Shumë shpejt nuk do të përdorni karta krediti, aplikohet në SHBA skanimi i dorës

5 Shtator 2019, 13:50Bota TEMA

Amazon ka nisur testimin e një mënyre të re pagese në supermarketet “Whole Foods” në Shtetet e Bashkuara.

Sipas “New York Times”, skanimi i dorës për të realizuar blerje ka filluar tashmë të përdoret në zyrat e Amazon-ës. Punonjësit shfrytëzojnë teknologjinë biometrike për të blerë nga makinetat pije freskuese, patatina, biskota etj.

Ndryshe nga skanuesit e gjurmëve të gishtërinjve që gjenden sot në pajisjet e lëvizshme, sistemi i ri i pagesave i Amazon – i koduar Orville – nuk iu kërkon klientëve të prekin sipërfaqen e skanimit.

Ai përdor vizionin kompjuterik dhe thellësinë gjeometrike për të identifikuar formën dhe madhësinë e secilës dorë që skanon, përpara se t’i kalojë blerjet në kartën e kreditit të blerësit.

Skanuesit e duarve do të lidhen me llogaritë e klientëve në Amazon Prime në mënyrë që ata të përdorin kartat e kreditit ose të debitit, të cilat janë tashmë të skeduara. Sistemi i pagesave mund ta përpunojë transaksionin brenda 300 milisekondash. Krahasuar me të, transaksionet normale të kartave zgjasin rreth 3 apo 4 sekonda.

3 komente në “Shumë shpejt nuk do të përdorni karta krediti, aplikohet në SHBA skanimi i dorës”

  1. ABC says:

    Po ta preu ndokush doren, si i behet?

  2. Kim été says:

    Gezhoja e vjetër. (Mirush Kabashi). Qënke budalla ti, kam barrdhoshin jasht.

  3. pellasgu says:

    Bibla ne Revelation thote mos merrni shenjen a antikrishtit/satan. Sipas shume parashikimeve per te kontrolluar gjithcka ne bote kjo/ky chip do ti imponohet cdo njeriu qe te vere ne dore dhe ne trup. Sipas Revelation ajo thote qe mund ta njihni kete shnje qe vjen nga numri 666 – si reprezantues i Satanait! Si eshte ky numur i koduar apo i lodhur me kete chip ne dore ajo eshte per ju te beni investigime dhe te shikoni te verteten!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje