FOTOT: Tirana ndriçon, vendosen semaforë LED në kryqëzimet kryesore përgjatë Unazës

4 Shtator 2019, 10:00Sociale TEMA
FOTOT: Tirana ndriçon, vendosen semaforë LED në kryqëzimet

Kryqëzimet kryesore përgjatë Unazës tashmë janë pajisur me semaforë LED, falë investimit të Bashkisë së Tiranës për vendosjen e këtyre semaforëve në rrugët e kryeqytetit, si dhe konfigurimin e tyre.

Pas rregullimit të sinjalistikës dhe vijëzimeve në disa rrugë të Tiranës, ekipi i mirëmbajtjes së rrugëve është kujdesur për vendosjen e semaforëve të rinj edhe përgjatë Unazës.

Ndërkohë nga Drejtoria e Transportit (Salla e Kontrollit të Trafikut) po bëhet programimi i semaforëve dhe po vendosen numëratorë kohe, llampadarë flesh, llampadarë këmbësori dhe llampadarë biçiklete.

Më përpara këta semaforë kanë qenë inkandeshentë, ndërsa tani, falë investimit të Bashkisë, po ndërrohen të gjithë në LED, për të patur shikueshmëri më të mirë dhe për të krijuar më shumë lehtësi për këmbësorët, çiklistët dhe shoferët, si dhe për të disiplinuar trafikun.

1 komente në “FOTOT: Tirana ndriçon, vendosen semaforë LED në kryqëzimet kryesore përgjatë Unazës”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Te vendosen ndricues me karikim diellor,duke shmangur kostot e larta,ne unaze dhe autostradat Tirane -Elbasan ,Tirane -Durres,si dhe ne rruget e Tiranes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje