Fierza nuk do prodhojë vetëm energji, tani edhe peshk në liqenin më të madh artificial në vend

13 Shtator 2019, 13:32Ekonomia TEMA

Me një vendim të veçantë të qeverisë liqeni i Fierzës në kaskadën e Drinit është shpallur hapësirë ujore me interes për peshkimin, si zonë bashkëmenaxhuese peshkimi.

Referuar pikave të këtij vendimi nënvizohet se organizata   e   menaxhimit   të   peshkimit, brenda  12  muajve,  nga  data  e  shpalljes  së  kësaj zone,  përgatit  planin  e  bashkëmenaxhimit  për liqenin  e  Fierzës,  i  cili  miratohet  me  urdhër  të ministrit përgjegjës për peshkimin.

“Veprimtaritë   dhe   investimet   që   do   të kryhen në zonën bashkëmenaxhuese të liqenit të Fierzës    duhet    të    jenë    në    përputhje    me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e mjedisit dhe për  zonat  e  mbrojtura  si  dhe  të  mbahet  në konsideratë    qëllimi    parësor    i    prodhimit    të energjisë   elektrike.

Kontrata   për   ushtrimin   e  aktivitetit   të   peshkimit,   që   do   të   lidhet   me Organizatën  e  Menaxhimit  të  Peshkimit,  dhe plani  i  bashkëmenaxhimit  të  peshkimit  për  këtë zonë   do   të   marrin   pëlqimin   paraprak   nga Korporata  Elektroenergjetike  Shqiptare  (KESH) sh.a” thuhet në vendim.

Fierza është hidrocentrali i sipërm i kaskadës së lumit Drin. Për nga fuqia e instaluar, pozicioni dhe vëllimi i rezervuarit, Fierza luan rol kyç për shfrytëzimin, rregullimin dhe sigurinë e gjithë kaskadës. Hidrocentrali i Fierzës është i tipit me digë dhe rezervuar.

Diga është me mbushje gurësh dhe bërthamë argjile. Diga është 161.5m e lartë dhe 380m e gjatë, gjerësia e digës shkon nga 576m në bazamentin e saj në 13m në kreshtën e digës.

Diga e Fierzës, kur u ndërtua, ishte e dyta e këtij lloji në Europë për nga lartësia e saj. Diga ka një volum total prej 8 milion m3.

Diga ka krijuar një rezervuar me një volum prej 2,7 miliardë m3 ujë dhe një sipërfaqe prej 72 km2, Liqenin e Fierzës, që është Liqeni artificial më i madh në vend. Vëllimi i dobishëm i rezervuarit është 2.3 miliardë m3

3 komente në “Fierza nuk do prodhojë vetëm energji, tani edhe peshk në liqenin më të madh artificial në vend”

  1. Beavo .
    Nji iniciatime ,nji ndermarje e mrekullushme .
    nji populli varfer duhet te shfrytezoje cdo mudesi jetese #
    me mbijetu .
    kudo duhet mee u shfrytezu ky shanc ne ujrat shqiptare kudo ,
    duhet te hidhet Rassat Peshku me u kultivu
    natyrishte sipas nji studimi qe mundet te gjendet leht
    ujra te ngjashme me tashme me ato toat si liqeenet edhe lumejt ka plot ne Europe
    duhet vetem Agazhim nga te gjithe
    vetem ashtu zhvillohet jeta e rritete mireqeja e popullit
    duke shfrytezuar cdo mundesi

    1. 666 says:

      iniciatime,,,,,inciatime,,,, involvou ne agravimin e performances se lukut me fal,,,, te karit. Shiqip o koqke

  2. Lenini says:

    Për korrektësi të lajmit, Fierza ka prodhuar peshk gjatë gjithë këtyre viteve. Tani kërkohet të institucionalizohet bashkëmenaxhimi i burimeve iktike mes autoriteve publike dhe përdoruesve të kësaj pasurie publike (peshkatarëve).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje