“Goditini, qëllojini, por mos i vrisni”, presidenti filipinas fton njerëzit të sulmojnë zyrtarët e korruptuar

14 Shtator 2019, 20:50Bota TEMA

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte ka ftuar qytetarët që të qëllojnë zyrtarët e korruptuar që mund të ndeshin në jetën e përditshme, por të mos i vrasin.

74-vjeçari tha se kushdo që shikon një zyrtar që merr ryshfet, mund ta qëllojë atë me armë, por nuk do të ndëshkohet nga autoritetet vetëm nëse zyrtari mbijeton. Nëse zyrtari vdes, do të marrë ndëshkimin e merituar.

“Nëse paguani taksa dhe zyrtari ju kërkon ryshfet, qëllojeni. Nëse keni armë, qëllojeni, por mos e vrisni sepse nëse e vrisni nuk do të faleni. Qëllojeni në këmbë dhe do të jeni në liri me kusht. Do ju mbroj unë”, tha presidenti i Filipineve.

Gjithashtu, ftoi qytetarët që të denonconin rastet e korrupsionit të zyrtarëve qeveritarë.

“Do të fus në zyrën time zyrtarin dhe ankimuesin dhe do ta lë qytetarin që ankohet që ta qëllojë me shuplakë të korruptuarin”, shtoi Duterte.

8 komente në ““Goditini, qëllojini, por mos i vrisni”, presidenti filipinas fton njerëzit të sulmojnë zyrtarët e korruptuar”

  1. Veshei says:

    Domethene, zyrtari lejohet te kryej detyren me rushvet, gjersa t’i shkoje. Dhe, po te mos i shkoje mund te mos e kryej. Pse Presidenti nuk ka nje grup militantesh te ndershem qe te kap nepunesit e korruptuar, pavaresisht veorimeve te veta direkt me te prekurit.

  2. Veshei says:

    Domethene, zyrtari lejohet te kryej detyren me rushvet, gjersa t’i shkoje. Dhe, po te mos i shkoje mund te mos e kryej. Pse Presidenti i Filipineve nuk ka nje grup militantesh te ndershem qe te kap nepunesit e korruptuar, pavaresisht veorimeve te veta direkt me te prekurit.

  3. Veshei says:

    Domethene, ne Filipine zyrtari lejohet te kryej detyren me rushvet, gjersa t’i shkoje. Dhe, po te mos i shkoje mund te mos e kryej. Pse Presidenti i Filipineve nuk ka nje grup militantesh te ndershem qe te kap nepunesit e korruptuar, pavaresisht veorimeve te veta direkt me te prekurit.

  4. Shqipo says:

    Tamam per ne Shqiperi!

  5. Baliu says:

    Kesi presidenti nevojitet edhe ne trojet shqiptare. Krimineli duhet te frigohet nga qytetari, e jo qytetari nga “zoteri” krimineli.

  6. Duhet te zbatohet ne shqiperi says:

    E forte kjo . ..
    Kjo duhet te zbatohet gjeresisht ne shqiperi, por ka nje problem teper te madh : presidenti ketu eshte simboli i hajdutllikut dhe nuk ka kush te japi nje urdher te tille

  7. POPULLI says:

    hajde ca dite ketu ne shqiperi …!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!por sbesoj se do gjesh njerez te tille nga ky popull i trembur qe ul koken …si dele !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje