Zbulohet shkresa: Basha urdhër të prerë strukturave të PD-së për mediat... "armike"

1 Shtator 2019, 19:34Politika TEMA
Zbulohet shkresa: Basha urdhër të prerë strukturave të

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka shpallur armik disa media në vend, duke urdhëruar të gjitha strukturat e Partisë Demokratike që të refuzojnë debatet, diskutimet apo komentet publike për këta media duke nxitur urrejtje ndaj tyre.

Mediat e shkruara raportojnë se urdhëri i Bashës është dërguar me email tek të gjitha strukturat e PD duke përmendur edhe emra konkretë.

Pjesë e emrave është edhe gazeta “TemA” e cila ka qenë kritike me mënyrën se si kryedemokrati po drejton një ndër forcat kryesore dhe me histori për vendin.

Shkresën e dërguar me email, e cila ka dy faqe, sipas gazetës Mapo, Lidershipi i Partisë Demokratike ua ka dërguar anëtarëve të Këshillit Kombëtar, Kryesisë, dhe ish-deputetëve. Bëhet fjalë për një memo, një material për qarkullim të brendshëm, ku jepen porosi lidhur me strategjinë e komunikimit.

Në shkresë flitet për sondazhet e PD dhe po ashtu jepen “këshilla” për qëndrimet politike mbi çmontimin e asaj që e quajnë propagandë të Edi Ramës. Letra përmend emra gazetarësh dhe mediash, që sipas PD përdoren nga Rama, dhe po ashtu, ata që cilësohen mercenarë politikë.

“Për të sulmuar me shpifje dhe të pavërteta PD dhe lidershipin e saj, Edi Rama, pas konsultimit të madh të Mero Bazes dhe Skënder Minxhozit, prej shumë vitesh në shërbim te pushtet te Edi Ramws, ka hedhur në skakierën antiopozitare edhe Sokol Ballën me portalin Realstory”, deklaron Basha në shkresën e tij.

14 komente në “Zbulohet shkresa: Basha urdhër të prerë strukturave të PD-së për mediat… “armike””

  1. Zequa says:

    Lulushi preferon media ffeknjuz qe shkruajn dokrrat e lulushit.

    1. Eva.M says:

      Dmth, te gjithe te tjerat jane media te Lulit, te pakten na ndihmoi te kuptojme kush punon per Lulin,

  2. reptutive says:

    tani do kemi vetem Ed trapin ne Tv, sepse lul gjumashi ka vendosur te flej pergjithmone, shqiperia e shkrete eshte si puna e asaj melçise qe kur nuk. mer fryme fryhet edhe i bie ne qafe organeve te tjera, nuk behet ai vend, sepse ska se si te behet, edhe ska cfar te behet, ksbu si eshte njerzit jetojne me qofte dhe byreke 200 leke te vjetra, barku i mbushet kirse syri ju ka bere bardh e zi nga byreku dhe qoftet e perditshme.

  3. Erindi says:

    Ç’ keshilltare ka Basha qe bie ne rrjeten bajate dhe te konsumuar te tyre? Keqardhje per te.

  4. Ju lutem , lexojeni komentin tim says:

    Pra , te gjithe qe jane ne PD , duhet te mendojne dhe
    flasin vetem per hallin e madh , qe po i torturon Sali
    Berishen dhe Lulush Bashen dhe , kjo te konsiderohet
    si vija e keuqe , pertej se ciles konsiderohesh “edist” !
    Saliu dhe Lulushja qe iu kullojne duart gjak , nga gjaku
    i ketij populli , duke perlyer e baltosur kundershtarin ,
    mendojne se populli i harroi krimet e tyre rrenqethese !
    Eshte kjo dhe vetem kjo arsyeja se perse shqiptaret ne
    mase kane alergji porsa degjojne emrin Sali e Lulushe ,
    bashke me karagjozin qe kemi president !

  5. Drejtesi says:

    Pervec ketyre shkresave te rendomta dhe qesharake, Luli nuk ka idene e organizimit , e per me shume , partine e tij PD – ne.
    Te themi te verteten , deri para pak muajsh, shumica e mediave jo se ishin pro PD-se, por ishin teresisht kundra kryeministrit , per skandalet me oligarket duke falksifikuar tendera, por edhe gjendjen e mjerueshme te shqiperise qe eshte kthyer ne nje shtet te izoluar.
    Fare qarte u pa qe Lul Basha nuk reagoj per asnje nga skandalet, duke lene te kuptojme qe edhe ai eshte pjese e hajdutllikut dhe e grabitjes se popullit shqiptar

  6. Koli says:

    Mero,
    Nuk e keq se ti je One way gazetar!

  7. Nuriu says:

    Vetem lulushi eshte shkateruesi i p.dFatekeqesi per pd.

  8. "BOHOTINA" says:

    Sa turp. Dhe kete e beri… ? Po per Peken, Lubonjen, Zhejin … etjere nuk pai ndonje porosi !?

  9. Algor says:

    O Lulz, o injorant, ik me mirë ne Amsterdam e bej nje xhiro me biciklete. Ulule pi birre, qetesohu, se je nje i papergatitur per nje politikan. Po ska problem, edhe ne jete gabon. Por pranoje se je injorant dhe i papergatitur per vendin qe zë ne PD.

  10. Xha Spiroja says:

    Cili veprim është.më i drejtë lidhur me fjalën e lirë që shprehet me “lirini e mediave”:
    Vendimi i qeverusë për ndalimin e shpifjeve në media apo, urdhëri i lulit që të cendurohen mediat e tjera. Pra ndalon institucionet e PD-së të mos japin e as të marrin nga mediat që juk janë në vartësinë e saj.
    Kuptohet që të dyja tregojnë se shteti i sotëm shqiptar me këta liderët karagjozë është shtet në shërbim të kupolave partiake të djathta dhe të majta. Prandaj mos u mashtroni nga demagogjitë e “prijësave” të çartur nga trutë.
    Xha Spiroja

  11. Tomi says:

    Gazetaret qe Basha sulmon jane gazetare realiste,qe cfare shohin e pasqyrojne, pa u perfshire emocionalisht.
    Luli do qe ata te zezës ti thone te bardhe dhe anasjelltas. Problemi nuk jane gazetaret po vete kryetari i PD-se, qe ka rreth vetes njerez qe i perkedhelin sedren dhe nuk e shkundin e ti thone qe bashke me partine e tij po e çon edhe veten ne gremine.
    Pastaj Luli duhet te beje si Rama qe nuk merret me gazetaret e tij jo profesioniste qe nuk merren me lajmin, por me komentet deformuese te realitetit shqiptar.
    Se mos e kane mendjen te bejne gazetari profesioniste ata. Atyre tu japesh shukat me para dhe mendjen e kane vetëm te udhetimet dhe trajtimet ne sallonet e bukurise.

  12. bureto says:

    Ashtu si dikur Enver Hoxhaqe gjithmone fliste ne emer te Partise dhe kurre per fajet e veta per deshtimin ne cdo fushe te jetes ekonomike e sociale duke i etiketuar si armiq te gjithe zerat edhe pse te kujdesur apo te heshtur kunder politikes se tij, edhe Basha deri me sot qysh nga fajet kur ishte bene pushtet, krime, korrupsion dhe shitje te interesave kombetare dhe deri tek gomarlleqet e politikes se tij ne opozite, fajin ua hedh segmenteve te caktuara te mediave qe jo se jane kunder PD, dhe Basha ben sikur nuk kupton, por jane shume kritike, me te drejte, kunder lidershipit te saj me ne krye bufonin ne fjale, armikut te jashtem (ambasadoreve), oponenteve te tij brenda PD dhe me ne fund popullit qe nuk e ka kuptuar se ç’xhevahir eshte, edhe pse ia ka treguar duke e votuar kunder prej 6 vjetesh. Dhe ky aspirant per kryeminister (mos o Zot) nga qe e di se nuk fiton, ben te fortin. Pika qe si bie do thoshte gjyshja ime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje