Monedha virtuale e Facebook, pas Francës edhe Gjermania i thotë “JO”

14 Shtator 2019, 14:23Bota TEMA

Qeveria Gjermane është kundër dhënies së aprovimit rregullator për monedhën virtuale Libra të Facebook në Bashkimin Europian, raportoi revista Der Spiegel.

“Mbizotërimi i monedhës virtuale e cila është aktualisht e vetmja në llojin e saj në treg, do të sjellë vështirësi për konkurrentët,” ishte arsyetimi i Qeverisë Gjermane.

Ndërsa Autoritetet Franceze u shprehën se nuk mund të lejohet që Libra të operojë në Europë ndërsa vazhdojnë shqetësimet për sovranitetin, rreziqet financiare dhe rreziqet e abuzimeve.

Në një takim të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim në Paris, Ministri i Financave të Francës, Bruno le Maire tha: “Ky privatizim eventual i parave përmban rreziqe të abuzimit të pozitës mbizotëruese, rreziqe për sovranitetin dhe rreziqe për konsumatorët dhe për kompanitë . ”

Gjithashtu shtoi se: “Në këto kushte ne nuk mund të autorizojmë zhvillimin e Libras në tokën europiane.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje