FOTOT: Aksion për pastrimin e kryeqytetit, Veliaj: Një Tiranë evropiane, të pastër e të rregullt e kemi vetë në dorë

14 Shtator 2019, 13:27Sociale TEMA
FOTOT: Aksion për pastrimin e kryeqytetit, Veliaj: Një Tiranë

Dy ditë para fillimit të vitit të ri shkollor, në të 24 njësitë administrative të kryeqytetit është ndërmarrë një aksion pastrimi, i mbështetur nga vullnetarë dhe qytetarë të Tiranës. Aksioni filloi në orën 8 të mëngjesit dhe po vijon në të gjitha njësitë administrative.

Qytetarë si dhe punonjësit e ndërmarrjeve të pastrimit të kryeqytetit kanë filluar largimin e inerteve, por edhe të mbetjeve të tjera të ngurta si mobilie, goma, hekurishte.

Ndërkohë që Veliaj u ka bërë thirrje të gjithë banorëve të japin kontributin e tyre që Tirana të jetë gjithmonë e pastër. “Mirëmëngjesi grupi! Po ti ku do pastrosh sot? Dita e Pastrimit është një mundësi fantastike që vendin ta duam me vepra e jo veç me fjalë! Evropa mund të ketë në dorë negociatat e Tetorit, por një Tiranë evropiane të pastër e të rregullt, e kemi në dorë vetë! Forca!”, shkruan Veliaj.

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar ambienteve rreth institucioneve arsimore të cilat do të hapin dyert këtë vit për rreth 66 mijë nxënës të kryeqytetit.

Një punë të mirë kanë bërë edhe administratorët e njësive bashkiake si dhe vullnetarët  duke përmirësuar edhe jetesën e gjithë komunitetit.

3 komente në “FOTOT: Aksion për pastrimin e kryeqytetit, Veliaj: Një Tiranë evropiane, të pastër e të rregullt e kemi vetë në dorë”

  1. Drejtesi says:

    Kokrra e hipokritit, po na mbysin ndertimet dhe pallatet pa pike kriteri, ku flet per europe…

  2. Petriti says:

    Erion Veliajt:
    Konsideroje kete shenim shume seriozisht.
    Jam nje pensionist qe te kam votuar dhe qe perseri do te te votoj edhe pas 4 vjeteve sepse pas Edi Rames, je ti qe po punon mire ne kete Bashki.
    Por….sinqerisht te them se me fillimin e mandatit te dyte, ashtu si te gjith te votuarit per here te dyte, qofte majtqas apo djathtas, edhe ti po manifeston ndjenjen e vetkenaqesise, te shkujdesjes ndaj qytetareve, ndjenjen e mendjemadhesise dhe te arbitraritetit.
    Nga nje gje nuk ke ndryshuar nga mandati i pare, nga aftesia per te reklamuar e ster-reklamuar punet qe ti ben me Fondin Publik.
    Arbitraritet?
    Po.
    Ke filluar ca rruge, ke vendosur makineri te renda, e turlolloj makinerishe te tjera, ke bere disa grryerje de vetem kaq. Makinerite qendrojne si ne nje parkim, i keni rrethuar me gardhe metalike e shirita plastike sikur me qene vende ngjarje qe rrethon policia ne raste krimesh. Punime nuk behen. Trafikun e ke renduar ne shume vende si tek rruga e Elbasanit afer Ambasades Amerikane, tek rruga e Durresit tek kthesa per Spitalin Ushtarak, tek rrethi i ish Shqiponjes (qe me fodullek e keni zgjeruar sikur e keni bere per inat te qytetareve) e disa vende te tjera.
    Te gjithe jemi per riparimin e rrugeve, por mendjemadhesia ju ka cuar ne ate qe ju nuk e vrisni mendjen me per qytetarin, tek drejtuesit e mjeteve qe rrijne nga nje ore duke pritur radhen e gjate, qe po thyejne qafen sidomos motociklistet nga gropat qe jane krijuar nga grryerjet e asfaltit.
    Ti nuk e ke me vrullin e pare qe per nje ose dy dite beje nderhyrje te shpejta dhe e cliroje trafikun.
    Ke zgjedhur punime pikerisht ne pikun e ngarkeses, kur trafiku eshte renduar per shkak te ardhjes se bijve tane nga emigracioni per pushime.
    Ti ke manine te fillosh shume pune njeheresh e si perfundim shkakton vuajtje njeheresh per te gjith drejtuesit e mjeteve..
    Nuk e ke bere keshtu mandatin e pare.
    Ndoshta nuk do i vleresoni keto por ne se do vazzhdoni keshtu, ju siguroj se ky do jete fillimi i nje merzitje qe do filloje tek qytetaret ndaj jush qe do coje ne humbjen e besimit. Lere opoziten qe thot plac edhe per gjera qe ti i ke bere mire, por ka shume nga ata qe te kane dhene voten qe shprehen kunder kesaj menyre te sjelluri nga ju.
    Mendo se nuk je i pa zevendesueshem.

    1. Revizori says:

      Nderime Petrit,
      Opozita me e mire behet nga intelektualet, qofshin edhe me te njejtat bindje te majta si Kryetari i Bashkise. Por nuk e shpeton dot Erion Veliajn (pavaresisht se nuk eshte ky qellimi i komentit tend).
      Erion Veliaj i ka ato qe the ti, dhe qellimi i tij eshte marketingu. Edhe sikur ta kesh perballe ne studio televizive, nuk do pranoje asgje nga ato qe the ti, dh epastaj te perpiqet te ndryshoje. Jo. Do mundohet me 300% force te argumentoje te kunderten e asaj qe the ti, dhe do justifikoje cdo veprim, si gjoja i pashmangshem. Ose do fshihet mbrapa shprehejes se “kush punon ben edhe gabime”.
      Makiavelizmi eshte nje praktike shume e thjeshte – qellimi justifikon mjetin.
      Por nuk duhet mohuar qe Veliaj ka bere pune, dhe eshte ndihmuar edhe nga Basha ne kete drejtim, qe fjeti gjume kater vjet ne bashki, dhe tani Veliaj duket si kryebashkiaku me i mire ne bote. Natyrisht qe njerezit do thone, 100 here me mire nje kryetar si Veliaj, se sa nje gomar si Basha.
      Kjo pastaj sjell perfitime per Veliajn.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje