Nga Roland Qafoku
Për shqiptarët, mjeshtria e tregtisë në kushte të vështira ka qenë plot talent. Por ajo që po sjell sot I kalon edhe fantazitë më ekstreme.
Ishte vitit 1928 dhe Tirana vërtetë ekzistonte në letër si kryeqytet, por në fakt ishte një fshat, madje as i madh nuk ishte.
Një fshat në të cilin kishin nisur ethet e ndërtimeve pa kufi. Po, ku do strehoheshin ata inxhinierë dhe teknië italianë që do punonin këtu?
Marifetet e shqiptarëve vijnë në gojën e një personaliteti italian që ka lënë kujtimet veta.
Diplomati i njohur Pietro Quaroni që shërbeu në ambasadën italiane në Tiranë ato vite dhe që më vonë do të bëhej edhe president i televizionit RAI-t nga viti 1964 deri në 1969, na sjell të gjallë “tregtinë” alla shqiptare.
“Të strehoheshe në Tiranën e vitit 1928 ishte me të vërtetë një problem serioz.
Në fillimet e saj Tirana nuk ishte veçse një fshat i madh, graduar në rangun e një kryeqyteti.
Qyteti, përveçse domosdoshmërisë të strehonte ministritë dhe funksionarët, duhet të zgjidhte një çështje më të mprehtë akoma: Të strehonte menjëherë disa qindra italianë, oficerë, inxhinierë e teknikë, shumica e të cilëve, në zbatim të disa marrëveshjeve, u derdhën në Shqipëri me familjet e tyre.
Duke ndjekur lojën e ofertës dhe kërkesës, qiratë kishin arritur çmime përrallore: por iniciativa private shqiptare kishte arritur ti përshtatej kësaj gjendjeje në mënyrë shumë orgjinale.
Pronari i një trualli mblidhte ato pak kursime të familjes dhe fillonte të ndërtonte një shtëpi.
Me tu mbaruar të hollat – ato s’e lejonin veçse të arrinte deri te çatia – ai i ndërpriste punimet dhe priste “italianin”.
Ky “italian” derdhte shumën e nevojshme, thënë ndryshe, dy apo tre vjet qira dhe kështu mund të mbaronin shtëpinë.
Disa madje e tepronin. Ime shoqe ishte ngarkuar të na gjente një shtëpi.
Një ndërmjetës e siguroi që ai njihte një shtëpi që nja përshtatej shumë mirë dhe e shoqëroi në një terren djerrë.
-“Ti e shikon. Ky është trualli. Këtu do e ndërtojmë shtëpinë. Pikë për pikë si ta duash”- tha ai.
Kundërveprimi i sime shoqeje ishte i menjëhershëm, më saktë i egër”- (Valixhja diplomatike, faqja 137-138)
Edhe Mon (Osman) Kukaleshi, sekser i tillë ishte. Ashtu i bëri paratë fillimisht, me italianët. Pastaj, me pushtimin italian, u bë sekser pranë Qazim Mulletit, për lirime të arrestuarish kundrejt pagesave. Ai kurrë nuk ka mbajtur post shtetëror.
Mjerisht ,pakashumè,te tille jemi ne.!
Edhe sot, pas 100 vjetesh, biznesmenet shqiptar insistojne te blejne mallra jashte Shqiperise dhe pagesat t’i bejne pasi e kane shitur mallin ne Shqiperi ??
ne kapitalizem nuk ekziston termi matrapaz. Nqs arrin qe edhe mutit ti japesh vlere ath je vertet kapitalist i zoti.
ne kapitalizem nuk ekziston termi matrapaz. Nqs arrin qe edhe mutit ti japesh vlere ath je vertet kapitalist i zoti.
Tironci me qeleshe e brekushe, mashtronte taljonin???
Tironcit e vjeter = katnare me qeleshe, brekushe dhe salep. Mjafton te shohin fotot e gjysherve dhe e kuptojne se çfare ishin dhe se çfare jane ende brenda vetes, s’kishin asgje te perbashket me Korçen, Shkodren.
E ke thene bukur ‘sit back and relaks’. Ky fshatari i skraparit, i kompleksuar ne Tirane, do te diskretitoje tiranasit e hershem.