Shmanget tragjedia në Lezhë, ushtria largon 74 predha

9 Shtator 2019, 10:15Kronika TEMA
Shmanget tragjedia në Lezhë, ushtria largon 74 predha

Forcat e Armatosura kanë parandaluar tragjedinë në Manati të Lezhës duke larguar nga zona e banuar 74 predha të kalibrit 150 mm.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka bënë të ditur se arsenali i predhave u zhvendos për t’u asgjësuar në një poligon të posaçëm.

“Forcat e Armatosura parandaluan një tragjedi në Manati të Lezhës. 

Xhenierët tanë larguan nga zona e banuar 74 predha të kalibrit 150 mm, secila me peshë rreth 50 kg, sipas vlerësimeve paraprake, të Luftës së Dytë Botërore”, thekson Xhaçka.

“Arsenali i predhave u zhvendos për t’u asgjësuar në një poligon të posaçëm, ndërkohë që, prej fillimit të vitit, 

xhenierët e FA kanë kryer 75 operacione në të gjithë vendin, duke asgjësuar rreth 16 ton municione të rrezikshme”, përfundon ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje