Harta që "acaroi" Greqinë me Erdoganin dhe ndezi tensionet Athinë-Ankara

3 Shtator 2019, 09:33Rajoni TEMA

Athina i ka dërguar një mesazh të ashpër Ankarasë, pas shfaqjes së një harte që tregon ujërat territoriale të Turqisë që shtrihen përtej Egjeut.

Presidenti Erdogan u shfaq në një konferencë përpara kësaj harte, ndërsa ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias tha për Alpha se kjo është një “frenim i marrëdhënieve”.

Ai tha se Turqia mund të vazhdojë me problemet e rajonit, por Greqia nuk ka ndërmend t’i përgjigjet.

“Kufijte e shteteve nuk përcaktohen nga çfarëdo harte që disa ministri vendosin të hartojnë, por në bazë të ligjit ndërkombëtar”, tha Dendias duke iu referuar fotos së Erdoganit në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare në Stamboll.

Ai shtoi se mendimet e Turqisë i përkasin një “pakice”.

“E drejta ndërkombëtare nuk mund të shkelet nga marifetet e marrëdhënieve me publikun, “tha ai.

Harta ku u shfaq Erdogan tregon kufijtë detarë të Turqisë që shtrihen përgjatë ishujve grekë të Egjeut lindor dhe juglindor deri në Ciklad, dhe titullohet “Turqia, Atdheu Blu”, që tregon një zonë 462,000 km katrorë që Ankaraja pretendon se është e saja.

2 komente në “Harta që “acaroi” Greqinë me Erdoganin dhe ndezi tensionet Athinë-Ankara”

  1. american16al says:

    Kur Turqia ngre problemet e kufive me Greqine, Greqia acarohet dhe proteston harron se si sillet me Shqiperine, I can bythen cdo muaj me ndonje perralle eshte bere e bezdisura e ballkanit.

  2. rexha 10 says:

    PO DESHET ME SISTEMU KUFIJTE E BALLKANIT ,MERRNI BERISHEN DHE BASHEN SE JANE SHUME TE PREGATITUR .ATA VEPROJNE PA HILE SICE VEPRUAN EDHE ME KUFIJTE UJORE TE SHQIPRISE QE JA SHITEN GREKUT
    HISTORI TE TILLA ME TURQINE GREKU E KA PROVUAR EDHE ME QIPRON SE CFARE I NDODHI NGA TURQIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje