Punonjësi vdiq duke kryer seks, gjykata shpall kompaninë përgjegjëse

13 Shtator 2019, 10:35Lifestyle TEMA

Një kompani franceze u shpall përgjegjëse për vdekjen e një punonjësi të saj, që pësoi arrest kardiak gjatë marrëdhënieve seksuale me një të panjohur në një udhëtim pune.

Vendimi u mor nga një gjykatë në Paris, që e vlerësoi vdekjen e punonjësit të ndjerë, të quajtur Xavier X, si aksident në punë dhe se familja e tij kishte të drejtën e marrjes së kompensimit nga punëdhënësi.

Kompania vetë u mbrojt duke deklaruar se personi në fjalë nuk ishte në detyrë në momentin që shoqërohej nga e panjohura në dhomën e hotelit. Por, gjyqtari tha se sipas ligjeve franceze, punëdhënësi është përgjegjës për çdo aksident dhe të papritur që mund t’i ndodhë punëmarrësit gjatë një udhëtimi pune.

Xavier X punonte si inxhinier për kompaninë TSO, me bazë në Paris, por që operon në fushën e shërbimeve dhe riparimit të hekurudhave në një pjesë të mirë të Francës. Ai vdiq në një dhomë hoteli në Francën qendrore në vitin 2013. Për të shmangur detyrimet e kompensimit kompania e përshkroi vdekjen si pasojë e një “marrëdhënieje jashtëmartesore me një të panjohur perfekte”.

Megjithatë, autoritetet shtetërore të sigurisë në punë vendosën që vdekjen e tij ta kategorizojnë si “aksident në punë”. Kompania e sfidoi këtë vendim dhe në gjykata u mbrojt duke deklaruar se “seksi ishte normal, si ushqimi, uji, apo bërja e banjës” dhe nuk mund të përfshihej tek “aksidentet në punë”.

Por, gjykata e Parisit e rrëzoi këtë këndvështrim të kompanisë TSO dhe tha se gjatë një udhëtimi pune, punonjësi gëzon mbrojtjen e plotë sociale gjatë gjithë kohës që është në atë udhëtim, pavarësisht rrethanave dhe orareve.

4 komente në “Punonjësi vdiq duke kryer seks, gjykata shpall kompaninë përgjegjëse”

  1. 17nentori says:

    E detyroi kompanine per nje kompensim financiar te familjes por jo pergjegjese qe demek shkaktoi kompania vdekjen.

  2. Enea says:

    Duke bere seks themi ne gjuhen shqipe se duke kryer sikur nuk ka kuptim

  3. BLLOKMENI says:

    Keshille juridike:

    Nese nuk fitoni ne gjykatat shqiptare , mund te shkohet edhe ne Strasburg.

  4. aleko says:

    ceshte ky ligj skandaloz, thjesht qesharake..Edhe kete se kishim degjuar, por cfare spo ndodh ne boten e sotme/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje