Autoritetet finlandeze kanë nisur hetimet ndaj një deputeteje të krishterë, e cila ka qenë dhe ministre e Brendshme.
Bëhet fjalë për Päivi Räsänen, ‘krimi” i së cilës është fakti se ka publikuar në “Facebook” disa vargje të Biblës.
Policia e akuzon se me ato vargje, ajo ka sulmuar komunitetin LGBT.
Në qershor, Räsänen pati kritikuar Kishën Lugherane Ungjillore të Finlandës për pjesëmarrjen në eventet e LGBT-së në Helsinki.
“Si përshtaten bazat mësimore të Kishës dhe Bibla, me promovimin e mëkatit dhe turpit për krenari?”, shkroi Räsänen, krahas fotos me vargje të Biblës nga Testamenti i Ri, ku homoseksualiteti përshkruhet si “mëkat” dhe “i panatyrshëm”.
Tani policia ka hapur një hetim kundër saj me pretendimin se ka “sulmuar pakicat seksuale dhe gjinore”.
Duke folur për portalin në internet Faithëire, Räsänen tha që ajo nuk kishte frikë për veten e saj, por ishte e shqetësuar që hetimi ka pasur një “efekt të ftohtë” te të krishterët në Finlandë.
Është e frikshme në fakt, që njerëzit nuk mund të thonë mendimin e tyre për komunitetin LGTB, pasi tani mund të përfundojnë edhe në burg, përveçse i përndjekin në punë dhe iu vënë gjoba.
Päivi Räsänen është një deputete e Demokristianëve dhe ka punuar si ministre e Brendshme midis viteve 2011 dhe 2015.(TemA)
Brravo kjo.
Se u prish bota.
Po behen gjera t pangjume e t pamendume.
Po futen gjera kondraband ne vende turpi dhe kjo paudhsi qoftlargse po shitet si moderrnizem i liris.
Nuk futet luga n hale
Bytha osht halja e njeriut.
Shko n dhomen ngjitur te shijojsh parajsen.dy gisht “korridor” i ndajn.e mos fut kallominn n ferr.ferr qe kuterbo er..
Jo m kot s thon se ferri nga parajsa ndahet vec me nji gjethe fiku.