Meta paralajmëron: Nëse Komisioni i Venecias konstaton se kam shkelur Kushtetutën, jap dorëheqjen

13 Shtator 2019, 22:20Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta tha se do të largohej nga posti i kreut të Shtetit nëse Komisioni i Venecias konstatonte se ai ka shkelur Kushtetutën.

Meta tha se beson se ky komision, ndërsa dënoi heshtjen e përfaqësuesve ndërkombëtar për heshtjen në lidhje me situatën që po kalon vendi.

Nëse Venecia thotë që Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën, patjetër që do ta jap dorëheqjen. 

Unë kam dhënë dorëheqjen kur kam qenë kryeministër për një gjë që nuk kishte lidhje fare me mua.

Të thotë Komisioni i Venecias që Presidenti ka shkelur Kushtetutën dhe unë të rri president? Kurrë në botë. Por kjo është qesharake, se thonë “ka çdekretuar”.

Unë kam bërë një punë normale, kam çdekretuar dekretin që kam nxjerrë vetë. Ky është një dekret ekskluziv i Presidentit

Ti kujton se po rri unë në punë. Unë e ndjej veten se jam në mision.

Siç e kanë shkelur 100 herë ata kushtetutën, unë jam i bindur se e kam respektuar Kushtetutën.

Gjithë këto PPP që po kalojnë do të marrin ndonjë gjë edhe ata për sa kohë heshtin. Unë do të vazhdoj të jem në politikë dhe të përfaqësoj njerëzit që besojnë tek unë.

Nëse shikoj që Komisioni i Venecias lobohet, do të iki përsëri.

Unë kam shprehur respekt për Komisionit të Venecias. Unë i qëndroj të gjitha deklaratave që kam thënë më përpara.

Jam i vendosur të mbrojë interesin kombëtar. Ia kam thënë Edi Ramës të parit”, theksoi Meta në Syri Tv.

12 komente në “Meta paralajmëron: Nëse Komisioni i Venecias konstaton se kam shkelur Kushtetutën, jap dorëheqjen”

  1. Kozmos says:

    PRESIDENTI NUK ESHTE FUQI ABSOLUTE , MUND TE BEJE CFARE TE DOJE ME SHTETIN DHE POPULLIN E VE NR RRESHT . KY DEKRETON DHE KY KUR I DO QEJFI CDEKRETON , PA ASNJE PERGJEGJESI , JOOOOOO NUK MUND TE JETE KUREEE E PRANUESHME . MERITON SHKARKIM TE MENJEHERSHEM . NE SHTEPI TEK MONA BEJE LIGJIN SI TA DUASH ,POR ME SHTETIN DUHET KUJDES .

  2. cris says:

    Ik more injorant se ti je turp te jesh president. Shko edukoju njehere pasta dil dhe trego perralla. Mjere ai popull cilin ka per president.

  3. ronny says:

    mashtrues ordiner je bere dhe me kater shprehje…dua integrim
    ..paqe..bashkrpunim dhe harmoni ke 30 vjete qe tund zinxhirin dhe pasurohesh dhe ben edhe gallate…por ne nje gje ke shume te drejte…..me kete lloj mileti dhe me keta politikane te cdo lloji…me ato kater fjale…ke shans tja hedhesh prape….se ka shume llum ketu dhe ti di te notosh ne llum shume mire

  4. Nivel derrash says:

    Kane rreshqit komplet, burre e gru. Nivel injorantesh , turp nuk ka me turp

  5. Pedro i ri says:

    Presidenti fshatar ka mendesine e LSI . Cdo gje paguhet prandaj edhe nderkombetaret jane te korruptuar. Tjere gje nuk arrin te reflektoje Fshatari Cepanit

  6. Roberto says:

    Jep dorheqjen qe mos dalesh akoma me legen kur te shkarkohesh keshtu qe si kopil qe je do qe ti dalesh te keqes perpara dhe pastaj do ngihen portalet ne kembe me Qim Peken ne krye dhe do na thone ne se Meta qenka burre,hahahahaha?

  7. patrioti says:

    Kete bande prisideciale do ta kishte zili dhe Bin Landeni.
    Nqs komisioni i Venecias i jep dhe 1% te drejte ketij kopuku atehere trimi do te thyej dyfekun, laraska do te keputi bishtin , vajza do te thyej shtampen dhe ne te gjithe do te kerkojme emigrim ne nje planet tjeter.

  8. E verteta says:

    Copa e vemjes po mundohet si te shitet vete se e di qe jane duke e shitur.

  9. Arseni says:

    Po jepe perpara se te fa japin lajmin se ke shkelur me te dyja kembet ore Ali baba ne burgun e recit e ke vendin atje do da ngrysesh jeten ti dhe ajo qe ke ne krah ne kete bote lahen ne tjetren merr kubaturen sipas gjatesise ke bere shume pisliqe ti dhe te tjeret si ty

  10. H says:

    Kur thotë që do mbrojë kombin, mos nënkupton gjënë e vjedhur ? Jemi të sigurtë që do përpiqesh ta mbrosh por nuk do arrish dot.

  11. Tonini says:

    Na more ne qafe,cfare do bej ky popull pa ty.!

  12. Timi says:

    Hahaha kur ben edhe hajduti moral…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje