ku e ka vendin te qytetarët.

Nuk kemi ndryshim strategjie, kemi të njëjtën strategji. Ne nuk jemi në fund të aksionit, jemi në aksion. Rezultatet shihen në fund. Kryeministri nuk ikën, po të ishte demkratike do kishte ikur. Do ta shohim. E sigurtë është që opozita ka mbëhtetjen e qytetarëve. Aksioni i opozitës ka pasur mbështetje të madhe në masë. Ne duam ta heqim një orë e më parë por aksioni i opozitës për të ndryshuar një sistem që ka së paku 30 vite nuk mund të matet me 5 muaj.

9 komente në “Salianji: Ramën s’e largojmë dot me 5 muaj aksion, paçka se duam ta heqim një orë e më parë”

  1. Basha i pari se e ka edhe marak shume gojoren
    nderkohe ,qe radha mos te behet e madhe ,

    salianji ti mari e goje topat Ramos dhe mesiguri kei me ja thy Ramos
    duhen dryshuar metodat lol

  2. Cudia says:

    Po Bashen persa dite mund hiqni….?

    1. Gent Lemeria says:

      Me ate ceshtjen e Babales si ke qene?

  3. Taraboshi says:

    O Salınjas a je ı marre apo te vrasın kepucet se je mesuar me veshe opınga,SHkruve po cfare shkruve jo qe ne nuk morem gje vesht,por edhe
    tı nuk ı jep dum se cfare ke shkarravıtur,Nuk e dı se cılın popull ke me vete,Se te ıshe ı sıgurte ne kete popull do te futeshe ne zgjellje,Ju e dını me mıre se cdo kush pse bojkotonı zgjelljet,Per kete kenı qene dhe jenı te sıgurte nehumbjen tuaj,dhe aı qe humb largohrt nga fusha,Perfundımı juaj dıhet,PD dhe ju sı gjoja drejtues te saj shkruanı vetem abstaksıone gjera te pa arrıteshme Flısnı per ndryshım sıstemı nen drejtımın tuaj Por ta dıjme se kur u reformuat dhe nen cılen sıgel,
    Kur ka mbetur popullı yne te na japı mend edhe ı padıshı,Por fajın e ka Mero qe mbushe faqet e gazetes me brockullat tuaja dhe te shefıt tend

  4. SHKELZENI says:

    DO TA HEQESH …… POR PROBLEMI ESHTE SE JU HOQI RAMA JUVE .
    ME LARGIMIN NGA PARLAMENTI MOS PJESMARES NE ZGJEDHJE LOKALE.
    IMAZHI I KAFSHES QE JU TREGUAT PARA KRYMINISTRISE ME SHTIZA SI TARZANI ME FSHATARE QE SHURONIN ASNJEHERE NUK KENI PER TE MARE PUSHTET ME JU RAMA DEL NE PENSIONE DERI SA TE DALI NJE FORCE TJETER POLITIKE.
    ME LULEN QE KENDONTE HYMNIN SI GJELI APO ME MILITANT SI UJKU CERRIKUT EHHHH HARROJENI PUSHTETIN

  5. Komentuesi says:

    Ju genjen mendja o te shkret opozitar kur thoni se opozita ka mbeshtetjen e popullit.Ju nuk e kini mbeshtetjen e popullit por vetem te disa rrugeçeve te paguar nga ju.

  6. Gridasuma says:

    Je kaq i ri dhe po “digjesh” or NjanSali! Nuk e shpetoni dot as Sal-Met e as Mon-Bash, nuk fitoni dot kunder U.S., thash Sal end co. por asnje as Kush PS. PD. LSK-I

  7. kurva salinjani says:

    do i rruni trapin Rames mer karnaval

  8. Monika says:

    Salijanj nuk di do e hiqni ju Ramen apo do ju heqi ju ai. Sa i trashe je mor tu mbyllte e mendjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje