“Sundimi i ligjit në Ballkan duhet të funksionojë dhe koha për lojëra politike dhe përpjekje për të shmangur përgjegjësinë ka mbaruar”. Ky ishte mesazhi i parë i Matthew Palmer, si i Dërguari Special i SHBA-së për Ballkanin, duke dhënë porosi të qarta për të gjitha qeveritë e rajonit.
Gjatë një takimi me Ministrin e Jashtëm maqedonas Nikolla Dimitrov dhe Ministren maqedonase të Mbrojtjes Radmila Sekerinska në forumin në Bled të Sllovenisë, diplomati amerikan deklaroi se SHBA mbështesin fuqishëm Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.
Në forumin strategjik të Sllovenisë, ku do të bëhej edhe prezantimi i parë i zotit Palmer si i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për vendet e Ballkanit, Shqipëria nuk është përfaqësuar nga ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, por nga Ambasadori shqiptar në Slloveni, Pëllumb Qazimi, ndërkohë që Maqedonia e Veriut përfaqësohej nga dy ministra.
Duke qenë se takimi ishte i nivelit të lartë politik, ambasadori Qazimi nuk është lejuar të flasë si përfaqësuesi i Tiranës zyrtare në këtë forum strategjik. Palmer është duke mbajtur takime të njëpasnjëshme me të gjithë ministrat e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, por deri më tani nuk ka takuar asnjë përfaqësues të palës shqiptare, e cila ka zgjedhur të përfaqësohet nga ambasadori ynë Lubjanë.
Mediat maqedonase shkruajnë se fokusi i takimit ishte procesi i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe fillimin e negociatave me BE, por nuk raportohet nëse Palmer e ka përmendur vendin tonë.
Dy zyrtarët e lartë të qeverisë së Maqedonisë së Veriut uruan Mathew Palmer për emërimin si i dërguari special për Ballkanin Perëndimor. Duke folur për këtë emërim për mediat serbe, diplomati amerikan deklaroi të hënën se e presin shumë sfida dhe se njëra prej tyre është hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt që të jetë e mundur.
Palmer është shprehur se Administrata e Presidentit Trump mbetet e fokusuar dhe i përkushtuar për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor të arrijnë qëllimin e tyre për të hyrë në institucionet evuropiane dhe euroatlantike. “Ne kemi punuar për këtë qëllim për shumë vite përmes administratave të shumëfishta. Ky mbetet qëllimi kryesor strategjik dhe objektivi i politikës amerikane. Gjithmonë ka konkurrencë për kohën dhe vëmendjen, nga ana e parimeve. Sigurisht, nëse shikoni prapa në vitet 1990, Ballkani Perëndimor ishte në krye të prioritetit, jo vetëm për SHBA-në, por për mbarë botën. Gjërat kanë ndryshuar në këtë drejtim, por SHBA mbetet e angazhuar në këtë rajon. Ne jemi këtu, po punojmë ngushtë me qeveritë e Ballkanit Perëndimor për të çuar përpara objektivin tonë të përbashkët të integrimit evropian”, deklaron ai për “Tanjung”.
Po ashtu, ai shprehu shpresën se qeveria e ardhshme e Kosovës do të pranojë të pezullojë tarifat ndaj mallrave serbe, në mënyrë që dialogu të mund të fillojë sa më shpejt dhe i bëri thirrje Beogradit të ndalojë përpjekjet e tij për izolimin ndërkombëtar të Kosovës.
Në Forumin e përvitshëm që po mbahet në Slloveni, janë duke marrë pjesë rë gjithë ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor, ku do të diskutojnë sfidat e rajonit së bashku me zotin Palmer.
Po ashtu në këtë takim po merr pjesë edhe ish-ministri italian, Enrico Letta, Presidenti Estonez, Kersti Kaljulaid, ish-ministri i Jashtëm Spanjoll, Josep Borrell, i zgjedhur si pasuesi i Federica Mogherini në pozicionin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Cavusoglu, kolegu i tij finlandez Pekka Haavisto dhe Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet.
Lamtumire PD.Fundi juaj eshte I afert.E lexuat mesazhin e Palmerit?
Nuk kuptoj kete levizje te qeverise sone. Gjithe vendet e Ballkanit kane derguar ministra ne kete forum, ndersa ne asnje perfaqesues. Nderkohe qe Daciq takohet me Palmer, ne preferojme te mbyllim syte. Pse nuk ka shkuar Ministri i Jashtem atje kur eshte I “famshem” ne pergjigjjet qe I jep Dacic? Mbase kete rradhe eshte mjaftuar qe Daciq si i lindur ne Kosove do jete i mjaftueshem per te perfaqesuar edhe shqiptaret.
Pune te madhe i kane lene Pellumb Qazimit. Pune qe asnje ne forum, nuk eshte i interesuar. Kam shprese qe te pakten ti kete thene Palmerit: Mirseardhe ne Ballkan!
Habi po Shqiperia cfare qazo? Si duket po duken re te zeza per politikanet shqiptare amin USA.
Rama nuk e ka derguar ministrin e jashtem sepse ne kete ndeshje qendron nga ana e Berishes.
FUCK PD !!! Parti TERRORISTE ANTISHQIPTARE e mbushur me HAJDUTÉ , DOBIÇA , KRYEKRRIMINELÉ , BANDITÉ , HORRA , KRYEKUSARÉ dhe FUNDÉRRINA , qè PLAÇKISIN gjithçka ju del pérpara né ZYRAT E SHTETIT !!! FUCK PD ! ! ! FUCK LSI ! ! ! FUCK Fatmir HALE Mediu !! !! FUCK Agron KRRIMINEL Duka , bashkè me PULARINÉ e KRIMIT dhe VEZÉT e KRIMIT tê ORGANIZUAR qé PASTROJNÉ PARATÊ e MAFJES sé FSHFsé dhe KORRUPSIONIT SHTETÉROR
Ministri I jashtem I Shqiperise mungon zvendesohet nga z Palmer . Ku gjen me mire??
po ky gjeniu jone i vogel pse nuk kishte marre pjese , apo hajd mo gjeni ky.
Pse,paskerka qen nje koh me par,kur ata politikan qe e lidhen kapistallin ke agjensit perendimore te spiuneris,mbroheshin dhe levdoheshin,megjithse benin krime,deri edhe vrasje,si Sala dhe mefalja “burr shteti” dhen nga perendimi per te pas vrasjeve n bulevard.
Kurse ne na thuhej “jeni n rrug t mir,vazhdoni kshtu,reforma t suksesshme…”
Dhe poplli hante bar…
Tash po e pi barin,se s beso kush mo as n demokraci,as n perendi…m.
Si gjithnji,shkerdhatnija mbretnon.
Vecse ndryshon form.
Asnji gjo s do behet.
Vec do sofistikohetvkrimi e korrupsjoni..
Nuk do behet alla shqiptarce haptaz,por alla perendimorce mceftaz.
Hajt t ma gzofshi ate Cocën e Colës.(koken e Koles)