LSI e PR duan tryezë me PS për krizën dhe reformën zgjedhore, s'kanë besim te Basha: Bën pakt me Ramën

6 Shtator 2019, 18:44Politika TEMA

Aleatët e PD kërkojnë që opozita jashtëparlamentare duhet të bëhet pjesë e diskutimeve për reformën zgjedhore dhe zgjidhje të krizës, por nuk kanë besim te lideri demokrat, Lulzim Basha dhe një marrëeveshje tjetër me Ramën.

LSI dhe PR janë dy aleatët që kanë deklaruar se nuk duhet të ketë më një pakt Rama-Basha, por që të ulen përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës.

Lulzim Basha dha shenja dialogu kur foli për një platformë kombëtare mes palëve, ndonëse tentoi të thoshte se nuk ka marrëveshje me Ramën, një kërkesë që duket se ka ardhur pikërisht nga aleatët e tij, të cilët po kërkojnë të kenë një marrëveshje me përfaqësi nga PS.

Këto përplasje brenda opozitës jashtë parlamentare i ka konfirmuar edhe ish-deputeti Edmond Panariti, i cili deklaron se LSI-ja ia ka bërë shumë të qartë Lulzim Bashës, se në tryezë nuk do të jetë vetëm ai përballë kryeministrit Rama si në rastin e dy viteve më parë që u arrit pakti i 2017.

Panariti thotë se Lulzim Basha ka nxjerrë mësime nga ajo që ndodhi natën e 17 majit, prandaj në negociata opozita do të përfaqësohet si grup.

“Dialogu do të jetë si grup opozitar, përfaqësim të integruar të opozitës në bisedën me qeverinë për të gjetur një zgjidhje nga kjo krizë, në fakt jo me qeverinë, por me PS-në. Por do të jetë dialogu që do të prevalojë për të gjetur një zgjidhje.

Basha besoj se ka nxjerrë mësime nga një negociatë e ngushtë, që nuk i ngjante një kompromisi, por një pazari. Vendi ka nevojë për një zgjidhje të qëndrueshme. 

Sa më parë të ulet përfaqësuesit e PS-së me të opozitës për një zgjidhje të qëndrueshme, që janë zgjedhjet me një qeveri kalimtare, që palët të futen në sistem dhe të votohen. Një kompromis është lëshimi reciprok”, deklaroi ai në një intervistë për Report Tv.

Një qëndrim të tillë ka mbajtur edhe Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili kërkon që opozita të mos humbë kohë por të ulet me mazhorancën për të dhënë idetë e saj për reformën zgjedhore dhe atë në drejtësi.

Në një intervistë për Abc News, Mediu zbulon edhe kërkesat e aleatëve sa i takon reformës zgjedhore dhe përpjekjeve të ndërkombëtarëve për zgjidhjen e krizës. Fatmir Mediu kërkon që opozita të mos presë kur bëhet fjalë për reforma të rëndësishme si ajo zgjedhore por të ngrijë një grup negociator dhe të ulet në tryezë me shumicën.

“Opozita nuk mund të hyjë në dialog, duke vendosur kushte. Unë e kam thënë me bindje se nuk ulemi me Edi Ramën, por do ulemi me Partinë Socialiste. 

Këtu duhet të marrë fund historia do ulet Basha me Ramën, këtu duhet të fillojë të ulet pozita dhe opozita, të cilët zgjedhin përfaqësuesit e tyre. 

Historia politike e vendit ka treguar se nw momente tw vwshtira, ne jemi ulur dhe kemi gjetur zgjidhjen”, deklaroi Mediu. Sipas tij, tentativat e ndërkombëtarëve nuk kanë munguar si ato të OSBE, BE dhe SHBA, por sipas Mediut, ata më parë duan të shohin vullnetin e shqiptarëve për tu ulur në tryezë për zgjidhjen e krizës.

Ajo që vihet re si te LSI ashtu edhe PR, është fakti se të dyja palët nuk duan një marrëveshje Rama Basha, ndërkohë që asnjëra palë nuk përmend dorëheqjen e Ramës, duke zbutuar qëndrimet vetëm në faktin që mos të ketë tryezë në nivel kryetarësh partie, por nivel përfaqësuesish.

6 komente në “LSI e PR duan tryezë me PS për krizën dhe reformën zgjedhore, s’kanë besim te Basha: Bën pakt me Ramën”

  1. pak arësye says:

    Po ju nuk jeni opozite por organizate rrugesh, opozita eshte ne parlament.

  2. Piro says:

    Dikur thonit do rrezojme Ramen, s’ulemi me Ramen, braktiset parlamentin dhe zgjedhjet lokale qe te rrezonit Ramen. Tani kerkoni te kunderten; biseda me Ramen. Te mjeret ju, keni mare fund, u ka vene Rama para dhe s’dini nga tja mbani.

  3. Timi says:

    Sa qesharake jane keto idiotet…gjeja me e mire qe i ka ndodhur Shqiperise eshte largimi, (vetelargimi, vetevrasja) e ketyre budallenjeve nga sistemi demokratik.

  4. Komentuesi says:

    E para-Mediu,sot duhej te ishte ne burg per krimet qe ka bere.Por shpetoi se e mbrojti kryekrimineli Sali Berisha.
    E dyta-Edi Rama nuk eshte ashtu si thote opozita qe e akuzojne per gjera qe nuk i ka ber.Ne si popull nuk kemi par banda,vjedhje,krime siç thot Basha dhe Falxhorja e Lsi.Nuk eshte thirrur ndonjehere ne gjykate per keto akuza.Te till ata jane vete.Rama si kryeminister, eshte ne krye te qeverise ,legjitim,i ardhur me vota te ndersheme te popullit dhe po vazhdon punen e tij si kryeministri me i mire deri sot.Ato qe shpif opozita me lakenjet e tyre, e bejne se duan te vijn ne pushtet duke e rrezuar padrejtesisht Ramen duke i ngjitur gjera te pabera.Kjo nuk ka per te ndodhur kurre.
    E treta-Rama eshte kryeminister,por edhe kryetar i ps-te dhe si i till ai ka te drejten e tij per dialog me homologun e tij Lul Basha.Dialogu duhet te behet midis ketyre dhe jo si mendon Mediu dhe Fallxhorja dialog me kalamanjet apo me barinjet e dhive.Nqs,opozites,nuk u pelqen dhe nuk ka besim te Basha,nuk eshte faji i mazhorances apo i Rames.Ate kerkojeni brenda vehtes dhe jo te Rama.Rama eshte ne rregull dhe unison me partine e tij soc.

  5. meço says:

    “MË MIRË VONË SE KURR”DIALOGU MAXHORANCË-OPOZITË,ESHTË MË I MIRËPRTUR SE TAKIMI R-B.

  6. sandri says:

    Harami i qofte Edi Rames nese ulet me ju. Ti beje llogarite mire Edi Rama se populli nuk eshte bagtia e LSI dhe e ndonje oartie apo irganizate tjeter. LSI e ben dhe e ka bere ne ç’do kohe patericen per te qene ne pushtet, te mbuloje vjedhjet dhe shantazhet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje