Shkarkimi i Presidentit, ja si do të orientohet opinioni i Venecias

12 Shtator 2019, 20:55Politika TEMA

Opinioni i Komisionit të Venecias në lidhje me procesin e shkarkimit të kreut të shtetit, pritet të jetë një tërheqje veshi si për presidentin ashtu edhe për mazhorancën.

Kjo bëhet e ditur për A2 nga burime që ishin pjesë e takimeve që delegacioni i juristëve zhvilloi pak ditë më parë në Tiranë.

Duket se ekspertët e Venecias i vlerësojnë veprimet e presidentit Meta në tejkalim të kompetencave kushtetuese, kur ka anuluar zgjedhjet e 30 qershorit, por nga ana tjetër ata duket se kanë krijuar përshtypjen se konflikti mes Metës dhe mazhorancës është më shumë politik sesa juridik.

A2 mësoi se këtë gjë ata e kanë shprehur edhe gjatë takimeve që zhvilluan në Tiranë, duke siguruar bashkëbiseduesit se nuk do të lejojnë që mazhoranca të përfitojë politikisht nga opinioni i tyre.

Ekspertët e Venecias e kanë cilësuar një shpenzim të tepërt energjie dhe kohe ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit, pasi mendojnë se ndonëse kreu i shtetit ka tejkaluar kompetencat, ato nuk janë të tilla sa të përbëjnë “shkelje të rëndë”, përcaktim ky që sipas Kushtetutës do t’i kushtonte atij mandatin presidencial.

A2 mësoi se për të mbështetur këtë mendim, ekspertët kanë pyetur bashkëbiseduesit në Tiranë përse, për analogji, nuk u ngrit një komision hetimor kur presidenti Meta injoroi afatet kushtetuese në rastin e dekretit për ministrin Lleshaj.

Çfarë opinioni i Venecias do të synojë është që të paktën në të ardhmen të evitohet tejkalimi i kompetencave kushtetuese nga presidenti.

Gjithashtu do të shprehet nevoja që ngritja e Gjykatës Kushtetuese të jetë sa më e shpejtë, për trajtimin e këtyre konflikteve.

Sa i përket pyetjeve të shtruara nga Komisioni Parlamentar për shkarkimin e presidentit, duket se ato do të injorohen, pasi ekspertët e Venecias i kanë gjykuar disa prej tyre gati infantile.

3 komente në “Shkarkimi i Presidentit, ja si do të orientohet opinioni i Venecias”

  1. pak arësye says:

    Kjo pune nuk shkon me: ose duhet larguar ai palo president nga presidenca qe eshte bere lolo me gjithe keshilltaret e tij ose duhet te ikin dhe kerkojne azil shqiptaret e ndershem neper bote dhe ta mbajne vetem maskarenjete dhe kriminelet e hajdutet qe te vrasin, vjedhin dhe hane njeri tjetrin. Eshte kohe per permbysje; si dhe me se, kete ta zgjedhin ata qe duan te jetojne.

  2. ben says:

    Eshte mire qe ripjellja fillon e pregatit trutharet e vet
    Per deshtimin spektakolar te rradhes
    Eshte mire qe trutharet te kuptojne
    Se mbas bombes se OSBE
    Pritet bomba e Venezias
    Dhe mbas saj pritet dhe bomba e komisionit europian.
    Shkurt ripjelljes nuk I ka ngelur me asnje gur
    Prandaj dhe buburecet e PS kane filluar te levizin sipas rames, sepse e dine shume mire se varka ripjellese ka mare uje .

  3. Juri says:

    Si mund Komisioni i Venecias qe merret me zbatimin e kushteteutes kryesisht te vleresoje “tejkalimin e kompetencave kushtetuese”,mbush ai koqja qe ka shkruajtur artikullin ? Apo futja pordhes se mbase del… cna ka gjetur me keto kazanet…ncncnc

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje