“Do digjej Parlamenti?” Ish - ministri i LSI, ironi me Metën: Po i përvëluar është, 120 copa mishi me nga dy sy secili

12 Shtator 2019, 14:16Politika TEMA

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e cilëson të djegur dhe të përvëluar parlamentin e Shqipërisë.

Duke vënë në dyshim deklaratën se do digjej parlamenti, Manjani shkruan se ka brenda ‘120 copa mishi me nga dy sy secili’.

Sipas tij, krahasimi me djegien e Reichstag është idiotes pasi Hitleri duhet të digjte diçka që se merrte dot ndryshe, ndërsa Rama e ka në xhep Parlamentin.

Postimi i plotë i Manjanit:

Do digjej Parlamenti?!

Po i djegur dhe i përvëluar është!

A e keni parë se çka brenda?!

120 copa mishi me nga dy sy secili. Mungojnë edhe 20 të tillë. Por punë e madhe! Nuk ndryshon asgjë.

Po me demek-ligjet që bën a ia keni lexuar? Të gjitha kundër Kushtetutës.

Faqe e zezë! Blozë fare! Blozë e dalë nga një zjarr i përhershëm me shumë tym të zi. Çka mbetur për t’u djegur më?

Veç godina. Aty mund të bëhej një pallat i mirë në fakt. Parlamentin e vënë në bodrum…

Krahasimi me djegien e Reichstag është idiotësi. Hitleri duhet të digjte diçka që se merrte dot ndryshe. Pra e dogji që ta sundonte.

Rama e ka në xhep atë palo Parlament dhe bën ç’të dojë me të. D.m.th e sundon dhe pastaj e djeg me zjarr tymues.

Pra e keqja ka ndodhur, nuk ka kuptim të themi që “do vinte” apo “po vjen”…

1 komente në ““Do digjej Parlamenti?” Ish – ministri i LSI, ironi me Metën: Po i përvëluar është, 120 copa mishi me nga dy sy secili”

  1. Rrumpalla! says:

    Filozofe te medhenj keta politikanet tane! Fill mbas Bushatit qe na spjegoi se cka qene Shqiperia dhe si duhet te behet, ky tjetri po na spjegon punen e parlamentit se ceshte. Nuk na spjegon se cka qene dhe cdo behet kur Ylli ti hipi kalit.
    Spjegojne gjera qe nuk duhet te na spjegojne. Jane kethyr ne llafazane kafeneje dhe harrojne se ata jane pikerisht per te punuar dhe jo per te llafosur. Kesi muhabetesh bejme dhe ne pensionistet kur pime kafe, per tu engledisur me njeri tjetrin. Keta zoterinjte engledisen me popullin.
    Rrofte Shqiperia vendi i Yllit dhe Bushatit! Rrufte kuvendi, vendi I llafollogeve! Poshte kafeneja, vendi I llafazaneve pensioniste! Te keqijat nuk I kane as Manjani dhe as Bushati. Te keqijat i kemi ne qe sju kapim per bythe tju hedhim ne kafene dhe vet te vemi ne kuvend e te llafosim perralla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje