Në vitin 2017, Italia është renditur e para ndër 28 vendet e BE-së për shmangien e TVSH-së në vlerë nominale.
Me një humbje që i ka kushtuar shtetit 33.6 miliardë euro, Italia është e katërta për hendekun më të madh midis të ardhurave të parashikuara dhe atyre të mbledhura, që qëndrojnë në 24%.
Pas saj janës vetëm Rumania (35.5%), Greqia (33.6%) dhe Lituania (25.3%).
Shifrat kanë dalë nga një raport i Komisionit Europian për për TVSH-në.
Në krahasim me vitin 2016, shifrat kanë treguar një përmirësim të vogël: në vitin 2017 evazioni në Itali është reduktuar me 2.8 pikë përqindje, dhe në terma nominalë ka zbritur nga 37 miliardë në 33.6 miliardë euro.