Nga Ylli Pata
Ditmir Bushati, që prej largimit të tij nga posti i ministrit të Jashtëm dhe sidomos nga roli i kreut politik të PS-së së Shkodrës, është një zë ndryshe brenda PS-së dhe padyshim një oponent i qartë i qeverisë dhe i lidershipit socialist.
Një zhvillim politik i rëndësishëm, që si i tillë, nëse artikulohet kthehet në risi dhe zhvillim që jo vetëm ndikon, por edhe pararend një qëndrim ndryshe jo thjesht brenda mazhorancës qeverisëse, por edhe në politikën shqiptare.
Por ky qëndrim sado që të bëjë lajm sa herë zoti Bushati flet në Parlament, apo edhe në media të rëndësishme si “Zëri Amerikës”, humbin fuqinë nëse nuk artikulohen siç duhet politikisht.
Qoftë brenda Partisë Socialiste, mazhorancës, apo edhe me një vendim drastik politik, që është dalja apo edhe lançimi i një nisme të re politike.
Socialistët por edhe PD kanë përjetuar në këto 30 vjet shizma dhe ndarje politike që kanë sjellë zhvillime të reja politike.
Gjatë mandatit të parë politik të PS-së ishte Ben Blushi, që u përvijua si një kundërshtues mjaft i fortë i kryeministrit Edi Rama, duke ndjekur një model publiçistik denoncues, që pati efektin e vet publik. Kjo oponencë e fortë e Ben Blushit zgjati më shumë se gjysmën e mandatit të parë të Ramës kryeministër dhe përfundoi me një parti alternative, që konkurroi në zgjedhjet e vitit 2017.
Rezultati i partisë Libra është diçka tjetër, që kërkon diskutim në vete, por si rezultat Ben Blushi nga njeri politik pranë Edi Ramës, në momentin që nuk ra dakord me të i doli përballë nga viti 2009 e deri në 2017, që përfundoi me një rezultante politike, edhe pse jo e suksesshme, ishte e qartë.
Një model alternativ në manovrën e Ditmir Bushatit mund të konsiderohet edhe ai i ish-kryeministrit italian Matteo Renzi. Pasi pa kulmin e tij në vitin 2014, kur si kryeministër i Italisë Renzi fitoi 40% në zgjedhjet europiane, humbi pas dy vjetësh referendumin për ndryshimet kushtetuese dhe pas tre vjetësh u thye keqas në zgjedhjet parlamentare, që sollën në Itali një qeveri populiste të Lega-s së Salvinit dhe Lëvizjes 5 Yje.
Renzi dha dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike dhe la të lirë zhvillimet brenda partisë së tij, duke duruar me “shpirt ndër dhëmbë” sulmet e egra ndaj tij. Por pas një viti zoti Renzi ishte determinant në një lëvizje spektakolare politike.
Ai ideoi, frymëzoi dhe udhëhoqi në Parlament si senator, një lëvizje për largimin e Mateo Salvinit, duke rrëzuar qeverinë e koalicionit Lega-Lëvizja 5 Yjet, duke lobuar fuqishëm, pasi ai kontrollon grupin parlamentar të ish-partisë së tij, në një unison të opozitës për të lindur një qeveri koalicioni ndërmjet Partisë Demokratike dhe Lëvizjes 5 Yje.
Renzi nuk mori asnjë rol në qeveri, por nga të gjitha mediat italiane konsiderohet si njeriu kyç i lëvizjes që çoi në një ndryshim shumë radikal; në neutralizimin e një prej krerëve më të rëndësishëm të lëvizjes populiste, por edhe një nga partnerët e afërt të presidentit të Rusisë Vladimir Putin, i cili ka mjaft interesim në dobësimin e Bashkimit Europian.
Pikërisht ky model i zotit Renzi është një pasqyrë për të reflektuar natyrisht në vende si Shqipëria.
Ka një lëvizje paralele brenda së djathtës me opozitën e re të zonjës Hajdari, me atë të deputetëve të LSI-së që nuk e përkrahën bojkotin, që si përfaqësues kanë Ralf Gjonin dhe Lefter Kokën, por edhe brenda PS-së ka një lëvizje që ka si zë Ditmir Bushatin, por që duket se ai nuk është i vetëm.
Artikulimi i ktyre lëvizjeve vetëm se ndihmon politikën dhe qartëson opinionin publik. Para ca ditësh disa media shkruan se Bushati mund të kalojë tek Vetëvendosja.
Ish-ministri i Jashtëm e përgënjeshtroi duke sulmuar mediat se po luajnë një rol në denigrimin e tij.
Por duhet të jetë vetë i interesuari që të sqarojë opinionin ku e çon lëvizja e tij politike: brenda apo jashtë PS-së.
Këtu nuk ka asnjë mëkat, thjesht përbën seriozitet ç’ka zoti Bushati thekson se e zotëron…
Te gjithe ikanaket,cfryjne mllefin e karrikes se humbur,jo se qajne hallin e popullit
gazetar paralelet me italine nuk shkojne fare,shqiperia eshte e do te jete shume ndryshe me italine per njemije e nje arsye ne te gjjitha fushat edhe ne politike per vete historine e zhvillimit mijeravjecar ne menyren e organizimit e te drejtimit te shtetit,pastaj sasia e njerezeve pjesmarres ne politike,madhesia e popullsise ,tradita ,kushtetuta te ndryshme ,e italise eshte nga me te vjetrat ne bote ne te cilen preken edhe elemente te vegjel te jetes perditeshme ndersa e shqiperise me shume ka principe parime prandaj dhe ka shume sherre e interpretime te ndryshme ,renci ka fituar vetem nje here ne zgjedhjet europiane pastaj ka humbur tani e beri per pushtetin e tij e grupit qe komandon ne parlament por pati edhe dicka pozitive se per njefare kohe nxorri salvinin nga loja duke ndihmuar forcat europeiste te forcohen jo vetem ne itali por edhe shqiperise,ndersa ne shqiperi politikanet qe kane dale nga tufa kane deshtuar ose jane kethyer ne bishta te partive te medha thjesht per pushtet privilegje e para nuk luftojne per principe e parime ,iliri ben nje perjashtim por eshte nje atavizem e politikes shqipetare rri si nje plage qe duhet sherruar per te mos u kethyer nje nje ushqim per nazistet shqipetare qe po duken sheshit per fatin jo te mire te shqiperise shtojne rrezikun e stabilitetit te paqes e te zhvillimit,nuk besoj se bushati eshte nje politika per te rene ne gracken e disfatisteve ,ben mire qe kritikon bile duhet me ashper ne interes te permiresimit te jetes njerezeve
BUSHATI TE FORMON NJE PARTI TE BYTHQIREVE!!!
Une do ia ipja nje keshille zotit Bushati.
Ju lutem Ditmir qe mos te ju shkoje ne mendje fraksioni i radhes ne PS. Mos ua ben qejfin atyre qe ju detyruan t’i gjuani me shishe uji ne Kuvend.
Ata sot te qajne per te nxitur kurse dje dhe neser te barazojne me çdo socialist ngase vetem kjo pune iu ka ngelur. Jane te vetoerjashtuar nga çdo organizim per shitetin.
Pra zoti Bushati ju duhet te jeni vetja dhe ta tejkaloni krizen momentale, t’i mundni dashakeqinjte.
Politika shqiptare karakteristike kryesore te saj ka euforine!..Eshtq e qarte dhe e njohur ,lider te perkryer ,nuk ka jo ne SAHQIPERI ,POR ASKUND NE BOTE! Ekonomia e dobet dhe korupsioni ne cdo qelize te trupit te shtetit,e ben drejtimin e shtetit edhe me te veshtiire.Ne se do nisemi ti hedhim mekatet e nje shteti te tere ,kryeministrit ,eshte e pa mundur qe ti mbaje ato edhe ne se do ishte nje jashtetokesor.P.Sh Bushati gjen shume Kritika ndaj ish qeverise,partise,kryeministrit qe kishte….por pyetja me dermuse per Bushatin eshte:” cfare ke bere ti vet ,kur ishe minister I jashtem???”Fjala vjen ne nje nga insiativat e tua ,per normalizimin e marrdhenjeve me Greqine???cfare perfundove I dashur? Apo si coordinator I Shkodres,cfare permiresove I dashur??? Eshte e qarte se punet nuk jane te lehta,ka mijra faktore pengues ,qe vijne nga te tjeret..por ketu e kemi fjalen..mos fol nga samari I kalit,zbrit ne toke ,fole drejt,me dashamiresi,pa mllef, me objektivitet,dhe ndihmoje partine tende,ish qeverine tende,ish kryeministrin tend,dhe jo neper ekrane te televizorit ,por direct atje ku flasin burrat qe drejtojne shtetin!
Ky “Qoftja” Bushati qe ne krye te heres nuk duhet te ishte
emeruar ne krye te Ministrise se Puneve te Jashteme per
Europen dhe Shqiperine,sado i pergatitur qe te ishte se-
pse,pikesepari, dihet se kujt i biri ishte,i Sul Bushatit, nje
eksponent i Komunizmit, gjithandes Sekretari i Pare ne
rrethe….! Dhe kjo e bente te pamundur qe te drejtonte po-
litiken e Jashteme te Shqiperise ne Demokraci.
Ashtu si Sali Vicidoli, edhe Edi Rama zbatuan te njejten po-
litike krahiniste duke i veshur me pushtet pa asnje merite,
vecse ishin nga kjo apo ajo krahine e Veriut.
Krahinizmi, nje semundje e rende qe ka dominuar Shqiperi-
ne si dje ashtu edhe sot . Mire e thote ajo kenga e vjeter po-
pullore :”Nga Selaniku tatepjete,sic ka qene do te jete” …..,,,