Meta sulmon mediat përmes zëdhënësit: Portale dhe gazeta vazhdojnë ende të dezinformojnë, Kuvendi do të digjej në 8 qershor

12 Shtator 2019, 11:51Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta ka sulmuar sot mediat përmes zëdhënësit të tij Tedi Blushi.

Në një reagim zyrtar presidenca shprehet se “portale dhe gazeta të shtetit të propagandës dhe PPP-ve, me kokëfortësi të shpjegueshme, vazhdojnë ende të dezinformojnë opinionin publik me lajmin e rremë, sikur Presidenti Meta po mban sekret raportin e prodhuar nga institucioni i lartë i sigurisë kombëtare, që paralajmëronte rrezikun e djegies së Parlamentit në datën 8 qershor 2019.”

Me përgjegjësi maksimale, dua të rikonfirmoj vendosmërinë e Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, të shprehur shumë qartë dje për të gjitha mediat dhe për mbarë opinionin publik, për të ushtruar të gjitha kompetencat e tij kushtetuese, si një president i shtetit të së drejtës.

Me keqardhje, por pa çudi, portale dhe gazeta të shtetit të propagandës dhe PPP-ve, me kokëfortësi të shpjegueshme, vazhdojnë ende të dezinformojnë opinionin publik me lajmin e rremë, sikur Presidenti Meta po mban sekret raportin e prodhuar nga institucioni i lartë i sigurisë kombëtare, që paralajmëronte rrezikun e djegies së Parlamentit në datën 8 qershor 2019.

Sikundër Kreu i Shtetit e sqaroi edhe dje shumë qartë, jam i detyruar të rikonfirmoj se:

Ditën e djeshme, Institucioni i Presidentit i ka nisur një kërkesë institucionit të lartë të sigurisë kombëtare, që mbështetur mbi ligj, t’i verë në dispozion edhe Kuvendit, raportin që i ka dorëzuar Presidentit në datën 7 qershor 2019.

Po dje, Institucioni i Kreut të Shtetit i ka dërguar një letër zyrtare edhe Kuvendit, ku e vë në dijeni lidhur me kërkesën e mësipërme.

Po kështu, ekipi i Këshillit të Sigurisë së Presidentit Meta, i kryesuar nga Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, z.Bahri Shaqiri është gati të bashkëpunojë në çdo kohë dhe me çdo institucion shtetëror për këtë çështje, të ndajë dhe të vendosë në dispozicion të gjitha informacionet, faktet apo edhe provat shkresore, filmike, audio dhe fotografike, që disponon.

Uroj që ky sqarim publik të lexohet drejt dhe të mos shtrembërohet sërish në “përkthimin” shqip-shqip që bëjnë në të tilla raste portalet dhe gazetat e shtetit të propagandës DHE PPP-ve.”– shkruan presidenca në reagimin e saj. (TemA)

 

5 komente në “Meta sulmon mediat përmes zëdhënësit: Portale dhe gazeta vazhdojnë ende të dezinformojnë, Kuvendi do të digjej në 8 qershor”

  1. shqip says:

    “Amani more se mos ka rene ndonje zjarr andej nga ndermarja, ( Kuvendi ) . – Jo, jo. Nga ndermarja ( kuvendi ) , çdo gje ne rregull . – Po neve na ka ardhur nje leter, ashtu nen dore. – Letra mor i zii ! ” .
    Likja -Saliu, Saliu -Luli, Luli Mona, kush nga keta do jete karemi i pare i Spak-ut?

  2. xhemal says:

    po mire ska asnje gazetar ,politikan istitucion shteteror apo kushdo tjeter ti bej pyetje presidentit ,kur erdhi informacioni ne presidence e nga kush,u informuan istitucionet e tjera per te marre masa parandaluese e ishin keto masa qe kuvendi nuk u dogj,a ka njerez te ndaluar nga policia ,prokuroria per terrorizem se te djegesh istitucionet e shtetit eshte terrorizem shkalla me e larte e rrezikut te stabilitetit te nje vendi,cberi presidenti nga shkurti 2019 deri ne qershor 2019 per paqen ,sigurine, unitetin,bashkimin e njerezeve rreth te mires ,ku ishte presidenti kur prodhuesit e terrorit lane parlammentin per te dale ne ilegalitet,po kur digjjeshin kqz pse qendroi indiferent jane 1001 fakte qe z.ilir eshte pjese e skemes naziste per te marre pushtetin jashte rregullave demokratike kete e dine shumica e shqipetareve nuk ka nevoje per skema burokratike qe vonojne gjykimin e tij po jo vetemm kaq por gjithe paraushtaraket naziskine te fshehur pas emerave te partive me demek demokratike apo te fshehur pas slloganeve per zgjedhje te ndereshme gjjithe kjo propogande gebelsiane me emrin shqip saliriste duhet cmontuar me te verteta fakte dokumenta,deshmitare ne shqiperi e nderkommbetare qe kurre kerkush te mos tentoje te cenoje shetin demokratik, lirine ,paqen uunitetin e vendit

  3. X says:

    Po pse Presidenti e la te digjej ?!!!!
    C’dektetmi i 30 qershorit u be ne daten 10, tri dite pas informacionit

  4. bianka says:

    KUSH DO TA DIGJETE PARLAMENTIN….???
    Kjo eshte nje pyetje paradoksale qe do ta zbuloi SHISH, keta qe flene gjume…..
    KUSH E SHULMOI KRYEMINISTRINE ME BOMBA MOLOTOV…..
    O Zot na ruaj nga idjotet…..
    Nuk e dini kush…..
    SALI BERISHA.
    LUL BASHA
    ILIR META
    MONIKA KRYEMADHI….

  5. Beni says:

    E bete si te filmi kur hidheshin themelet me kullen e barit qe do digjej

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje