Lufta tregëtare SHBA-Kinë, ja pse pasojat po "i vuajnë" më shumë gratë

4 Shtator 2019, 17:05Bota TEMA

Ndërkohë që  tensionet tregtare midis SHBA dhe Kinës vetëm sa vijnë e shtohen, ‘kusuret’ e kësaj  ‘lufte’ mes dy shteteve ‘i lajnë’ ato që më së paku mund ta përballojnë.

Vitin e kaluar, presidenti Trump ka vendosur taksën ndëshkuese midis 15% deri në 30% për mallrat kineze dhe ka njoftuar se ka plane për përshkallëzime të mëtejshme. Këto taksa importi kanë goditur më së shumti produktet elektroshtëpiake, duke rënduar më shumë amerikanët që kanë paga të ulëta.

“Taksat më të larta për këto mallra ka të ngjarë të jenë mjaft regresive, të prekin atë klasë të ulët dhe të mesme.  Amerikanët shpenzojnë një pjesë të lartë të të ardhurave të tyre në këto importe kineze, më tepër  sesa amerikanët me të ardhura të larta” tha Mary Lovely, specialiste e tregtisë  në Institutin Peterson për Ekonominë Ndërkombëtare.

Përfaqësues të biznesit kanë shfaqur shqetësime lidhur me taksën, duke thënë në diskutimet publike se tarifat do të krijojnë probleme tek konsumatorët vulnerabël të shoqërisë. Nga ana tjetër, këto tarifa do të prekin gjithashtu vajzat dhe gratë. Sipas një studimi të Ëall Street Journal, rreth 42% e veshjeve të vajzave dhe grave në vitin 2018 u dërguan nga Kina, krahasuar me 26% për burrat dhe djemtë. Si për rrjedhojë, ato ‘penalizohen’ në mënyrë direkte nga tarifat e Trump, sëbashku me amerikanët me të ardhura të ulëta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje