Talibanët sulm vdekjeprurës pranë Ambasadës së SHBA në Kabul: Vriten 10 persona

5 Shtator 2019, 22:35Bota TEMA

Një sulm me makinë vetëvrasëse e talibanëve në Kabul ka vrarë një anëtar të shërbimit amerikan, një ushtar rumun dhe të paktën 10 civilë afganë në një zonë të ngjeshur diplomatike që përfshin ambasadën amerikane, raporton TheGuardian.

Ngjarja tronditëse ndodhi përpara selisë së komandës së NATO-s në Afganistan dhe pranë Ambasadës Amerikane.

Dëshmitarët rrëfyen se një person u vetëvra nga shpërthimi i bombës në momentin kur fluksi i kalimtarëve në rrugë ishte i lartë.

Autorësinë për këtë atentat e mori përsipër organizata terroriste e Talebanëve.

Prej gati 20 vitesh, vendi nuk ka gjetur paqe pas ndërhyrjes së NATO-s dhe SHBA-së në vitin 2001 dhe ringjalljes së rebelimit të Talebanëve dhe implikimit të Al-Kaedës.

SHBA-a dhe lidershipi taleban po përgatiten për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani 135 ditë pas firmosjes së marrëveshjes mes palëve.

Ruajtja e rendit dhe sigurisë do të kalojë në duart e talebanëve. Në Afganistan janë dislokuar 14 mijë trupa ushtarake amerikane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje