Pak javë para festës së Halloween, një hotel meksikan ofron mundësinë që të kaloni tri netë në një suitë të veçantë të frymëzuar nga muzeu i mostrave të regjisorit Guillermo del Toro.
Suita ndodhet në një hotel në Guadalahara, e dekoruar me gjërat më të frikshme që mund të çoni në mendje.
Dhoma do të jetë e hapur në datat 3-6 tetor dhe një natë do të kushtojë 150 dollarë. (TemA)