Ylli Manjani kundër raportimit të Metës: Gabim vatja e presidentit në atë "gjellë qensh"!

9 Shtator 2019, 10:30Politika TEMA

Ylli Manjani është kundër raportimit të presidentit Meta në Komisionin Hetimor të ngritur nga mazhoranca në Parlament për shkarkimin e tij.

Manjani i referohet nenit 162 të Kodit të Procedurës Penale.

“Për të gjithë ata që më pyetën “mbi ç’ligj Presidenti i Republikës nuk duhet të shkojë tek Komisioni Hetimor”,po ju sjell në vemendje nenin 162 të Kodit të Procedurës Penale.

Nenet e këtij Kodi janë të zbatueshme edhe për procedurat hetimore parlamentare. Dhe kur Prokurori i shtetit e ka detyrë ti shkojë në zyrë Presidentit të Republikës, Ulsiu po e po! Si Çeço madje.

Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit mund edhe të shkojnë, Presidenti JO! Ky është një nen që ka të bëjë me dinjitetin e funksionit Publik dhe jo domosdoshmërisht të personave që e kryejnë arë funksion.

Nuk mund të shkalafatet Presidenti i Republikës nëpër qorrollepsje politike parlamentare. Presidenti është zyrtari që ka në dorë të kufizojë Parlamentin nëpërmjet të drejtës së vetos. Ka të drejtë edhe ta shpërndajë Parlamentin, në rrethana të caktuara.

Ndaj them që është gabim vatja e Presidentit aty, në atë gjellë qensh. (Ndjesë qenve)”, shprehet Manjani.

3 komente në “Ylli Manjani kundër raportimit të Metës: Gabim vatja e presidentit në atë “gjellë qensh”!”

  1. Sqepari says:

    Si eshte e mundur qe nuk merret nen hetim penal ky qoftja deficient, per fyrje te institucioneve te larta shtetrore?

  2. Popull. says:

    Si nuk e rrasin ke 17 jet psikopat.

  3. Qytetari sehirxhi says:

    Qeni shkon aty ku ka gjellë për të dhe jo në punishten e ëmbëlsirave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje