Votoi kundër Brexit, Johnson dëbon nga partia stërnipin e Winston Churchill

4 Shtator 2019, 20:17Bota TEMA

Dita e djeshme ka qenë një nga më dramatiket në historinë politike të kryeministrit Boris Johnson dhe të vetë Mbretërisë së Bashkuar.

Vullneti i kryeministrit për Brexit u kundërshtua edhe nga një pjesë e deputetëve të tij konservatorë.

Në Parlament, 21 prej tyre votuan kundër liderit të tyre, dhe për një shtyrje të largimit nga Bashkimi Europian.

Mes tyre, Nicholas Soames, ish ministër i Mbrojtjes në vitet 1994-1997 por i njohur më së shumti si stërnipi i “mitit” politik anglez, sir Winston Churchill, “heroi” që udhëhoqi Mbretërinë e Bashkuar në fitoren e Luftës së Dytë Botërore.

Në 38 vjet karrierë politike dhe pranie në Parlament, Soames kishte votuar vetëm tre herë kundra partisë së tij.

“Është një natë e keqe, kjo”, janë të vetmet fjalë që tha kronistëve që e rrethonin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje