Nga Frrok Çupi
Sa herë i nevojitet, PD e nxjerr nga varri Azm Hajdarin, e përdor dhe pastaj e paketon prapë thellë në dhè. Partia Demokratike e kishte liderin e parë dhe nismëtar i luftës kundër diktaturës komuniste, por edhE pasi e vranë, PD as e qau Azem Hajdarin. Aq më pak që edhe pse qëndroi 13 vjet në pushtet gjatë këtyre tre dekadave, PD nuk zbuloi kurrë cili e vrau liderin e vet.
Por e përdor sa herë i duhet, e nxjerr nga varri dhe e fut prapë atje.
Për një kohë të gjatë, që nga viti 1992 deri në vitin 1998, Azem Hajdari ishte armiku më i madh i lidershipit të PD. Të gjitha gazetat janë mbushur me shpifje e sulme kundër Azemit, si ‘agjent’, si ‘spiun’, si ‘rrugaç’. Edhe këto vite kur u rrit e bija dhe u bë deputete, PD e sulmoi ashpër Rudinën si i lidhur me Azemin. Rudina nuk dorëzoi mandatin e deputetit, por PD e sulmoi si ‘tradhtare si i ati’, dhe ‘e bija e t’et’. Aktualisht PD dhe lidershipi i saj anti- perëndimor e shikon dhe e trumbeton bijën e Azemit si një ‘të dërguar të Amerikës’ për të prishur opozitën në Shqipëri.
Azem Hajdari u sulmua nga PD edhe fizikisht, siç u sulmuan fizikisht e moralisht të gjithë themeluesit e PD. Njërin prej tyre, teksa mbahej seanca parlamentare, nënkryetari i sotëm i PD e qëlloi me telefon dhe i theu hundën. Imami qëndroi disa javë në spital. Ndërsa Azemi u qëllua me armë në sallën e Kuvendit, iu zu pritë në Milot për ta ekzekutuar, e sa e sa.
Azem Hajdari ishte i detyruar të hynte në ‘greva urie’ edhe në shtëpinë e tij në kohën kur PD ishte në pushtet dhe deklaronte se ‘po rri këtu që të mos më vrasin ata’, të vetët.
Ndërsa sa herë i duhet, PD edhe sot e nxjerr Azemin nga varri. Por nesër Azemi është përsëri i varrosur dhe i sharë nga PD.
Kryetari i PD, Lulzim Basha, në ditën e 21 vjetorit të vrasjes së Azem Hajdarit mbajti një fjalim te vendi ku u vra heroi. Por edhe me atë fjalim ai e poshtëroi Azem Hajdarin. Edhe me fjalën ‘flu’ që mbajti para Azem Hajdarit, Basha e rrënoi idenë dhe veprën e Azemit.
“Sot shqiptarët anë e mbanë nderojnë Azem Hajdarin…, kreun e komitetit nismëtar të partisë së parë pluraliste..”, tha Lulzim Basha para fotos së Azemit.
Por PD nuk kishte ‘komitet’, siç deformon kryetari aktual; komitet kishte Partia Komuniste, një Komitet Qendror, që Azemi e urrente për vdekje. Dhe ne që e krijuam PD-në e urrenim atë fjalë ‘komitet’, gjetëm qindra sinonime për lidershipin, por kurrë fjalën ‘komitet’. Mirëpo sot Partia e vet ia shpifi për së vdekmi Azem Hajdarit, duke i thënë se kishte ngritur ‘komitet’. Asnjë herë nën udhëheqjen e tij, Azem Hajdari nuk ka ngritur ‘komitet’, por ligësia kundër tij është e qëllimshme dhe rrënuese.
Ky është përçudnimi i Heroit, që PD e bën me qelizën e vet kundër Azem Hajdarit.
Lideri shkoi te varri i tij, mori lavdinë dhe e varrosën më thellë Azemin.
Lulush gruaqirit duhet ti vishni ” tanga” e ta dergoni te qihet andej nga erdhi ……. ne hollande
Azemin e vrau e shau e qau krokodili sali prandaj e therriti ne zyre saliu rudinen dje? O rudin kujdes si vrau azemin qe e spiunoi tek haklajt mund te vrase dhe ty saliu te vret se te tille e ka semundjen.
Po sali germuqi si jago?!!!!
KUSH DO E NXJERI NGA VARRI LUL SHAL NGJITURI KY BIR KURVE AGJENT I SERBEVE NDERON KRYE SHKERDHATEN E PD SE TE TILL JAN DHE VET NXIRENI DHE HIDHENI NE GRPE TE HALES
O Frrok po cfar thua, Azemi hero???
Ti je bythelepires dhe asgje tjeter. Azemin e vrau kondrabanda dhe te majetet o qyp por PD ishte e pa-afte te zbulonte dhe denonte vrasesit.
Per ata shqiptare qe kane qene gjalle nga dhjetori 1990 e deri me 12 shtator 1998, nuk ka nevoje tu thuhet se kush ishte Azem Hajdari. Por edhe para viteve 1990 e dine se kush ishte. E rendesishme eshte se kush e ben hero, ja heq perfundimisht vleren heroizmit. Edhe vorrezat ne Sauk, se nuk mund ti quaj vorrez te deshmoreve, jane kthyer ne vorrez publike te policeve te vrare apo te “heronjeve” sipa partive politike dhe presidentave maskarenj. Filmat qe po vazhdojme te shikojme me lotet e krimineleve, s’jane gje tjeter veçse Shqiperia eshte e pushtuar nga krimi politik, s’merr fryme dot nga padrejtesia dhe ulurimat e disa grupeve te ish partise demokratike, jane ulurima per mos ndeshkimin e krimit. Vetem sharra me korent ben zgjidhjen ne qoftese ata juriste qe kalojne vetingun nuk do bejne drejtesi.
C`jane keto “heroizma” qe kerkoni t`i vishni nje
banditi , nje krimineli , qe ben me turp Shqiperine
more , se na i shpifet ?!
Respekt zoti Cupi.Me ke ndryshuar opinionin tim nga i keq ne simpatizantin tend.Thua ca gjera kaq te verteta sa nuk na mere dot mendja.Si psh,PD e nxori nga varri Azem Hajdarin dhe e futi me thell.Kur ja do politika e nxier dhe qan me lot krokodili Azemin.(Shenimi im).Pd-ke po e perdor ne interes te saj politike,sa do qe Azemi ishte armik i Saliut dhe mytebereve te tjere.Nga njera ane i thon Rudines bij e te jatit,he mo se bija si Azemi eshte,dhe nga ana tjeter shkojne bejne homazhe.A ka turp me te madh? A nuk tregohen servila dhe hileqar?Pershendetje zoti Frrok Cupi.