Me një vendim të veçantë të qeverisë liqeni i Fierzës në kaskadën e Drinit është shpallur hapësirë ujore me interes për peshkimin, si zonë bashkëmenaxhuese peshkimi.
Referuar pikave të këtij vendimi nënvizohet se organizata e menaxhimit të peshkimit, brenda 12 muajve, nga data e shpalljes së kësaj zone, përgatit planin e bashkëmenaxhimit për liqenin e Fierzës, i cili miratohet me urdhër të ministrit përgjegjës për peshkimin.
“Veprimtaritë dhe investimet që do të kryhen në zonën bashkëmenaxhuese të liqenit të Fierzës duhet të jenë në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e mjedisit dhe për zonat e mbrojtura si dhe të mbahet në konsideratë qëllimi parësor i prodhimit të energjisë elektrike.
Kontrata për ushtrimin e aktivitetit të peshkimit, që do të lidhet me Organizatën e Menaxhimit të Peshkimit, dhe plani i bashkëmenaxhimit të peshkimit për këtë zonë do të marrin pëlqimin paraprak nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) sh.a” thuhet në vendim.
Fierza është hidrocentrali i sipërm i kaskadës së lumit Drin. Për nga fuqia e instaluar, pozicioni dhe vëllimi i rezervuarit, Fierza luan rol kyç për shfrytëzimin, rregullimin dhe sigurinë e gjithë kaskadës. Hidrocentrali i Fierzës është i tipit me digë dhe rezervuar.
Diga është me mbushje gurësh dhe bërthamë argjile. Diga është 161.5m e lartë dhe 380m e gjatë, gjerësia e digës shkon nga 576m në bazamentin e saj në 13m në kreshtën e digës.
Diga e Fierzës, kur u ndërtua, ishte e dyta e këtij lloji në Europë për nga lartësia e saj. Diga ka një volum total prej 8 milion m3.
Diga ka krijuar një rezervuar me një volum prej 2,7 miliardë m3 ujë dhe një sipërfaqe prej 72 km2, Liqenin e Fierzës, që është Liqeni artificial më i madh në vend. Vëllimi i dobishëm i rezervuarit është 2.3 miliardë m3
Beavo .
Nji iniciatime ,nji ndermarje e mrekullushme .
nji populli varfer duhet te shfrytezoje cdo mudesi jetese #
me mbijetu .
kudo duhet mee u shfrytezu ky shanc ne ujrat shqiptare kudo ,
duhet te hidhet Rassat Peshku me u kultivu
natyrishte sipas nji studimi qe mundet te gjendet leht
ujra te ngjashme me tashme me ato toat si liqeenet edhe lumejt ka plot ne Europe
duhet vetem Agazhim nga te gjithe
vetem ashtu zhvillohet jeta e rritete mireqeja e popullit
duke shfrytezuar cdo mundesi
iniciatime,,,,,inciatime,,,, involvou ne agravimin e performances se lukut me fal,,,, te karit. Shiqip o koqke
Për korrektësi të lajmit, Fierza ka prodhuar peshk gjatë gjithë këtyre viteve. Tani kërkohet të institucionalizohet bashkëmenaxhimi i burimeve iktike mes autoriteve publike dhe përdoruesve të kësaj pasurie publike (peshkatarëve).