Një tjetër shkollë ekzistuese në Tiranë do ti hap dyert në 16 shtator krejtësisht e rinovuar dhe me kushte shumë të mira mësimdhënie për nxënësit e saj. Bashkia e Tiranës është duke përfunduar punimet për rikonstruksionin e shkollës “Sabaudin Gabrani 1” në Njësinë nr.7 ku nuk ishte vënë dorë prej gati 20 vitesh, duke krijuar tashmë një mjedis të ngrohtë dhe bashkëkohor për 1100 nxënësit që ndjekin mësimet në këtë shkollë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndërsa inspektoi punimet e kryera dha lajmin e mirë për gjithë prindërit e kësaj lagje se fëmijët e tyre do ta nisin vitin e ri shkollor 2019-2020 pranë shkollës së tyre dhe me kushte komode. “Jam sot shumë entuziast që një pjesë e madhe e kolegëve kanë kaluar gjithë gushtin duke i qëndruar punës te koka, që në 16 shtator, jo vetëm kjo shkollë, por disa shkolla në Tiranë të jenë totalisht si të reja.
Është një shkollë që i ka dhuruar shumë Tiranës, shumë nxënës, shumë talente, shumë energji pozitive për gjithë komunitetin e Njësisë 7 në rrugën kryesore, në Unazë të Tiranës.
Them që e meritonte shkolla një trajtim të tillë. Dhe besoj që duke hequr nga lista një tjetër shkollë që është rikonstruktuar totalisht, na jep mundësi pastaj që të vijojmë të shkojmë në periferi”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Ai u bëri apel prindërve të gjithë Tiranës që fëmijët e tyre ti regjistrojnë pranë shkollës më të afërt, pasi kështu i kursejnë kohë vetes së tyre dhe fëmijëve si dhe nuk krijojnë trafik çdo mëngjes dhe pasdite në Tiranë.
“Ftesa për prindërit është që ti çojnë fëmijët te lagjet e tyre. Nuk ka asnjë arsye pse t’i torturojmë fëmijët në trafik. Një orë për ta çuar në një shkollë jashtë lagjes dhe një orë për t’u kthyer janë dy orë në ditë, herë 300 ditë, janë 600 orë. Për kaq orë mund të bëhesh një basketbollist shumë i mirë, një programues kompjuterësh, ose mund të flasësh frëngjisht perfekt. Kështu që këto orë, sa t’i kalojmë në trafik, të shkojmë te shkolla më e afërt. Drejtoria Arsimore po sigurohen që të parët e portalit të shkojnë në vendin e parë vakant, dhe ky vend vakant, se është në shkollë, se është në Lanabregas, se është në Vaqarr, se është në Kashar nuk ka pikë rëndësie lidhja gjeografike.
Pra më të mirët dhe mësueset më të mira po shkojnë në këto vende vakante”, shtoi Veliaj. Gjithashtu ai bëri të ditur se me nisjen e vitit të ri shkollor në kryeqytet, për të lehtësuar lëvizjen e nxënësve dhe për të shmangur problematikat në qarkullim, do të bëhet edhe ndalimit i lëvizjes së automjeteve që merren me furnizimin e dyqaneve gjatë fashës së orarit 07:00 deri në 09:00. “Për të gjithë qytetarët dua t’i ftoj që të zbatojnë rregullat e reja të qarkullimit që do të hyjnë në fuqi nga data 16 shtator, nuk do të ketë furnizim çimçakizash dhe patatinash nga ora 7 me 9, se besojmë që kalamajtë janë më të rëndësishëm sesa patatinat. Kështu që do njoftoheni me një urdhër të posaçëm për të gjithë oraret e reja dhe do t’i japim prioritet qarkullimit”, theksoi kryetari i Bashkisë së Tiranës. Kryebashkiaku Veliaj kërkoi nga qytetarët e Tiranës që ta kthejnë shtatorin në një muaj të ecjes në këmbë apoi me biçikletë për ti dhënë qytetit më shumë frymëmarrje dhe për tu siguruar për një ambient më të pastër.
“Ka një lëvizje botërore që në vend t’i thotë September, i thotë “Step-tember”, do të thotë: Të ecim sa më shumë. Sa më shumë hapa për ata që kanë shtëpinë afër, për ata që disa hapësira mund t’i bëjnë në këmbë, për ata që disa hapësira mund t’i bëjnë me biçikletë. Do t’i inkurajoja të gjithë që këtë muaj shtatori, ta kthenim në lëvizje për pedonalizimin e qytetit. Ndaj për t’u siguruar që ata fëmijë që duam t’i shohim të shëndetshëm nuk mbyten nga tymi i makinave që ditën e parë, ta reduktojmë në minimum përdorimin e makinës, edhe ta kthejmë shtatorin në një muaj ku ecim, vrapojmë, pedalojmë për një Tiranë shumë më të shëndetshme që vetë e kemi në dorë , nuk e ka në dorë askush tjetër”, shtoi Veliaj.
Falë kësaj ndërhyrje është bërë e mundur rikonstruksioni i ambienteve ekzistuese, përshtatja e këndeve sportive, rikonstruksionin e tarracës, instalimi i sistemit të ngrohjes, riparimi i nyjeve sanitare në godinën për grupin e parashkolloreve, riparimi i rrjetit elektrik dhe sistemimin e rrjetit ti kanalizimeve të shkarkimit të ujërave. Shkolla ka një kapacitet për rreth 1100 nxënës gjithsej, nga të cilët 110 parashkollor në 3 ambiente, dhe 990 nxënës.
kur e hapa kete artikullin thashe se ishte bere ndonje projekt per te permiresuar rruget e tiranes per kembesoret apo per te rregulluar lemshin me bicikletat, por jooo qenka nje mesazh sensibilizues nga lali eri qe pervecse vetem flet e flet per aq pak sa ben, na tregon dhe ku ti cojme kalamajt ne shkolle, si t’i cojme, dhe se do na e lehtesoje trafikun qe na kane bere furgonat e cemcakizave. Mbase me perpara duhet te mendoje si te na lehtesoje trafikun dhe ndotjen nga betonieret, ky lali eri qe na e perzjen nga pak cdo dite.
Air Condition ,
kurse une, pasi lexova “Botimin Shkencor” tendin, te shkruar thjesht, shkurt dhe “pa Gabime” , me erdhen ne Mend…ose parafytyrova te Verberit…….thashe me vete – sa fatkeq…..cdo gje jua pershkruajne te aferm ose edhe Njerez qe kudo i shoqerojne ne Qytet……por thashe me vete….prit se ka edhe me keq……..Jane Kategorija e “Te Verberve” ne Gjeste e Mendime, gjithe Jetes te pakenaqur, sensibilizues te Negativitetit e Bull – Shitit idjotesk………..Hapi Syte ose me mire vizito nje Okulist……ndoshta Syzet te ndihmojne ta shohesh ndryshimin rrenjesor te Tiranes, qe sidoqofte edhe per 30-vjet do kete Kohe te rregullohet ashtu si duhet….por ndryshimet jane me shume se te dukshme Air-Condition……Te uroj sherim te shpejte dhe gjithe te mirat…….
Lali Euro e kane mbytur betonieret Tiranen jo femijwt e shkolles.