Mjekja e UÇK-së thirret në Hagë për dëshmi

3 Shtator 2019, 21:25Rajoni TEMA

Ish-deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj është e treta zyrtare që thirret nga tribunal të Hagës.

Zyrtarisht, ish-deputetja e AAK-së, do të shkojë në Hagë në cilësinë e dëshmitares, por jo si e dyshuar. Kadrijaj, do të paraqitet në Gjykatën Speciale më 18 shtator.

Ish-deputetja  ka shërbyer në UÇK, si mjeke në spitalet ushtarake në zonën e Dukagjinit gjatë luftës në Kosovë.

Më herët kanë dëshmuar në cilësinë e dëshmitarit edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i cili për këtë shkak dha edhe dorëheqjen nga posti i kryetarit të qeverisë.

Haradinaj preferoi të dilte para gjykatës së Hagës si një qytetar i thjeshtë, pa post politik.

Ndërkohë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli u thirr për të dëshmuar në Hagë, për luftën në Kosovë.

4 komente në “Mjekja e UÇK-së thirret në Hagë për dëshmi”

  1. Kim été says:

    Sërbia po ndjek politikën e Greqisë dhe Polonis ndaj Gjermanis, me Kosovën.

    1. Avokati says:

      Pa sens kjo qe po thua, Kosova nuk e ka pushtu Serbine mor djale ulu dhe lexoje edhe nje here historine. Gjermanet kerkuan falje ne 80-vjetorin e pushtimit te polonise ndersa serbet as qe behet fjale. Mos shkruani marrezira. Genocid kane bere Serbet ne Kosove historikisht ndersa Kosova ka rezistuar me cdo forme e mjet.

  2. Avokati says:

  3. nk says:

    SINDROMA e UJKUT të STRESUAR!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje